By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pas dyshimeve për votimin nga diaspora, KQZ jep sqarime të detajuara për procesin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pas dyshimeve për votimin nga diaspora, KQZ jep sqarime të detajuara për procesin
TOP Momenti

Pas dyshimeve për votimin nga diaspora, KQZ jep sqarime të detajuara për procesin

Momenti
Published: June 18, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura në publik lidhur me organizimin e votimit jashtë Kosovës, veçanërisht procesin e votimit përmes postës, duke theksuar se të gjitha procedurat janë zhvilluar në përputhje me ligjin dhe me masa të shtuara sigurie.

Në një sqarim të detajuar, KQZ bëri të ditur se, në zbatim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për regjistrimin e votuesve jashtë vendit dhe organizimin e votimit si në përfaqësitë diplomatike, ashtu edhe përmes postës.

Your browser does not support the video tag.

Sipas KQZ-së, procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora ka përfshirë mekanizma të veçantë verifikimi, përfshirë fotografimin në kohë reale të aplikuesit me dokument identifikimi, si dhe dërgimin e një dëftese unike regjistrimi në adresën elektronike të secilit votues.

Institucioni zgjedhor ka theksuar se për votimin fizik janë hapur 30 qendra votimi në ambasada dhe konsullata, ndërsa për votimin me postë janë vendosur kuti postare në 22 shtete të ndryshme të botës.

Your browser does not support the video tag.

KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se, për të rritur sigurinë e procesit, në dy proceset e fundit zgjedhore votuesve u janë dërguar fletëvotime të shtypura nga vetë institucioni, të pajisura me elemente sigurie të ngjashme me ato që përdoren në vendvotimet brenda Kosovës.

Në reagim sqarohet edhe procedura e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë vendit. Sipas KQZ-së, zyrtarët e autorizuar të përfaqësive diplomatike kanë kryer tërheqjen e zarfeve, të cilat më pas janë evidentuar, vulosur me lidhëse sigurie dhe janë dërguar në Kosovë përmes postës diplomatike.

Pas mbërritjes në Kosovë, zarfet i janë nënshtruar procesit të verifikimit dhe vlerësimit në prani të vëzhguesve të akredituar. KQZ thekson se gjatë hapjes së thasëve dhe shqyrtimit të zarfeve nuk është evidentuar asnjë parregullsi.

“Vëzhguesit e organizatave të akredituara dhe të subjekteve politike kanë qenë të pranishëm pothuajse gjatë gjithë procesit dhe nuk kanë paraqitur asnjë vërejtje”, thuhet në njoftim.

Në fund, KQZ ka nënvizuar se procesi i votimit përmes postës, tërheqja e pakove, verifikimi dhe numërimi i votave janë zhvilluar me transparencë të plotë dhe se deri më tani nuk është paraqitur asnjë ankesë zyrtare apo vërejtje nga vëzhguesit e akredituar lidhur me këto procedura./Telegrafi.

You Might Also Like

Gërvalla: Sexual violence during the war was used as a weapon of war, justice remains an obligation of institutions
Macedonian at NATO headquarters: Kosovo supports allies in support of Ukraine and global security
A government with minorities is considered a challenge in itself, the “bargain” for ministries may increase
Përplasja në Kuvendin e Shqipërisë, Rama reagon ndaj Shehajt dhe Kaprit
Qeveria me minoritete konsiderohet sfidë në vete, mund të rritet “pazari” për ministri

You Might Also Like

Një histori nga Drenica e vitit 1919: Si e shpëtoi Mehmet Gjeli luftëtarin Lutë Gllanasella nga xhandarmëria serbe
TOP Momenti

Një histori nga Drenica e vitit 1919: Si e shpëtoi Mehmet Gjeli luftëtarin Lutë Gllanasella nga xhandarmëria serbe

June 18, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Matiqan të Prishtinës, dy të plagosur
TOP Momenti

Të shtëna me armë zjarri në Matiqan të Prishtinës, dy të plagosur

June 18, 2026
Materialet e emisionit “Personale” dorëzohen në arkivin e IKKL-së, një rrugëtim 10-vjeçar në shërbim të historisë
TOP Momenti

Materialet e emisionit “Personale” dorëzohen në arkivin e IKKL-së, një rrugëtim 10-vjeçar në shërbim të historisë

June 18, 2026
Haziri: Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me Kurtin për mundësinë e bashkëpunimit
TOP Momenti

Haziri: Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me Kurtin për mundësinë e bashkëpunimit

June 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?