By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore
TOP Momenti

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Momenti
Published: July 2, 2026

Pas një muaji mjalti luksoz në Itali, Dua Lipa i është rikthyer punës, duke u fotografuar teksa hynte në një studio muzikore në New York.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, 30 vjeçe, u shfaq e veshur tërësisht me të bardha, duke ruajtur atmosferën e dasmës së saj, ndërsa pamjen e kompletoi me një çantë gri të markës Chloé, me vlerë rreth 2,000 paund (2,331 euro), shkruan DailyMail.

Rikthimi në studio vjen vetëm pak ditë pasi artistja dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, përfunduan muajin e mjaltit në Itali.

Your browser does not support the video tag.

Çifti kurorëzoi dashurinë muajin e kaluar në një ceremoni madhështore në Sicili, ndërsa më pas udhëtoi përgjatë Bregut Amalfi, vizitoi Romën dhe kaloi disa ditë në disa prej destinacioneve më luksoze të vendit.

Gjatë udhëtimit, ata morën pjesë në kurse për përgatitjen e makaronave, shijuan picat tradicionale italiane dhe degustuan verë të kuqe. Vetë Dua e përshkroi këtë periudhë si “parajsë mbi tokë”.

Your browser does not support the video tag.

Ata qëndruan në hotelin luksoz La Posta Vecchia, pranë Romës, ku zgjodhën suitën prestigjioze Getty Suite me pamje nga Deti Tirren.

Më pas vizituan edhe Il Pellicano në Toskanë, si dhe ndaluan në Napoli e Taormina, ku qëndruan në hotelin e famshëm San Domenico Palace, i njohur nga seriali “The White Lotus 2”.

Festimet e dasmës nisën tri ditë pasi çifti u martua zyrtarisht në Marylebone Town Hall në Londër.

Më pas ata organizuan një festë treditore në vilën historike Villa Valguarnera, pranë Palermos, ku u zhvillua edhe ceremonia simbolike e bekimit.

Historia e dashurisë së tyre nisi në janar të vitit 2024, gjatë një feste në Los Angeles, kur zbuluan se po lexonin të njëjtin roman, “Trust” të autorit Hernan Diaz.

Në mesin e të ftuarve në dasmë ishin emra të njohur si Elton John, i cili interpretoi hitin “Your Song”, Charli XCX dhe Donatella Versace.

Për ceremoninë, Dua veshi një fustan ekskluziv haute couture të Chanel, të krijuar nga Matthieu Blazy.

Fustani ishte zbukuruar me mijëra rruaza argjendi dhe të bardha, ndërsa bishti spektakolar përmbante rreth 25 mijë pupla. Artistja mbante edhe një aksesor me pupla të lidhur me vellon, për realizimin e së cilës u deshën mbi 3,200 orë punë.

Nga ana tjetër, Callum Turner u paraqit me një kostum të personalizuar Louis Vuitton.

Një natë para ceremonisë kryesore, çifti organizoi një koktej në Galleria Moderna, ku Dua shkëlqeu me një fustan të krijuar posaçërisht për të nga Bottega Veneta.

Artistja u shoqërua drejt altarit nga babai dhe njëherazi menaxheri i saj, Dukagjin Lipa, ndërsa nëna e Callum, Rose Turner, pati gjithashtu një rol të veçantë në ceremoni.

Sipas burimeve pranë çiftit, Dua dhe Callum po mendojnë seriozisht të krijojnë familje në të ardhmen e afërt.

“Ata janë shumë të dashuruar, duan të jenë bashkë përgjithmonë dhe shpresojnë të bëhen prindër jo shumë larg në kohë. Të dy janë njerëz shumë familjarë dhe janë të emocionuar për këtë kapitull të ri”-ka deklaruar një burim për Daily Mail.

Ndërkohë, çifti pritet të kalojë rreth shtatë muaj në Shtetet e Bashkuara për shkak të angazhimeve të reja filmike të Callum Turner.

Aktori fillimisht do të xhirojë ribërjen e filmit horror “Possession”, ku do të luajë përkrah Margaret Qualley, ndërsa më pas do të jetë pjesë e filmit “The Comebacker”, ku Tom Hanks do të interpretojë trajnerin e tij.

Duke folur për jetën e tyre së bashku, Callum pranoi se puna i detyron të udhëtojnë vazhdimisht, por theksoi se prioriteti i tyre mbetet të kalojnë sa më shumë kohë pranë njëri-tjetrit.

“Kur jemi në Londër, është shumë e rëndësishme të jemi pranë miqve tanë. Por mbi të gjitha, sigurohemi që të jemi bashkë sa më shumë që të jetë e mundur” -është shprehur aktori.

source

You Might Also Like

Haxhiu: Republika e sotme e nderon 2 korrikun kur e mbron sovranitetin e saj në çdo cep
106 gjoba dhe 74 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj gjatë aksionit të policisë
VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, RMV e para në rajon me teknologjinë më të avancuar
Një muaj paraburgim për të dyshuarin dhe babanë e tij për vrasjen e imamit në Dragash
Pensionohet sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Ahmet ef. Sadriu

You Might Also Like

Filipçe nominoi Gerasimovskin për nënkryetar të LSDM-së
TOP Momenti

Filipçe nominoi Gerasimovskin për nënkryetar të LSDM-së

July 2, 2026
Grenell: Thaçi është i pafajshëm, ç’po i pengon gjyqtarët të marrin vendim pas gjithë 6 vjetësh?
TOP Momenti

Grenell: Thaçi është i pafajshëm, ç’po i pengon gjyqtarët të marrin vendim pas gjithë 6 vjetësh?

July 2, 2026
Forcat izraelite kontrollojnë shtëpi dhe shembin ndërtesa në Bregun Perëndimor
TOP Momenti

Forcat izraelite kontrollojnë shtëpi dhe shembin ndërtesa në Bregun Perëndimor

July 2, 2026
Tensione para Parlamentit, qëllohet drejt deputetëve, shoqërohen 5 persona, policia përdor spraj djegës
TOP Momenti

Tensione para Parlamentit, qëllohet drejt deputetëve, shoqërohen 5 persona, policia përdor spraj djegës

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?