By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: CNN: S’është është hera e parë që Trump i anulon sulmet ndaj Iranit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
CNN: S’është është hera e parë që Trump i anulon sulmet ndaj Iranit
Lajme

CNN: S’është është hera e parë që Trump i anulon sulmet ndaj Iranit

Momenti
Published: August 3, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën se i anuloi sulmet e planifikuara ndaj Iranit, duke shtuar më vonë se zyrtarë nga Uashingtoni dhe Teherani do të takohen për bisedime më vonë gjatë ditës së sotme. Irani ka mohuar se është duke zhvilluar bisedime me SHBA-në.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij konflikti që Trump kërcënon me sulme dhe më pas i anulon ato, shkruan CNN.

Your browser does not support the video tag.

CNN bëri një përmbledhje të disa rasteve të mëparshme kur ka ndodhur kjo:

Më 21 mars, Trump tha se SHBA-ja do të “godiste dhe shkatërronte” centralet energjetike të Iranit nëse Teherani nuk do ta rihapte Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve. Më 23 mars, pak para se të skadonte afati i vendosur nga Trump, presidenti tha se SHBA-ja dhe Irani kishin zhvilluar “bisedime produktive” dhe se ai do ta shtynte për pesë ditë goditjen e objekteve energjetike.

Më 7 prill, Trump paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk pranonte t’i jepte fund luftës dhe ta rihapte Ngushticën e Hormuzit. Disa orë më vonë u njoftua një armëpushim dyjavor mes dy vendeve.

Më 21 prill, një ditë para se të skadonte armëpushimi, Trump tha se priste “të bombardonte” nëse negociatorët nuk arrinin një marrëveshje. Më vonë po atë ditë, ai e zgjati armëpushimin.

Më 17 maj, Trump paralajmëroi se “për Iranin, ora po ecën dhe ata duhet të lëvizin, SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre.” Të nesërmen, ai tha se do ta “pezullonte” planin për të sulmuar Iranin, duke përmendur një kërkesë nga Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 11 qershor, Trump tha se ushtria amerikane do ta godiste Iranin “SHUMË FORT SONTE”, duke shtuar se do të “merrte gjithashtu Ishullin Kharg dhe pika të tjera të infrastrukturës së naftës”. Disa orë më vonë, Trump tha se po i anulonte sulmet, sepse ishin miratuar “pikat përfundimtare” të një marrëveshjeje mes dy palëve.

Më 1 gusht, Trump tha se SHBA-ja ishte “gati dhe e përgatitur plotësisht” për ta sulmuar Iranin “me nivele terrori ushtarak, force dhe fuqie që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore”. Pavarësisht kësaj, ai tha: “Jam pajtuar, për të mirën e ardhshme të BOTËS dhe, po ashtu, për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë, ta anuloj sulmin, me kusht që të mund të arrihet shpejt një MARRËVESHJE.”

The post CNN: S’është është hera e parë që Trump i anulon sulmet ndaj Iranit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohet 36-vjeçari nga Kosova për dy sulme në Suedi
Përplasje e ashpër mes Hoxhës dhe Tahirit: “Abdixhiku t’ka thënë ia ke shtri qafën Kurtit, ti ia ke shtri dorën” – “ky o problemi yt këtu”
Pas disa ditësh rritjeje, bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër
Mbrojtja e Batonit është e pasinqertë, s’ka kurrfarë ndikimi… – Ty s’të kanë lanë as mrena, Debati Tahiri – Haxhiu për ‘grupet’ në LDK
Baton Haxhiu: Nëse ia japin LDK-së Presidentin dhe disa ministri, kemi të bëjmë me ekuilibër politik

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Gjini i përgjigjet Kurtit: Mos insisto të takohesh me mua, sepse nuk ke për çka
Lajme

Gjini i përgjigjet Kurtit: Mos insisto të takohesh me mua, sepse nuk ke për çka

August 4, 2026
Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar
Lajme

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar

August 4, 2026
Kurti për presidentin: Duhet të jetë figurë konsensuale, nuk kemi diskutuar emra me LDK-në
Lajme

Kurti për presidentin: Duhet të jetë figurë konsensuale, nuk kemi diskutuar emra me LDK-në

August 4, 2026
Abdixhiku pas takimit mbi 3 orësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi
Lajme

Abdixhiku pas takimit mbi 3 orësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi

August 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?