Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve ushtarake.
Marrëveshja është mitatuar gjatë seancës të së hënës.
Sipas marrëveshjes së huasë parashihet shuma prej 302 milionë dollarësh që do të përdoret për investime në fushën e mbrojtjes.
Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, me arsyetimin se ishte në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.
Po ashtu, pjesë e seancës përveç deputetëve të PS-së, ishin edhe tre deputetët e PSD-së.
Ndërkohë, marrëveshja në fund është votuar me 74 vota pro.

