By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haki Abazi: “Lule Xhelin” e takova në SHBA, nuk e dija se ishte agjent i Lëvizjes Vetëvendosje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haki Abazi: “Lule Xhelin” e takova në SHBA, nuk e dija se ishte agjent i Lëvizjes Vetëvendosje
Lajme

Haki Abazi: “Lule Xhelin” e takova në SHBA, nuk e dija se ishte agjent i Lëvizjes Vetëvendosje

Momenti
Published: August 3, 2026

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka folur për herë të parë në detaje lidhur me takimin që kishte pasur me personin e njohur në rrjetet sociale si “Lule Xheli”, emri i të cilit është bërë temë e diskutimeve publike pas nisjes së denoncimeve në Prokurorinë Speciale.

Abazi, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se takimi kishte ndodhur në vitin 2021 në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se në atë kohë nuk kishte dijeni për lidhjet që, sipas tij, personi kishte me Lëvizjen Vetëvendosje.

Your browser does not support the video tag.

“Tani, në atë kohë, do të thotë në vitin 2021 – sikurse kam realizuar dhe vazhdoj edhe sot të realizoj takime me qytetarë të të gjitha rangjeve, niveleve, profesioneve, preokupimeve, edhe me “Lule Xhelin” jam takuar realisht në Delaware, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për një bisedë e cila fillimisht është dukur miqësore e me interes të përbashkët, e më vonë është përkthyer në kornizim (framing, siç quhet në gjuhën politike e mediale), e që më vonë u kuptua që njeriu që qëndron prapa kësaj llogarie në rrjetet sociale është një njeri që është agjent i Lëvizjes Vetëvendosje dhe përdoret — si shumë të tjerë për propagandë, kornizim, denigrim, shantazhim çfarëdo që mund t’u nevojitet atyre për ta përdorur nga pozicionet e identiteteve të fshehura. Dhe ky është një prej tyre. Unë edhe dëshminë time në Prokurorinë Speciale e kam bërë pikërisht për këtë arsye jo për “Lule Xhelin” si një emër i përveçëm, por për fenomenin që është shkatërrues për personalitetet të cilat nuk mendojnë njëjtë si Kurti dhe për proceset të cilat nuk janë në besimin edhe ideologjinë e Kurtit. Do të thotë, lufta speciale e cila është bërë për gjashtë vite ndaj emrave të përveçëm dhe proceseve të rëndësishme kur flas për emra të përveçëm mendoj edhe në të brendshëm, edhe diplomatë e zyrtarë të huaj është pikërisht makineria fashiste e Kurtit për të denigruar njerëz dhe procese të cilat ai ose nuk beson, ose i konsideron si kundërshtarë”.

“Dhe unë e përgëzoj Prokurorinë Speciale për këtë nisëm, sepse efektet e para janë dhënë: shumë llogari me identitete të fshehura janë duke u mbyllur ose janë mbyllur tanimë. Dhe dalëngadalë besoj që veprimi i ligjit, në anën tjetër, krijon edhe pastërti edhe e pastron skenën e fyerjeve, sharjeve, përçarjeve, denigrimit, që është çështja thelbësore e problematikës së demokracisë dhe funksionimit tek ne sot”, deklaroi Abazi, për Ekonomia Online.

Duke folur për motivin e takimit, ai tha se ishte prezantuar si një veprimtar shqiptar në Shtetet e Bashkuara me qasje në informacione të ndjeshme dhe se vetëm gjatë bisedës kishte krijuar dyshime për natyrën e pyetjeve.

“Jo, nuk e kam ditur se ka qenë agjent i Lëvizjes. Në fakt, e gjithë biseda ka qenë si një veprimtar shqiptar në Amerikë, i cili ka punuar për institucione të ndjeshme me informacione të ndjeshme dhe se ka qasje në informacione sensitive edhe për çështjen e Ballkanit, por edhe për çështje të tjera. Dhe nuk e kam ditur se është agjent i kërkujt. Në fakt, po ta dija, nuk e di nëse do të takohesha, por edhe nëse do të takohesha do të isha realisht shumë më eksplicit. Që atëherë, për arsyen sepse janë bërë një sërë pyetjesh në mënyrën çfarë janë bërë, edhe unë kam kuptuar në ditën e takimit që ka të bëjë me pyetje provokative. Por ne si politikanë, njerëz të marrëdhënieve ndërkombëtare me përvojë të gjatë, nuk do të thotë që s’kemi takuar njerëz të tillë. Tani, çfarë bën njeriu ose si e interpreton, si i paketon përgjigjet, si mundet edhe me i falsifikuar përgjigjet për interesa të brendshme, ajo është çështje tjetër. Por ajo që është më e rëndësishmja e për mua është shumë e rëndësishme është që çfarëdo lloj dyshimi që është ngritur në veprimtarinë edhe time si politikan, por edhe si pjesëtar i kësaj shoqërie, të dekonstruktohet deri në fund. Por dalëngadalë, me durim, e vërteta del në shesh. Edhe kjo makineri e cila është makineria fashiste e Kurtit do të ekspozohet gjithandej edhe ata që janë në Norvegji duke punuar intensivisht, të fshehur prapa portaleve e identiteteve, edhe ata të cilët janë në pjesë të tjera të Evropës dalëngadalë kanë me u zbuluar për me u pa që, në fakt, Kurti është veç një siluetë e falsifikuar e cila mbrohet me sharje e fyerje të llogarive pa identitet”, u shpreh Abazi.

The post Haki Abazi: “Lule Xhelin” e takova në SHBA, nuk e dija se ishte agjent i Lëvizjes Vetëvendosje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Dogana e Kosovës sekuestron 2,559 pako barnash pa banderola RKS
Mot i keq në Itali: Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana
IKShPK: 147 raste të fruthit në Kosovë, 10 të reja vetëm gjatë javës së fundit
Nga 1 shtatori, parafillorët në Prishtinë do të kenë orar të zgjatur mësimi
Ndryshon lokacion “Pazari i Kerreve”, zhvendoset në Bërnicë të Poshtme

LEXO GJITHASHTU

Kosi flet për zgjerimin e BE-së: Mal i Zi favorit, Shqipëria ka përmbushur standardet
Kosi flet për zgjerimin e BE-së: Mal i Zi favorit, Shqipëria ka përmbushur standardet
TOP Momenti
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kreu marrëdhënie me një grua, pa dëshirë ne saj
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kreu marrëdhënie me një grua, pa dëshirë ne saj
TOP Momenti
Tahiri: Mandati i deputetit buron nga populli, askush nuk guxon të na e marrë
Tahiri: Mandati i deputetit buron nga populli, askush nuk guxon të na e marrë
TOP Momenti
Përurohet Tregu i Veturave në Bërnicë të Poshtme, Rama: Hapësirë multifunksionale
Përurohet Tregu i Veturave në Bërnicë të Poshtme, Rama: Hapësirë multifunksionale
TOP Momenti
Çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë?
Çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë?
TOP Momenti

You Might Also Like

Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar- policia jep detaje
Lajme

Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar- policia jep detaje

August 25, 2026
Rreziqet e AI, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të
Lajme

Rreziqet e AI, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të

August 25, 2026
Bien çmimet globale të naftës
Lajme

Bien çmimet globale të naftës

August 25, 2026
Policia ndalon dy gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten pjesëmarrësit
Lajme

Policia ndalon dy gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten pjesëmarrësit

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?