By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “375 mijë euro” – Sulmi në Ibër-Lepenc, dëshmojnë në Gjykatë inxhinieri dhe eksperti i ADN-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“375 mijë euro” – Sulmi në Ibër-Lepenc, dëshmojnë në Gjykatë inxhinieri dhe eksperti i ADN-së
TOP Momenti

“375 mijë euro” – Sulmi në Ibër-Lepenc, dëshmojnë në Gjykatë inxhinieri dhe eksperti i ADN-së

Momenti
Published: July 27, 2026

375 mijë euro, dhe rrezik që gjysma e Kosovës të mbetet pa ujë dhe pa rrymë.

Ky është dëmi që akuzohen se e shkaktuan dy vëllezërit, Dragisha e Jovan VIqentijeviq, kur kur e kryen aktin e rëndë të shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.

I bashkakuzuar me ta, është edhe Igor Dimoviq.

Your browser does not support the video tag.

Për vlerën e lartë të dëmit, dhe rreziqet e tjera, dëshmoi sot në gjykatë Ernes Kërçeli, drejtor për Ujë dhe Gjenerim në Ibër-Lepenc.

“Kemi parë që dëmi ishte jashtëzakonisht i madh. Ne si ndërmarrje nuk jemi ballafaquar asnjëherë me aso dëmi… Kanali i Ibër Lepencit është arteria kryesoree pa të cilën nuk mund të funksionojë Kosova në konceptin energjetik ashtu edhe furnizimit me ujë. Po e them këtë se ky ujë që vjen nga Liqeni i Ujmanit dhe përfundon në pikën e fundit ku merr Kosova B ujë, është i nevojshëm për ftohjen e turbinave të termocentralit Kosova B. Me një fjalë pa ujë si Kosovë nuk mund të prodhojmë energji dhe pa energji nuk mundemi me funksionu”, ka thënë Kërçeli.

Për ta sanuar përkohësisht problemin, Kërçeli tregoi se përdorën disa gypa, për të cilët u pyet më detajisht nga kryetari i trupit gjykues.

“Sikur mos të ishin ndërmarre veprimet me gypa, çfarë dëmi do të ishte shkaktuar?”, u shpreh Ismaili.

“Demet do të kishin me qenë shumë të mëdha për qytetarët, rrymë nuk do të kishim pas, linjat telefonike nuk do t’i kishim pas, qytetarët e Prishtinës as të pjesëve të tjera që furnizohen me Termokos nuk kishin me mujt me u nxeh, spitalet në rajon të Prishtinës QKUK nuk kish me pas energji nxemje dhe furnizim me ujë që është element kryesor për higjienë dhe sanitari… Ndalja e menjëhershme e termocentralit B shkakton pasoja të mëdha në infrastrukturej tonë por edhe ne infrastrukturën e KEK-ut dëmet do të ishin milionëshe për një ditë, çdo ditë që kishim mujt me u vonu dëmet kishin shku mbi milionë”, ka thënë tutje Kërçeli.

Seanca vazhdoi me dhënien e dëshmisë së Fatmir Ademit, që është ekspert i ADN-së në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë që nga viti 2005.

Ai tha se në mostrat e kontrolluara manualisht janë gjetur shenja të ADN-së që përputhen me të akuzuarit Jovan e Dragisha Viqentijeviq.

“Në konkluzionin nr. 5 ndër dëshmitë e tjera kanë qenë edhe tri dëshmi nga vendi i ngjarjes ku janë fituar profile të përziera të ADN dhe ne këto i kemi kontrolluar ne mënyre manuale. Në dëshminë nr.4 e që është e përshkruar një fitil kabllo ndezës me gjatësi rreth 9 metra gjatë kontrollimit manual ne kemi vërejtur shenjat e personit me shifrën S1 përkatësisht Jovan Viqentijeviq… Prej 24 lekuseve të gjeneve që i kemi analizu shenjat e S1 i kemi gjetë në 20 vende”, ka theksuar Ademi.

Sipas tij, në mungesë të softuerëve të nevojshëm, mostrat i kanë dërguar në një laborator të Romës i cili ka vërtetuar gjetjet e tyre.

“Sa i përket raportit të kolegëve italian nuk ka pas kundërthënie vetëm është vërtetuar të gjeturat tona që kemi sinjalizuar hetuesin dhe Prokurorinë. Dmth edhe raporti i tyre e ka forcu edhe ka sinjalin tonë që kemi parë shenjat e personit në fjalë ata me ndihmën e softuerit dhe metodave të validuara të tyre në mënyrë shkencore e kanë bë ndërlidhjen e personit nën shifren S1 me një prej kontribuesve në miksturen prej 3 personave”, ka përfunduar Ademi.

Seanca u ndërpre, pasi trupi gjykues aprovoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, që marrja në pyetje e tij të bëhet të martën, nga ora 13:30.

Sipas aktakuzës vëllezërit Viqentijeviq më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50, kanë vendosur eksploziv ushtarak në një pjesë të kanalit të “Ibër Lepencit”, duke rrezikuar infrastrukturën kritike të Republikës së Kosovës.

source

You Might Also Like

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
Autostrada Kërçovë-Ohër me kosto rekord
Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës
Rama ndërpret marrëveshjen me BIRN për hapësirën në “Grand Hotel”, Xharra e akuzon për hakmarrje

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit, ministri Hoxha takon homologun kroat: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin
TOP Momenti

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit, ministri Hoxha takon homologun kroat: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

July 27, 2026
Mickoski: Prokuroria po bën punën e saj për të përcaktuar përgjegjësitë për ndotjen e ujit në Gostivar
TOP Momenti

Mickoski: Prokuroria po bën punën e saj për të përcaktuar përgjegjësitë për ndotjen e ujit në Gostivar

July 27, 2026
Abazi: Mirë që drejtësia ka nisur identifikimin e profileve fake, jam i gatshëm të depozitoj dëshmi
TOP Momenti

Abazi: Mirë që drejtësia ka nisur identifikimin e profileve fake, jam i gatshëm të depozitoj dëshmi

July 27, 2026
Bislimi: Në Kongresin Amerikan është paraqitur rezoluta që kundërshton mbajtjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Beograd
TOP Momenti

Bislimi: Në Kongresin Amerikan është paraqitur rezoluta që kundërshton mbajtjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Beograd

July 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?