By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Berat Luzha rrëfen arrestimin në vitin 1981: Më rrahën shumë, 10 ditë nuk e dija ku ndodhesha
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Berat Luzha rrëfen arrestimin në vitin 1981: Më rrahën shumë, 10 ditë nuk e dija ku ndodhesha
Lajme

Berat Luzha rrëfen arrestimin në vitin 1981: Më rrahën shumë, 10 ditë nuk e dija ku ndodhesha

Momenti
Published: August 31, 2026



Në episodin e dytë të intervistës së zhvilluar më 20 korrik 2026, veprimtari politik Berat Luzha ka rrëfyer detaje nga arrestimi i tij në vitin 1981, marrja në pyetje nën tortura dhe roli i grupeve ilegale në demonstratat e vitit 1981 në Kosovë.

Luzha tregoi se ishte arrestuar në Prishtinë nga një grup i policisë speciale që kishte ardhur nga Beogradi. Sipas tij, gjatë arrestimit i ishte gjetur një revole dhe ishte rrahur rëndë.

Your browser does not support the video tag.

“Unë jam arrestuar këtu në Prishtinë nga një grup i policëve specialë që kishin ardhur nga Beogradi. Jam arrestuar në rrugë, më është zënë një revole me vete dhe aty më kanë rrahur shumë dhe më kanë dërguar në Sekretariatin e Punëve të Brendshme. 10 ditë nuk kam ditur pastaj se ku ndodhem”, rrëfeu Luzha.

Ai tha se për vendndodhjen e tij nuk kishte informacione as familja, ndërsa sipas tij, edhe UDB-ja nuk kishte njoftuar për vendin ku mbahej.

“As familja, madje as vetë UDB-ja nuk e ka ditur, për shkak se familja është interesuar në Kaçanik, në Ferizaj, por edhe në Prishtinë kanë pyetur dhe nuk kanë ditur”, tha ai.

Luzha tregoi se pas 10 ditësh në burg kishin ardhur tre pjesëtarë të UDB-së nga Kaçaniku dhe Ferizaj, të cilët gjatë marrjes në pyetje i kishin thënë se e kishin kërkuar në vende të ndryshme.

“Fjalën e parë, kur më kanë marrë në pyetje, ka qenë: ‘Të kemi kërkuar prej qielli, të gjetëm këtu në burg’”, tha Luzha.

Duke folur për mënyrën e marrjes në pyetje, ai konfirmoi se ishte përballur me tortura.

“Po, ka qenë nën tortura”, deklaroi ai.

Sipas Luzhës, autoritetet jugosllave synonin të zbulonin nëse ai ishte pjesë e ndonjë grupi të organizuar ilegal dhe nëse kishte rol në demonstratat e vitit 1981.

“Ata kërkonin që unë jam i organizuar, unë kam grupin e fshehtë dhe duhet ta tregojë. Në fakt, unë u mbrojsha që nuk kam grup, nuk kam asgjë, kam qëlluar në rrugë si kalimtar, kam pasur një revole me vete për sigurinë personale dhe asgjë tjetër”, rrëfeu ai.

Luzha tha se pas ekspertizës së revoles, autoritetet konstatuan se ajo nuk ishte përdorur gjatë ditës së demonstratave. Për këtë arsye, sipas tij, akuza fillestare u ndryshua dhe ai përfundimisht u dënua me dy muaj për armëmbajtje pa leje.

“Kur kanë bërë ekspertizën e revoles, kanë parë që nuk e kam përdorur gjatë ditës dhe akuzën që ma kishin vendosur për vrasje, e shndërruan në akuzë për grupin që bënin vepra penale. Në fund më llogaritën dy muaj për armëmbajtje pa leje dhe më liruan”, tha ai.

Luzha: Demonstratat e vitit 1981 kishin rol historik

Luzha foli edhe për rolin e tij dhe të grupeve ilegale në demonstratat e vitit 1981. Ai tha se kishin rol në organizim, por nuk ishin organizatorët e vetëm.

“Rol kishim. Ju e dini që Hydajeti ka folur në demonstrata më 1 prill, por nuk kemi qenë, si të themi, organizatorët. Organizatorët kanë qenë të gjitha grupet ilegale. Kanë qenë studentët, punëtorët dhe të gjithë”, u shpreh ai.

Ai kundërshtoi kategorikisht pretendimet se demonstratat e vitit 1981 ishin një gabim.

“Ajo nuk mund të themi që ka qenë e gabuar. Kush e thotë atë ka qëndrim negativ ose keqdashës për ato demonstrata”, tha Luzha.

Sipas tij, demonstratat e vitit 1981 kanë pasur rëndësi të jashtëzakonshme historike për Kosovën.

“Ato demonstrata kanë pasur një rol historik. Mendoj që historia më e re e Kosovës nuk mund të zhvillohet, nuk mund të shpjegohet pa ato demonstrata që ishin masive, që në një mënyrë filluan ta shembin atë farë katrahure që ishte Jugosllavia e Titos”, deklaroi Luzha.

Luzha hodhi poshtë edhe pretendimet se demonstratat ishin organizuar nga UDB-ja, Shqipëria apo Rusia.

“Sigurisht që ato ishin të bëra nga populli, nga studentët të filluara dhe të përfunduara nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Nuk mundet në asnjë mënyrë të themi se kanë qenë të organizuara nga UDB-ja, apo nga Shqipëria, apo nga Rusia. Këto janë shpjegime keqdashëse që mundohen të përmbysin vlerën apo rolin e tyre historik”, përfundoi ai.

 

 

source

You Might Also Like

Raportohet për një aksident me disa të lënduar në Piranë të Prizrenit
Gjendet e vdekur në banesë ish-e dashura e McGonigal
PDK-ja paralajmëron ankesë në Kushtetuese, thotë se Haxhiu s’ia dekretoi dy anëtarë në KQZ
Gjykata e Lartë e SHBA-së jep dritën jeshile për vijimin e ndërtimit të sallës së re të pritjeve në Shtëpinë e Bardhë
27 vjet pritje për 1.564 të zhdukurit, në Gjenevë kërkohet hapja e arkivave të Serbisë

LEXO GJITHASHTU

Mushkolaj: Sejdiu mund të bëhet president, veç duhet t’i ketë votat
Mushkolaj: Sejdiu mund të bëhet president, veç duhet t’i ketë votat
Lajme
Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin
Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin
Lajme
Luzha: Kam qëndruar 9 vjet në burg, kur u lirova Kosova kishte ndryshuar krejt
Luzha: Kam qëndruar 9 vjet në burg, kur u lirova Kosova kishte ndryshuar krejt
Lajme
Kongresmeni amerikan Joe Wilson kritikon Serbinë për nderimet e planifikuara shtetërore për Mlladiçin: Është si Gjermania ta nderonte Hitlerin
Kongresmeni amerikan Joe Wilson kritikon Serbinë për nderimet e planifikuara shtetërore për Mlladiçin: Është si Gjermania ta nderonte Hitlerin
Lajme
Sadiku: Varet prej partisë, Bekimi është kandidat që i plotëson të gjitha kushtet
Sadiku: Varet prej partisë, Bekimi është kandidat që i plotëson të gjitha kushtet
Lajme

You Might Also Like

Lladrovci: Arian Tahiri megjithëse i vetmuar, është në nivel të detyrës
Lajme

Lladrovci: Arian Tahiri megjithëse i vetmuar, është në nivel të detyrës

August 31, 2026
“Ora e Pritjes” nis edhe në Malishevë, ora e lirisë për çlirimtarët
Lajme

“Ora e Pritjes” nis edhe në Malishevë, ora e lirisë për çlirimtarët

August 31, 2026
Moti mund nesër, në disa zona pritet të ketë reshje shiu
Lajme

Moti mund nesër, në disa zona pritet të ketë reshje shiu

August 31, 2026
Shqiptarët, ndër komunitetet me banesat më të vogla në Zvicër
Lajme

Shqiptarët, ndër komunitetet me banesat më të vogla në Zvicër

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?