By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama: Neglizhenca e Qeverisë po u kushton qytetarëve me jetë dhe miliona euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama: Neglizhenca e Qeverisë po u kushton qytetarëve me jetë dhe miliona euro
TOP Momenti

Rama: Neglizhenca e Qeverisë po u kushton qytetarëve me jetë dhe miliona euro

Momenti
Published: June 15, 2026




Foto: Laura Hasani





Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës pas tragjedisë së fundit në autostradë, duke e akuzuar ekzekutivin për neglizhencë, propagandë dhe keqmenaxhim të projekteve infrastrukturore.

Your browser does not support the video tag.


Përmes një reagimi publik, Rama tha se qytetarët po përballen me pasojat e dështimeve institucionale, duke iu referuar aksidentit fatal në autostradë dhe vendimit të fundit për ndarjen e 4.67 milionë eurove për largimin e dheut që, sipas tij, ka mbetur për vite të tëra pa u trajtuar.

Your browser does not support the video tag.


“Dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë. Sot u zgjua me lajmin se heqja e atij dheu do t’u kushtojë qytetarëve 4.67 milionë euro”, ka deklaruar Rama.


Ai vlerësoi se problemi është zvarritur për vite me radhë dhe se ndërhyrja po bëhet vetëm pasi situata ka arritur në pikën më kritike.


Sipas tij, kjo tregon një qeverisje që reagon me vonesë ndaj problemeve që mund të ishin parandaluar.


I pari i kryeqytetit kritikoi edhe kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, tendencën që përgjegjësinë për dështimet aktuale ta adresojë te qeveritë e kaluara.


“Shtetin e gjete me autostrada të ndërtuara, ndërsa sot nuk arrin as t’i mirëmbash. Për çdo dështim fajin e ka e kaluara, ndërsa për çdo propagandë meritat i merr vetë”, u shpreh ai.

Ai akuzoi ekzekutivin se po investon më shumë në komunikim publik dhe promovim sesa në zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve.


Sipas tij, mungesa e përgjegjësisë institucionale po u kushton qytetarëve jo vetëm financiarisht, por edhe me pasoja tragjike.


“Një pushtet që investon më shumë në propagandë sesa në zgjidhjen e problemeve reale nuk përfaqëson ndryshimin që premtoi”, ka theksuar Rama.

Reagimi i tij vjen në kohën kur çështja e sigurisë në autostrada dhe menaxhimi i projekteve infrastrukturore është rikthyer në qendër të debatit publik pas aksidentit tragjik që tronditi vendin.



source

You Might Also Like

Ligji për përfaqësimin e drejtë kalon leximin e parë në Kuvendin e Maqedonisë
Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Jeni të paaftë dhe manipulues, fatkeqësia e këtij vendi
Përplasja për autostradën “Ibrahim Rugova”, Basha i reagon Ramës
Rama, Qeverisë Kurti: Autostradat i gjetët të ndërtuara, nuk po arrini t’i mirëmbani
Sot janë shkaktuar 13 zjarre në Maqedoni, një prej tyre është ende aktiv

You Might Also Like

Specialja: Avokati i Popullit nuk ka juridiksion mbi Dhomat e Specializuara
TOP Momenti

Specialja: Avokati i Popullit nuk ka juridiksion mbi Dhomat e Specializuara

June 15, 2026
Forcat Tokësore shqiptare zhvillojnë trajnim të përbashkët me ushtrinë italiane për operacione në terrene malore
TOP Momenti

Forcat Tokësore shqiptare zhvillojnë trajnim të përbashkët me ushtrinë italiane për operacione në terrene malore

June 15, 2026
Osmani: Në vitin 2022 ishim në situatë më të favorshme, sot po negociojmë me një Bullgari ndryshe
TOP Momenti

Osmani: Në vitin 2022 ishim në situatë më të favorshme, sot po negociojmë me një Bullgari ndryshe

June 15, 2026
Vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim i pasurisë dhe spastrim etnik – Dosja e PSRK-së ndaj 5 të arrestuarve për masakrën e Reçakut
TOP Momenti

Vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim i pasurisë dhe spastrim etnik – Dosja e PSRK-së ndaj 5 të arrestuarve për masakrën e Reçakut

June 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?