By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dorëheqja e një kryeministri britanik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dorëheqja e një kryeministri britanik
TOP Momenti

Dorëheqja e një kryeministri britanik

Momenti
Published: June 24, 2026

Rudolf Marku

Me shprehinë për të ndjekur lajmet, shoh se të gjithë kanalet televizive më të njohura të Britanisë së Madhe japin pak a shumë këtë pamje: kryeministri i vendit, Keir Starmer, përpara shtëpisë kryeministrore të Anglisë, jep një deklaratë të pritur prej disa ditësh – deklaratën e dorëheqjes nga posti më i lartë i qeverisë. Bashkëshortja e tij qëndron pranë kryeministrit. Të dy bashkëshortët duket se janë, po t’i besojmë një gazetareje të BBC-së, “shumë të emocionuar”. Paralelisht me këtë pamje, në gjysmën tjetër të ekranit shfaqet stacioni më i madh hekurudhor i Londrës, “Victoria Station”, me pamjen e rrëmujshme të qindra pasagjerëve që nxitojnë të kapin trenat. Kamera përqendrohet te një pasagjer rreth të pesëdhjetave, me pantallona xhins, T-shirt në ngjyrë të errët, me syze optike, që ka veshur atlete dhe që tërheq një valixhe të vogël me rrota. Ka udhëtuar me trenin e Mançesterit dhe shoqërohet nga katër a pesë njerëz të afërm … Një njeri nga turma përballë duket se e njeh dhe e pyet: “Do bësh garë apo do të kurorëzohesh”? … Pasagjeri i sapozbritur, si i zënë në faj, përgjigjet: “Më fal, se nxitoj” …

Your browser does not support the video tag.

Pasagjeri i ardhur nga Mançester është kryetari i Bashkisë së qytetit metropolitan të Mançesterit. Quhet Andy Burnham dhe ka ardhur në Londër që të marrë postin vakant të Kryeministrit të Anglisë.

Keir Starmer u zgjodh kryeministër veç dy vite më parë dhe konsiderohet si kryeministri më afatshkurtër në pushtet nga të gjithë kryeministrat laburistë. Erdhi në pushtet me një shumicë të paparashikuar votash, në një kohë kur shumë analistë dhe simpatizantë mendonin se Partia Laburiste është një parti politike e pashpresë, që i përket veç të kaluarës … Njerëzit kishin shpresa të mëdha te Starmeri. Por, mjaftoi një vit i vetëm në pushtet, që Keir Starmeri, i brohoritur si shpëtimtar, të konsiderohet si udhëheqësi më antipatik i të gjitha kohërave: gënjeshtar (mbahet mend kur dikush tha, po qe se Keir Starmer do punonte si “Weather man”, njeriu që jep parashikimin e motit në TV, dhe do thoshte se nesër do mbajë kohë me diell, njerëzit të nesërmen do të dilnin jashtë në rrugë me çadra); udhëheqës i politikave double tier (një standard pak a shumë si të thuash standard i dyfishtë); udhëheqës i dobët (weak) sidomos në politikën ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha, një njeri, i cili sipas disa analistëve politikë, kishte një instinkt urrejtjeje për njerëzit e vendit të vet … Të tjerët e përkthenin këtë instinkt të dukshëm të tij si një manovër të kalkuluar mirë dhe me ligësi për të bërë për vete pjesën tjetër të popullsisë si votuesit e vet të ardhshëm, një lloj ryshfeti politik (political bribe) … Por, ajo që e dëmtoi më shumë reputacionin e kryeministrit anglez ishte paqëndrueshmëria, kthesat 90-gradëshe të tij herë me Izraelin e herë me Palestinën, herë me Trumpin e herë kundër Trumpit, herë me Djallin e herë me Zotin …

Por, le të kthehem përsëri te tabloja e parë – një kryeministër që del për të shpallur dorëheqjen e vet dhe një tjetër i cili vjen me trenin e pasagjerëve që të marrë çelësat e zyrës së postit më të lartë qeveritar të vendit … Pa asnjë dramë. Pa asnjë fanfare … Si mund të ndodhë kjo?

Në vendet si Anglia, posti i kryeministrit konsiderohet si një post i cili jepet/merret me qira (your community/ your people/your voters is hiring you).

E përkthyer thjesht: Një komunitet/popull/votuesit kanë nevojë për kryeministër, që ai/ajo t’u shërbejë atyre. Lind nevoja për të marrë me qira njeriun e duhur, po ashtu siç merret me qira një biçikletë a një traktor. Komuniteti që e merr me qira kryeministrin i delegon atij një pushtet që të tjerët nuk e kanë, me qëllim që përmes këtij pushteti kryeministri t’i shërbejë këtij komuniteti, me marrëveshjen që në çastin kur ky kryeministër nuk do t’i shërbejë qëllimit për të cilin ai është marrë me qira, marrëveshja prishet dhe komuniteti merr me qira një tjetër.

Por, në vendet me mungesën e traditës së shtetit, siç janë p.sh., vendet ballkanike, kryeministri i marrë me qira, në momentin kur vjen në pushtet, gjëja e parë që ai bën është të marrë ai vetë me qira komunitetin, popullin dhe vendin e vet, për qëllimet e veta private. A mund të përfytyrohet në vendin tonë një dorëheqje vullnetare nga posti i kryeministrit? Nuk e kam fjalën për kryeministrin aktual të Shqipërisë, se sa për të gjithë kryeministrat e shkuar të Shqipërisë dhe kam frikë, dhe për ata që do të vijnë në të ardhmen.

Më vijnë ndërmend fjalët e një ish-kryeministri jetëshkurtër shqiptar, të quajtur Imzot Fan Noli, i cili pat shkruar rreth kësaj teme: Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoj gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin.

You Might Also Like

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për interkonektor të gazit
Ministria ndryshoi çmimet, “Dukagjini” do t’ua kthejë diferencën prindërve që blenë tekstet më shtrenjtë
E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmët e ngjarjes
Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë: Përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë
ASHMAA reagon ndaj AMM-së dhe RTM-së: Nëse kanë prova për veprime të paligjshme programore, le t’i paraqesin tek institucionet kompetente

LEXO GJITHASHTU

Grupi Parlamentar i Aleancës thërret konferencë për nesër nga ora 10:00
Grupi Parlamentar i Aleancës thërret konferencë për nesër nga ora 10:00
Lajme
Sulm kibernetik ndaj tre aeroporteve në Britani, hakerët vjedhin të dhënat e 8.7 milionë klientëve
Sulm kibernetik ndaj tre aeroporteve në Britani, hakerët vjedhin të dhënat e 8.7 milionë klientëve
Lajme
Komandanti i MSU’së së KFOR’it  viziton personelin që operon në Mitrovicë, përfshirë pjesëtarët e pozicionuar në Urën e Ibrit
Komandanti i MSU’së së KFOR’it  viziton personelin që operon në Mitrovicë, përfshirë pjesëtarët e pozicionuar në Urën e Ibrit
Lajme
Gashi: Nasimi ka nevojë me u qetësu pak, mllefi i tij është se i ka humbë zgjedhjet nga Gucati
Gashi: Nasimi ka nevojë me u qetësu pak, mllefi i tij është se i ka humbë zgjedhjet nga Gucati
Lajme
“Nëse ka argumente, t’i dërgojë në organe të drejtësisë”, ish-sekretari i veteranëve i përgjigjet akuzave të Nasim Haradinajt
“Nëse ka argumente, t’i dërgojë në organe të drejtësisë”, ish-sekretari i veteranëve i përgjigjet akuzave të Nasim Haradinajt
Lajme

You Might Also Like

Aksident i rëndë mes tre veturash në Kijevë të Malishevës – lëndohen shtatë persona
TOP Momenti

Aksident i rëndë mes tre veturash në Kijevë të Malishevës – lëndohen shtatë persona

August 27, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës kritikon Kurtin dhe Abdixhikun: Nga “kështjella” e Rugovës, Presidencën e kthyen në zyrë ofiqarie
TOP Momenti

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës kritikon Kurtin dhe Abdixhikun: Nga “kështjella” e Rugovës, Presidencën e kthyen në zyrë ofiqarie

August 27, 2026
Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona
TOP Momenti

Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona

August 27, 2026
LSM kërkon pagë minimale 600 euro, Durmishi: Ta diskutojmë në Këshillin Ekonomik-Social
TOP Momenti

LSM kërkon pagë minimale 600 euro, Durmishi: Ta diskutojmë në Këshillin Ekonomik-Social

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?