By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga oborri i një xhamie në Prishtinë valëvitet flamuri amerikan, Maliqi: Faleminderit Amerikë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga oborri i një xhamie në Prishtinë valëvitet flamuri amerikan, Maliqi: Faleminderit Amerikë
TOP Momenti

Nga oborri i një xhamie në Prishtinë valëvitet flamuri amerikan, Maliqi: Faleminderit Amerikë

Momenti
Published: July 4, 2026

Nën intonimin e himnit amerikan dhe mes një ceremonie simbolike të mbushur me mesazhe mirënjohjeje, flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngrit të shtunën në shtizën e Xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi”, në Prishtinë, në shënim të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Për të katërtin vit me radhë, ky akt u organizua si shprehje falënderimi për mbështetjen historike amerikane ndaj Kosovës, raporton KosovaPress.

Ceremonia nisi me intonimin e himnit amerikan, ndërsa më pas flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngrit nga imami i Xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi”, Labinot Maliqi. Ai tha se ngritja e flamurit amerikan në oborrin e xhamisë tashmë është bërë një traditë, e cila shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Your browser does not support the video tag.

“Sot është një ditë e veçantë. Për të katërtën vit radhazi, në oborrin e kësaj xhamie po ngremë flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtizë për të shënuar Ditën e Pavarësisë së saj. Ky nuk është thjesht një akt ceremonial, është një gjest protokollar, është një shprehje e sinqertë mirënjohjeje. Sot Amerika kremton 250-vjetorin e pavarësisë. Një jubile historik që na kujton lindjen e një shteti të ndërtuar mbi një parim të madh: se njeriu ka dinjitet, se liria është e shenjtë dhe se të drejtat themelore nuk burojnë nga pushteti i njerëzve, por ato burojnë nga Krijuesi i Madhërishëm”, tha Maliqi.

Ai theksoi se një nga shtyllat kryesore mbi të cilat u ndërtuan Shtetet e Bashkuara është liria e besimit dhe e ndërgjegjes, duke shtuar se populli i Kosovës e kupton më së miri vlerën e lirisë dhe të një aleati të sinqertë.

Your browser does not support the video tag.

“Një nga vlerat më të çmuara mbi të cilat u ndërtua Amerika është liria e fesë dhe e ndërgjegjes. Themeluesit e saj e kuptuan se besimi nuk mund të imponohet me forcë dhe se njeriu duhet të jetë i lirë ta kërkojë të vërtetën me bindje, me arsye dhe me ndërgjegje. Si popull që kemi përjetuar luftën, padrejtësinë dhe mungesën e lirisë, ne e dimë më mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe sa shumë vlen një mik i vërtetë në ditët më të vështira”, u shpreh ai.

Në fund të ceremonisë, Maliqi tha se ngritja e flamurit amerikan në shtizën e xhamisë është dëshmi e mirënjohjes së Kosovës ndaj SHBA-së, duke e cilësuar falënderimin si një vlerë që buron edhe nga mësimet fetare.

“Feja jonë na mëson se mirënjohja është virtyt shumë i madh. Profeti Muhamed, lavdatat dhe bekimet e Zotit qofshin për të, na ka lënë një mësim të përjetshëm, i cili thotë: “Kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e ka falënderuar Zotin.” Sot, përmes kësaj ceremonie modeste, por me domethënie shumë të madhe, ne e vëmë në jetë pikërisht këtë mësim. Ne falënderojmë një mik të madh, duke mos harruar se burimi i çdo mirësie është prej Zotit të madhëruar dhe se Atij i takon falënderimi më i lartë. Prandaj sot, nga oborri i kësaj xhamie në Prishtinë, themi me respekt, me zemër dhe me mirënjohje: Faleminderit, Amerikë! Faleminderit për miqësinë e qëndrueshme! Faleminderit për mbështetjen e palëkundur! Faleminderit për kontributin historik në lirinë, paqen dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës!”, deklaroi Maliqi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

You Might Also Like

Krah një flamingoje, Rama i përgjigjet ndjekësve për urimet e ditëlindjes me foton me AI
Sunny Hill Festival – kur muzika bëhet diplomaci kulturore dhe urë mes Kosovës e diasporës
Dy raste të etheve të Nilit Perëndimor në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup
Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj
Kultivuan mbi 1.7 ton kanabis në 4 sera në Berat – dënohen 17-të të pandehurit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë
TOP Momenti

Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

July 4, 2026
Humb jetën 28-vjeçari në aksident pranë Kratovës, automjeti u përplas me mur betoni
TOP Momenti

Humb jetën 28-vjeçari në aksident pranë Kratovës, automjeti u përplas me mur betoni

July 4, 2026
​Kush qëndron pas projektit për Sazanin dhe Nartën? Flet eurodeputetja Ilaria Salis
TOP Momenti

​Kush qëndron pas projektit për Sazanin dhe Nartën? Flet eurodeputetja Ilaria Salis

July 4, 2026
Kalaja e Gjirokastrës thyen rekordin, 100 mijë vizitorë në gjashtë muaj, mbetet më e vizituara
TOP Momenti

Kalaja e Gjirokastrës thyen rekordin, 100 mijë vizitorë në gjashtë muaj, mbetet më e vizituara

July 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?