By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Irani var dy persona që pretendon se spiunonin për Izraelin, ndërsa vala e ekzekutimeve vazhdon
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Irani var dy persona që pretendon se spiunonin për Izraelin, ndërsa vala e ekzekutimeve vazhdon
Lajme

Irani var dy persona që pretendon se spiunonin për Izraelin, ndërsa vala e ekzekutimeve vazhdon

Momenti
Published: August 3, 2026

Irani ka ekzekutuar me varje dy burra, të cilët i akuzoi për spiunazh në favor të Izraelit, ndërsa vala e ekzekutimeve në Republikën Islamike – shpesh e bazuar në akuza të paqarta për sigurinë kombëtare – që nga fillimi i luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin nuk tregon shenja ngadalësimi.

Agjencia e lajmeve Mizan, që drejtohet nga gjyqësori iranian, tha se Omid Behzad dhe Puria Safvat u ekzekutuan në orët e para të 3 gushtit.

Your browser does not support the video tag.

Agjencia pretendoi se dy burrat i kishin “ofruar ndihmë të konsiderueshme” shërbimit izraelit të inteligjencës, Mossad, për arritjen e objektivave të tij gjatë konfliktit të qershorit 2025 – të cilin Irani e quan Lufta 12-Ditore – si dhe gjatë konfliktit në vazhdim që nisi më 28 shkurt, duke “dërguar koordinata, fotografi dhe informacione mbi objekte ushtarake dhe të sigurisë te oficerët e Mossadit dhe kanalet e komunikimit të lidhura me këtë shërbim të inteligjencës”.

Gjyqësori iranian pretendon se Organizata e Inteligjencës e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i identifikoi dy burrat duke “monitoruar sjelljen” e mediave me bazë jashtë vendit, disa kanaleve të lajmeve dhe modelin e videove që ata kishin dërguar.

Republika Islamike pretendon se “ekzaminimet teknike” të telefonit celular të Behzadit zbuluan këtë aktivitet dhe se ai e pranoi atë “gjatë hetimeve”. Megjithatë, mbetet e paqartë në çfarë kushtesh ai mund të jetë detyruar të rrëfejë. Grupet për të drejtat e njeriut prej kohësh i kanë akuzuar autoritetet iraniane se nxjerrin rrëfime të detyruara.

Mizan pretendoi se Behzad kishte “pranuar në mënyrë të qartë” se kishte përdorur “aplikacione për gjetjen e vendndodhjes, si Google Maps”, për të gjetur dhe shënuar koordinatat e lokacioneve të ndryshme.

Raporti akuzon gjithashtu Safvatin për “bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Mossadin”, pa paraqitur ndonjë provë.

Që nga fillimi i luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin më 28 shkurt, Irani ka përjetuar një rritje të numrit të ekzekutimeve të personave që grupet për të drejtat e njeriut i konsiderojnë të burgosur politikë – nga protestuesit te anëtarët e dyshuar të grupeve të ndaluara dhe personat e dënuar për spiunazh.

Disa organizata për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 50 persona të akuzuar për çështje të sigurisë dhe politike janë ekzekutuar që nga fillimi i luftës, ndërsa të tjera e vlerësojnë numrin shumë më të lartë.

Në përgjithësi, akuzat që Irani ka përdorur për ekzekutimet që nga fillimi i luftës përfshijnë: spiunazhin për shtete armiqësore, bashkëpunimin me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, moharebeh (armiqësi ndaj Zotit) dhe rebelimin e armatosur përmes anëtarësimit në organizatën opozitare në mërgim Mojahedin-e Khalq.

Në një deklaratë të 27 korrikut, ekspertët e Kombeve të Bashkuara akuzuan Republikën Islamike se po përpiqet të “mbjellë frikë në mbarë shoqërinë, të pengojë protestat e ardhshme dhe të heshtë kundërshtimin” përmes ekzekutimeve. “Megjithatë, shtypja vetëm sa krijon më shumë kundërshtim.”

Sipas të dhënave më të fundit të verifikuara, deri më tani këtë vit në Iran janë ekzekutuar 433 persona, shumë prej të cilëve ishin dënuar me vdekje në lidhje me protestat e janarit, gjatë të cilave mijëra njerëz u vranë nga forcat e sigurisë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u ndaluan.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësime për drejtësinë e procedurave gjyqësore, përfshirë pretendimet për rrëfime të detyruara dhe qasje të kufizuar në një proces të rregullt ligjor. /REL

The post Irani var dy persona që pretendon se spiunonin për Izraelin, ndërsa vala e ekzekutimeve vazhdon appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rama: Sulmet ndaj meje dhe familjes sime kanë kaluar çdo kufi, kjo nuk është më politikë
Alarm në Lihtenshtein, sulm i madh kibernetik! Hakerat depërtojnë në të dhënat financiare të 31 mijë kompanive, trusteve dhe fondacioneve
Trump: Irani ose të bëjë marrëveshje ose të dorëzohet
Mujanoviq pas zbulimit të dy varrezave masive në Zubin Potok: Regjimi i Millosheviqit la plagë të hapura, komuniteti ndërkombëtar po mbyll sytë
Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Gjakovë–Klinë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Aksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë, 7 persona janë lënduar
Lajme

Aksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë, 7 persona janë lënduar

August 3, 2026
Nënkryetarja Musmurati paralajmëron koncertet “n’Lagje” – muzika live vjen në lagjet e Prishtinës
Lajme

Nënkryetarja Musmurati paralajmëron koncertet “n’Lagje” – muzika live vjen në lagjet e Prishtinës

August 3, 2026
Piranjat: Si u tentua të shantazhohet shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes portalit tonë – oferta 100 mijë euro
Lajme

Piranjat: Si u tentua të shantazhohet shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes portalit tonë – oferta 100 mijë euro

August 3, 2026
SHBA nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për rritjen e prodhimit të raketave Patriot dhe THAAD
Lajme

SHBA nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për rritjen e prodhimit të raketave Patriot dhe THAAD

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?