By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqetësimet për publikimin e të dhënave nga ARBK-ja, deklarohet MINTI
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqetësimet për publikimin e të dhënave nga ARBK-ja, deklarohet MINTI
TOP Momenti

Shqetësimet për publikimin e të dhënave nga ARBK-ja, deklarohet MINTI

Momenti
Published: July 31, 2026

Ditë më parë biznese të ndryshme kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me publikimin e të dhënave nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve.

E lidhur me këtë, sot Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka dalë me një deklaratë, ku thuhet se qëllimi i publikimit të të dhënave është të rritet transparenca dhe besueshmëria e të bërit biznes, ndërkaq thekson se ARBK i publikon vetëm ato të dhëna të cilat legjislacioni i përcakton si të dhëna publike.

Your browser does not support the video tag.

Deklarata e publikuar nga MINTI:

Lidhur me publikimin e të dhënave nga Regjistri i Bizneseve i Republikës së Kosovës

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), në kuadër të mandatit të saj ligjor dhe përgjegjësive për administrimin e Regjistrit të Bizneseve të Republikës së Kosovës, njofton qytetarët, bizneset, institucionet dhe të gjitha palët e interesuara se publikimi i të dhënave nga Regjistri i Bizneseve bëhet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Regjistri i Bizneseve është regjistër publik, i krijuar dhe i administruar për të garantuar transparencën e veprimtarisë ekonomike, sigurinë juridike në qarkullimin tregtar dhe për të mundësuar qasjen në informacionet që, sipas ligjit, kanë karakter publik.

Publikimi i të dhënave mbështetet në dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, konkretisht ne nenin 22 të këtij Ligji . Përpunimi dhe publikimi i të dhënave bëhet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke respektuar parimet e ligjshmërisë, proporcionalitetit, transparencës dhe minimizimit të të dhënave.

ARBK thekson se publikon vetëm ato të dhëna të cilat legjislacioni i përcakton si të dhëna publike. Të dhënat personale ose informacionet e tjera që nuk janë të destinuara për publikim mbrohen dhe trajtohen në përputhje me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe nuk bëhen pjesë e qasjes publike.

Qëllimi i publikimit të të dhënave është të rritet transparenca dhe besueshmëria e të bërit biznes, të lehtësohet verifikimi i statusit juridik të subjekteve afariste, të forcohet siguria juridike në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare dhe të përmbushen detyrimet ligjore të ARBK-së për administrimin e një regjistri publik të saktë, të përditësuar dhe të qasshëm.

ARBK mbetet e përkushtuar për administrimin profesional dhe transparent të Regjistrit të Bizneseve, duke siguruar balancën ndërmjet interesit publik për qasje në informata dhe mbrojtjes së të drejtave të subjekteve të regjistruara, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Agjencia fton të gjitha institucionet, bizneset dhe qytetarët që, gjatë përdorimit të të dhënave publike të Regjistrit të Bizneseve, t’i përdorin ato në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm për qëllime të ligjshme, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të personave fizikë dhe juridikë.

ARBK mbetet e përkushtuar që të zbatojë me përpikëri obligimet ligjore, të rrisë transparencën dhe llogaridhënien ndaj publikut, si dhe të garantojë që çdo proces të zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, duke respektuar në përpikëri të drejtën legjitime të qytetareve dhe obligimet ligjore institucionale për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të gjitha palët e interesuara për informacione shtesë mund të drejtojnë pyetjet e tyre në Divizionin për Komunikim Publik në MINTI. Email: zkp.minti@rks-gov.net ./Telegrafi/

You Might Also Like

Veriu nën llupën e sigurisë
Zjarr në dy fshatra të Mitrovicës, zjarrfikësit vijojnë intervenimin
Mërgimtarët nisin kthimin, mbi dy orë pritje në Merdar
Një planet si Toka, por 23 herë më masiv: shkencëtarët përballë një enigme
Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë

LEXO GJITHASHTU

Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
TOP Momenti
Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
TOP Momenti
“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë
“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë
TOP Momenti
Studimi tregon çfarë ndikon më shumë në humbjen e peshës
Studimi tregon çfarë ndikon më shumë në humbjen e peshës
TOP Momenti
Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person
Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person
TOP Momenti

You Might Also Like

Fluks i shërbimeve emergjente
TOP Momenti

Fluks i shërbimeve emergjente

August 22, 2026
Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë
TOP Momenti

Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë

August 22, 2026
Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës
TOP Momenti

Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës

August 22, 2026
Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona
TOP Momenti

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?