By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shpërthim pranë një cisternë në Ngushticën e Hormuzit, rritet alarmi për sigurinë detare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shpërthim pranë një cisternë në Ngushticën e Hormuzit, rritet alarmi për sigurinë detare
Lajme

Shpërthim pranë një cisternë në Ngushticën e Hormuzit, rritet alarmi për sigurinë detare

Momenti
Published: August 3, 2026

Një incident i ri sigurie është regjistruar në mbrëmjen e 2 gushtit në zonën e Ngushticës së Hormuzit, ku një anije cisternë raportoi një shpërthim në afërsi të saj, pa shkaktuar dëme materiale apo lëndime te ekuipazhi.

Sipas njoftimit të EOS Marine, ngjarja ndodhi në orën 20:37 UTC, rreth 20 milje detare në verilindje të Khasabit, Oman, një prej korridoreve më të rëndësishme dhe më të ndjeshme për transportin ndërkombëtar detar dhe tregtinë globale të energjisë.

Your browser does not support the video tag.

Kapiteni i cisternës raportoi se dëgjoi një shpërthim të fortë shumë pranë anijes. Megjithatë, mjeti lundrues vijoi itinerarin e tij pa probleme dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë në gjendje të mirë shëndetësore. EOS Marine e ka vlerësuar raportin me nivel të lartë besueshmërie.

Incidenti ndodh në një periudhë kur kompanitë e transportit detar dhe ofruesit e sigurisë detare po monitorojnë me kujdes zhvillimet në Lindjen e Mesme, pasi tensionet në rajon kanë rritur ndjeshëm rrezikun për anijet tregtare që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.

EOS Marine u bën thirrje të gjitha anijeve që operojnë në këtë zonë të ruajnë vigjilencë maksimale, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve detare dhe të zbatojnë me përpikëri Praktikat më të Mira të Menaxhimit (BMP).

Gjithashtu rekomandohet forcimi i mbikëqyrjes vizuale dhe elektronike, gatishmëri e shtuar e ekipeve të sigurisë së armatosur, aty ku janë të pranishme, si dhe raportimi i menjëhershëm i çdo aktiviteti të dyshimtë tek autoritetet kompetente.

The post Shpërthim pranë një cisternë në Ngushticën e Hormuzit, rritet alarmi për sigurinë detare appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës së Veriut përfundojnë në Polici, tensione rreth prishjes së disa objekteve
Dogana e Kosovës sekuestron 2,559 pako barnash pa banderola RKS
Mot i keq në Itali: Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana
IKShPK: 147 raste të fruthit në Kosovë, 10 të reja vetëm gjatë javës së fundit
Nga 1 shtatori, parafillorët në Prishtinë do të kenë orar të zgjatur mësimi

LEXO GJITHASHTU

Kosi flet për zgjerimin e BE-së: Mal i Zi favorit, Shqipëria ka përmbushur standardet
Kosi flet për zgjerimin e BE-së: Mal i Zi favorit, Shqipëria ka përmbushur standardet
TOP Momenti
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kreu marrëdhënie me një grua, pa dëshirë ne saj
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kreu marrëdhënie me një grua, pa dëshirë ne saj
TOP Momenti
Tahiri: Mandati i deputetit buron nga populli, askush nuk guxon të na e marrë
Tahiri: Mandati i deputetit buron nga populli, askush nuk guxon të na e marrë
TOP Momenti
Përurohet Tregu i Veturave në Bërnicë të Poshtme, Rama: Hapësirë multifunksionale
Përurohet Tregu i Veturave në Bërnicë të Poshtme, Rama: Hapësirë multifunksionale
TOP Momenti
Çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë?
Çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë?
TOP Momenti

You Might Also Like

Ndryshon lokacion “Pazari i Kerreve”, zhvendoset në Bërnicë të Poshtme
Lajme

Ndryshon lokacion “Pazari i Kerreve”, zhvendoset në Bërnicë të Poshtme

August 25, 2026
Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar- policia jep detaje
Lajme

Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar- policia jep detaje

August 25, 2026
Rreziqet e AI, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të
Lajme

Rreziqet e AI, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të

August 25, 2026
Bien çmimet globale të naftës
Lajme

Bien çmimet globale të naftës

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?