By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konflikti “Capat”–“Sekiraqët”, caktohet shqyrtimi fillestar në mungesë për dy të pandehur të cilët janë ende në arrati
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konflikti “Capat”–“Sekiraqët”, caktohet shqyrtimi fillestar në mungesë për dy të pandehur të cilët janë ende në arrati
TOP Momenti

Konflikti “Capat”–“Sekiraqët”, caktohet shqyrtimi fillestar në mungesë për dy të pandehur të cilët janë ende në arrati

Momenti
Published: July 20, 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar opinionin publik se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PKR.nr.71/2026, e cila ka për objekt shqyrtimi Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – PP.I.nr.178/2024 të datës 12.02.2026, kundër të pandehurit Endrit Llapashtica, i cili dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e Rëndë” si dhe të pandehurit Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci dyshohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Siç thuhet në njoftim sipas propozimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.

Your browser does not support the video tag.

“Për këtë arsye, përmes këtij njoftimi ju bëhet thirrje të pandehurve të lartcekur që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente”, thuhet në njoftim.

Dështon seanca në rastin “Capat”–“Sekiraqa”, në pritje të ekspertizës psikiatrike për Valdrin Ademin

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se të pandehurit dhe gjithë opinioni publik seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë Hajvali, Objekti D, salla numër 27, me datë 21.07.2026, në ora 09:00 nga Kryetarja e Trupit Gjykues, Fatime Dermaku.

“Lidhur me këtë çështje penale, Aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web – faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare. Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në muajin prill ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”, që lidhet me përplasjen e armatosur për motive hakmarrjeje ku mbeti i vrarë P.G., pasi ende nuk ka përfunduar ekspertiza psikiatrike për të akuzuarin Valdrin Ademi. /Telegrafi/

You Might Also Like

Dimitrieska-Koçoska: Rritja prej 4.3% konfirmon trendin pozitiv dhe përforcimin e ekonomisë së Maqedonisë
UNICEF: 20 milionë fëmijë përjetuan shfrytëzim ose abuzim seksual online gjatë një viti
Aksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë, makina rrokulliset në mes të rrugës [foto]
NATO riorganizon KFOR-in në Kosovë, ambasada e SHBA-së: Procesi do të bëhet në koordinim me palët
Humb jetën një 69-vjeçar nga Ethet e Nilit Perëndimor, 19 pacientë në Klinikën Infektive në Shkup

LEXO GJITHASHTU

Ushtarët italianë patrullojnë në Prizren, KFOR: Aktivitete të rregullta, mundësojnë prani të dukshme
Ushtarët italianë patrullojnë në Prizren, KFOR: Aktivitete të rregullta, mundësojnë prani të dukshme
Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person plagoset nga kushëriri i tij, autori shpallet në kërkim
Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person plagoset nga kushëriri i tij, autori shpallet në kërkim
Lajme
Kurti drejt fundit të afatit të tij për konstituim të Kuvendit – a do ta kryejë deri më 6 shtator?
Kurti drejt fundit të afatit të tij për konstituim të Kuvendit – a do ta kryejë deri më 6 shtator?
Lajme
Ekzekutohen pagat e deputetëve, Sadiku: 1,500 euro rrogë me dy seanca të çuditshme është për besë keq
Ekzekutohen pagat e deputetëve, Sadiku: 1,500 euro rrogë me dy seanca të çuditshme është për besë keq
TOP Momenti
Varrimi i Ratko Mlladiqit, Vuçiq: Presim që familja të na njoftojë çfarë dëshiron, do ofrojmë çfarëdo mbështetje…
Varrimi i Ratko Mlladiqit, Vuçiq: Presim që familja të na njoftojë çfarë dëshiron, do ofrojmë çfarëdo mbështetje…
Lajme

You Might Also Like

Oda e Mjekëve i bashkohet mbështetjes për Marshin e UÇK-së
TOP Momenti

Oda e Mjekëve i bashkohet mbështetjes për Marshin e UÇK-së

September 3, 2026
LVV-ja kritikon kushtet në shkollën “Ismail Qemali”: Fëmijët në banka, mbeturinat nëpër klasa
TOP Momenti

LVV-ja kritikon kushtet në shkollën “Ismail Qemali”: Fëmijët në banka, mbeturinat nëpër klasa

September 3, 2026
Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit
TOP Momenti

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

September 3, 2026
Fëmija që u godit me thikë në Çair është ende në gjendje kritike
TOP Momenti

Fëmija që u godit me thikë në Çair është ende në gjendje kritike

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?