By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Riset veror: Si t’i rregulloni shprehitë, mendimet dhe financat tuaja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Riset veror: Si t’i rregulloni shprehitë, mendimet dhe financat tuaja
TOP Momenti

Riset veror: Si t’i rregulloni shprehitë, mendimet dhe financat tuaja

Momenti
Published: July 24, 2026

Nuk është e nevojshme të prisni Vitin e Ri, të hënën e re apo fillimin e një muaji të ri për të ndryshuar diçka në përditshmërinë tuaj. Vera, me ditët e saj më të gjata, pushimet verore dhe ritmin e saj më të qetë, mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për një “reset” të shkurtër personal.

Nuk bëhet fjalë për ta ndryshuar jetën tërësisht brenda pak disa javësh. Përkundrazi, më shumë bëhet fjalë ngadalësim të ritmit, për të parë çfarë mund të ndryshoni tani dhe që t’i zbuloni shprehitë e reja që mund t’i bëni pjesë të jetës suaj të përditshme. Po ju japim disa propozime për një reset veror, të cilat besojmë se do t’ju ndihmojnë shumë.

Your browser does not support the video tag.

1. Filloni me trupin dhe krijoni shprehi më të mira

Ndonjëherë gjërat më të thjeshta janë edhe ato që i neglizhojmë të parat: gjumi i mjaftueshëm, vaktet e rregullta, më shumë ujë dhe të paktën pak aktivitet fizik gjatë ditës. Nuk ju nevojitet një plan i përsosur stërvitjeje. Një shëtitje në mbrëmje, noti ose disa ushtrime gjimnastike në mëngjes janë një fillim shumë i mirë. Qëllimi nuk është ta ktheni verën në një projekt të ri që duhet ta realizoni në mënyrë të përkryer, por të krijoni një ritëm në të cilin do të ndiheni më mirë.

2. Lërini mendimet tuaja në një pushim të shkurtër

Njoftimet, mesazhet, detyrimet e papërfunduara dhe krahasimi i vazhdueshëm me jetën e të tjerëve mund të krijojnë lodhje edhe kur fizikisht nuk jemi shumë aktivë. Caktoni një pjesë të ditës kur nuk do ta kontrolloni telefonin. Hiqni aplikacionet e panevojshme, çaktivizoni njoftimet që nuk ju shërbejnë dhe lejojini vetes të paktën një vakt në ditë pa ekran përpara, për mendime më të qeta.Ndonjëherë nuk na duhet edhe një këshillë tjetër, por pak qetësi për të dëgjuar se çfarë na nevojitet vërtet dhe që të shijojmë kohën me veten.

3. Rregulloni gjërat që vazhdimisht ju shpërqendrojnë

Kjo mund të jetë një tavolinë pune e çrregullt, një kuti e-maili e mbushur, një grumbull rrobash që nuk i vishni prej kohësh ose një listë detyrash që vazhdimisht e rishkruani. Mos u përpiqni t’i rregulloni të gjitha menjëherë. Zgjidhni një gjë çdo ditë, si një projekt të vogël që do t’ju ndihmojë të krijoni më shumë rregull në “kaosin e vogël”.

4. Organizoni financat dhe krijoni praktika më të mira

Riseti financiar fillon me një pasqyrë të thjeshtë: sa të ardhura ju vijnë çdo muaj, për çfarë shpenzoni më shumë dhe cilat shpenzime nuk ju sjellin vlerë. Ndoshta paguani një abonim që nuk e përdorni, porosisni ushqim më shpesh sesa e kuptoni ose shpenzoni shuma të vogla që në fund të muajit bëhen të konsiderueshme.

Pastaj, ndajini mjetet sipas qëllimit të tyre: para për shpenzimet e rregullta, rezervë për situata të papritura dhe kursime që nuk do t’ju nevojiten në periudhën e ardhshme. Kur çdo shumë ka qëllimin e vet, është më e lehtë të shmangen vendimet impulsive.

Nëse një pjesë e kursimeve tuaja qëndron e papërdorur, depozita me afat mund të jetë hapi i radhës praktik. Nëpërmjet faqes së internetit të ProKredit Bankës ose aplikacionit të saj në celular, mjetet mund t’i depozitoni online, pa vizituar një degë. Në suazat e ofertës aktuale promocionale, norma e interesit arrin deri në 3,55% për depozitat në denarë dhe deri në 2,65% për depozitat në euro, në varësi nga afati i depozitimit. Oferta vlen deri më 31 korrik 2026, prandaj mos humbni kohë dhe merrni një vendim të zgjuar për financat tuaja këtë verë.

Riseti i vërtetë nuk do të thotë që prej nesër gjithçka do të jetë e përkryer. Do të thotë sekeni krijuar pak më shumë hapësirë, qartësi dhe rregull në shtëpi, në mendimet tuajadhe në mënyrën se si menaxhoni kohën dhe financat tuaja.

You Might Also Like

Rama paralajmëroi rishikimin e bashkëpunimit me BIRN-in, Kallxo.com sqaron rastin “Lule Gjeli”
Zbulohet një shpellë me thellësi 70 metra në Parkun e Llogarasë
​Mbrojtja e Thaçit–Prokurorisë për rrezikun e arratisjes: Garantues vëllai i tij dhe miqtë e ngushtë
Krasniqi flet nga Haga: Pavarësisht burgut, jam i qetë sepse kam kryer detyrën ndaj atdheut
Boksieri shqiptar përballet me Anthony Joshuan, zbulohet ora dhe televizioni që e transmeton meçin që luhet në Arabinë Saudite

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023
TOP Momenti

Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023

July 25, 2026
Mark van Bommel emërohet përzgjedhës i Belgjikës
TOP Momenti

Mark van Bommel emërohet përzgjedhës i Belgjikës

July 25, 2026
Tërshëra, drithi që mbron zemrën dhe përmirëson shëndetin e zorrëve
TOP Momenti

Tërshëra, drithi që mbron zemrën dhe përmirëson shëndetin e zorrëve

July 25, 2026
Zhegrova – Fiorentina, zhvillimet e fundit janë intensive
TOP Momenti

Zhegrova – Fiorentina, zhvillimet e fundit janë intensive

July 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?