By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama dhe Mihali përplasen sërish me akuza të ashpra publike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama dhe Mihali përplasen sërish me akuza të ashpra publike
TOP Momenti

Rama dhe Mihali përplasen sërish me akuza të ashpra publike

Momenti
Published: June 18, 2026

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish ndaj zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke e akuzuar për ndërhyrje në procese shtetërore dhe përfshirje në çështje që, sipas tij, lidhen me hetime të ndryshme institucionale.

Në një reagim publik, Rama ka ngritur një sërë pyetjesh ndaj Mihalit, duke pretenduar se ajo, ndonëse pa funksion shtetëror zyrtar, ka pasur komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut për çështje operative dhe vendimmarrje.

Your browser does not support the video tag.

“Tregoju popullit të Kosovës: si një person pa funksion shtetëror, pse ke komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut për çështje operative e vendimmarrje?”, ka deklaruar Rama.

Ai ka përmendur gjithashtu pretendime për përfshirje të emrit të saj në hetime që lidhen me rastin e rezervave shtetërore dhe çështje të tjera të menaxhimit të energjisë.

Your browser does not support the video tag.

“Pse emri yt përmendet në hetimet me rastin e rezervave shtetërore? Keni vjedhur në grurë edhe në vaj. Imagjino!”, ka thënë ai, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta.

Rama ka shtuar se Mihali duhet të japë përgjigje për, siç i cilëson ai, “skandalin me energji” dhe çështje që lidhen me biznesmenin Martin Berishaj dhe kompaninë GEN.

“Pse je ftuar në prokurori për skandalin me energji të Martin Berishaj/GEN?”, ka pyetur Rama në reagimin e tij.

Në fund të deklaratës së tij, kryetari i Prishtinës ka akuzuar Mihalin për përçarje politike dhe, sipas tij, agjendë destruktive ndaj institucioneve.

Ai ka komentuar gjithashtu edhe çështjen e transportit publik në Prishtinë, duke ironizuar me projektin e tramvajit dhe mënyrën e implementimit të tij.

You Might Also Like

Gërvalla: Sexual violence during the war was used as a weapon of war, justice remains an obligation of institutions
Macedonian at NATO headquarters: Kosovo supports allies in support of Ukraine and global security
A government with minorities is considered a challenge in itself, the “bargain” for ministries may increase
Përplasja në Kuvendin e Shqipërisë, Rama reagon ndaj Shehajt dhe Kaprit
Qeveria me minoritete konsiderohet sfidë në vete, mund të rritet “pazari” për ministri

You Might Also Like

Një histori nga Drenica e vitit 1919: Si e shpëtoi Mehmet Gjeli luftëtarin Lutë Gllanasella nga xhandarmëria serbe
TOP Momenti

Një histori nga Drenica e vitit 1919: Si e shpëtoi Mehmet Gjeli luftëtarin Lutë Gllanasella nga xhandarmëria serbe

June 18, 2026
Pas dyshimeve për votimin nga diaspora, KQZ jep sqarime të detajuara për procesin
TOP Momenti

Pas dyshimeve për votimin nga diaspora, KQZ jep sqarime të detajuara për procesin

June 18, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Matiqan të Prishtinës, dy të plagosur
TOP Momenti

Të shtëna me armë zjarri në Matiqan të Prishtinës, dy të plagosur

June 18, 2026
Materialet e emisionit “Personale” dorëzohen në arkivin e IKKL-së, një rrugëtim 10-vjeçar në shërbim të historisë
TOP Momenti

Materialet e emisionit “Personale” dorëzohen në arkivin e IKKL-së, një rrugëtim 10-vjeçar në shërbim të historisë

June 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?