By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kryeqyteti nuk do të lejojë shfrytëzimin e objekteve pa certifikatë përdorimi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kryeqyteti nuk do të lejojë shfrytëzimin e objekteve pa certifikatë përdorimi
Lajme

Kryeqyteti nuk do të lejojë shfrytëzimin e objekteve pa certifikatë përdorimi

Momenti
Published: August 4, 2026

Komuna e Prishtinës ka nisur zbatimin e rregullave ligjore të ligjit për ndërtim, që ndalojnë marrjen në shfrytëzim të objekteve banesore, afariste, industriale dhe publike para përfundimit të inspektimit final dhe pajisjes me certifikatë të përdorimit.

Kjo me qëllim të mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, si dhe për të siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi në fushën e ndërtimit.

Your browser does not support the video tag.

Drejtori i Inspektoratit të kryeqytetit, Bekim Brestovci, bëri të ditur  për KosovaPress se investitorët janë njoftuar se nga tani e tutje nuk do të lejohet shfrytëzimi i asnjë objekti pa përmbushjen e këtyre detyrimeve ligjore.

Ai tha se një gjë e tillë rrezikon edhe jetesën në atë objekt, pasi që akoma konsiderohet si vendpunishte.

“Është një detyrim ligjor si për investitorët ashtu edhe inspekcionin, ku i kemi njoftuar të gjithë investitorët, sidomos ata të cilët në objekte ndërtimore tani janë në fazat finale të ndërtimit, që nga tash e tutje nuk do lejohet marrja në përdorim të asnjë objekti, çoftë banesorë, afarist, industrial apo dhe publik, para se të bëhet inspektimi final dhe të jepet certifikata e përdorimit. Është një detyrim ligjor i cili buron nga ligji i ndërtimit. Ka ardhur koha e fundit që të vihet në zbatueshmëri, sepse kemi shumë raste, kur me dhjetëra objekte, tani janë vënë në përdorim, banohen edhe nga banorët, pa inspektim final dhe certifikatë të përdorimit, kjo përveç  që është një shkelje e rëndë ligjore, bënë edhe një pasiguri e rrezikshmëri tejet të lartë, sepse përderisa në një objekt nuk është përfunduar, ai ende akoma konsiderohet si vendpunishte”, tha Brestovci.

Ai tha se do të ketë masa sanksionuese për investitorët që nuk e respektojnë rregulloren.

Masa të tilla do të ketë edhe për banorët që hynë në vendbanim pa certifikatë të përdorimit, të cilët do largohen nga objekti me apo pa dëshirë.

Një hap tjetër, sipas Brestovcit është edhe masa që atyre që bien ndesh, u pamundësohet pajisja me leje të reja ndërtimore, deri në eliminimin e të gjitha nevojave në një objekt.

“Ne kemi filluar që nga dje, që të bëjmë njoftime edhe individuale, sidomos për ata në fazën finale. Në ditët në vijim, do fillojmë dhe do kemi edhe urdhëresë për ekzekutimin e këtij detyrimi ligjor, për investitorët dhe për të gjithë ata që do tentojnë që të bien ndesh me këtë urdhëresë, natyrisht që ligji ka parapara edhe masa sanksionuese. Përveç atyre që parashihen në ligj, që janë deri në largimin e njerëzve nga objekti dhe pajisjeve, do të shkojmë edhe një hap më tutje, të përdorim mekanizmat dhe të gjithë ata që bien ndesh, tu pamundësojmë pajisjen me leje të reja ndërtimore deri në eliminimin e të gjitha nevojave në një objekt”, tha ai.

Sipas Brestovcit, institucionet komunale fillimisht janë duke u marrë me objektet që ende nuk janë vënë në shfrytëzim, me synimin që të parandalohet përdorimi i tyre pa certifikatë.

Ai paralajmëroi se gjatë tremujorit të fundit të këtij viti pritet të finalizohet edhe databaza me të gjitha objektet e banuara në kryeqytet, të cilat nuk kanë kaluar inspektimin final apo nuk janë pajisur me certifikatë përdorimi.

Inspektorati i kryeqytetit do tu jap afat kohorë investitorëve deri në 12 muaj, për të plotësuar të gjitha kriteret teknike.

“Ne kemi filluar të merremi me objektet që ende nuk janë vënë në shfrytëzim dhe po pretendojmë që në një afat rekord kohorë, ta parandalojmë dhënien në shfrytëzim pa u pajisur me certifikatë të përdorimit. Në tre mujorin e fundit të këtij viti, ta finalizojmë data bazën me të gjitha objektet në kryeqytet të cilat janë të banuara, por që nuk kanë akoma inspektim final dhe certifikatë. Ne, do ju japim investitorëve një afat kohorë prej 12 muajve, që ata të plotësojnë të gjitha kriteret teknike”, tha ai.

Drejtori i inspektoratit u bënë thirrje edhe qytetarëve që të mos banojnë në një objekt banesorë pa certifikatë të përdorimit.


Sipas planifikimeve të Inspektoratit të Kryeqytetit, procesi për evidentimin dhe trajtimin e këtyre objekteve synohet të përfundojë në tërësi gjatë vitit 2027./KP

The post Kryeqyteti nuk do të lejojë shfrytëzimin e objekteve pa certifikatë përdorimi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta
Netanyahu: Irani u përpoq që të vriste një nga djemtë e mi
“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos
Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: Tenderi iu dha një kompanie vendore
Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë! Arrestohen 3 persona, mes tyre kreu i bandës së “Fanchos”

LEXO GJITHASHTU

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
TOP Momenti
Muzikë në të dy anët e Ibrit: Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor performon me mbështetjen e BE-së
Muzikë në të dy anët e Ibrit: Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor performon me mbështetjen e BE-së
TOP Momenti
E Majta: Vijojnë faturat paushalle për energjinë elektrike, OBRM-PDUKM premtoi fundin e këtij problemi por nuk ndërmorrën asgjë
E Majta: Vijojnë faturat paushalle për energjinë elektrike, OBRM-PDUKM premtoi fundin e këtij problemi por nuk ndërmorrën asgjë
TOP Momenti
Mbetjet mortore në Zubin-Potok, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
Mbetjet mortore në Zubin-Potok, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
TOP Momenti
Drejtori Ali “viçin e Kitkës” e huazoi nga Kalifornia
Drejtori Ali “viçin e Kitkës” e huazoi nga Kalifornia
TOP Momenti

You Might Also Like

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha
Lajme

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

August 24, 2026
Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Lajme

Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

August 24, 2026
KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme
Lajme

KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme

August 24, 2026
Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, e kurrë nuk ka qenë më i theksuar ndikimi serb në Kosovë sesa tani
Lajme

Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, e kurrë nuk ka qenë më i theksuar ndikimi serb në Kosovë sesa tani

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?