By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Abdixhiku takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për konstituimin e institucioneve të Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Abdixhiku takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për konstituimin e institucioneve të Kosovës
TOP Momenti

Abdixhiku takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për konstituimin e institucioneve të Kosovës

Momenti
Published: July 27, 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të reja.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se në takim ka theksuar nevojën për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve funksionale dhe ruajtjen e stabilitetit politik.

Your browser does not support the video tag.

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka deklaruar se ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së për nevojën e institucioneve funksionale dhe përgjegjësisë shtetërore ndaj qytetarëve.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe domosdoshmërinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ritheksova qëndrimin e LDK-së se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore, në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës, duke e vlerësuar partneritetin mes dy vendeve si të rëndësishëm për zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe vlerësova partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve tona, si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit demokratik dhe rrugëtimit evropian të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

You Might Also Like

Pas mbledhjes konstituive të Kryesisë, Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme
LDK cakton datën e Kuvendit – Fati politik i Abdixhikut të enjten në peshoren e LDK-së
Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen e huasë me SHBA-në për blerjet ushtarake
Objektet hotelerike në Strugë do të jenë të hapura deri në orën 2 ose 3 pas mesnatës
“375 mijë euro” – Sulmi në Ibër-Lepenc, dëshmojnë në Gjykatë inxhinieri dhe eksperti i ADN-së

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Oficeri i FSK-së përfundon kursin për operacione paqeruajtëse në Japoni
TOP Momenti

Oficeri i FSK-së përfundon kursin për operacione paqeruajtëse në Japoni

July 27, 2026
Gjykata rihap shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte: Dëshmitarja nuk dha dëshmi në Institutin për Krime Lufte
TOP Momenti

Gjykata rihap shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte: Dëshmitarja nuk dha dëshmi në Institutin për Krime Lufte

July 27, 2026
Gjyqtari i finales së Botërorit, Slavko Vincic njofton për pensionimin nga referimi
TOP Momenti

Gjyqtari i finales së Botërorit, Slavko Vincic njofton për pensionimin nga referimi

July 27, 2026
Te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë
TOP Momenti

Te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

July 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?