By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: S’i shërbeu alkool, 53-vjeçari në Tiranë kanos me armë të riun
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
S’i shërbeu alkool, 53-vjeçari në Tiranë kanos me armë të riun
TOP Momenti

S’i shërbeu alkool, 53-vjeçari në Tiranë kanos me armë të riun

Momenti
Published: August 24, 2026

Ç’ka shihni nuk është sekuencë e ndonjë filmi aksion, por pamje reale, e xhiruar nga një kamera sigurie në Mullet, Tiranë.

Teksa tre të rinj janë ulur në verandën e një lokali, ballë tyre ndalet një automjet.

Your browser does not support the video tag.

Drejtuesi i tij zbret në tokë dhe qëllon pistoletë në ajër për të kanosur një të rinjve në bar. Sipas Policisë së Tiranës, personi që ka qëlluar me municion luftarak është 53-vjeçari Fatjon Çeliku.

Pas njoftimit për të shtënat, efektivë të Komisariatit Nr. 1 të kryeqytetit e lokalizuan dhe arrestuan, si edhe i bllokuan armën, që rezultoi se e mbante pa leje.

Sipas Policisë, 53-vjeçari Çeliku ka qëlluar me armë zjarri për të kanosur 23-vjeçarin me iniciale A. H., që shërbente në lokal. Kjo për faktin se pak çaste para ngjarjes, teksa kishte shkuar si klient, i riu nuk kishte pranuar t’i shërbente atij alkool, për shkak se Çeliku njihej si person problematik.

Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e situatës, ndërsa 53-vjeçari do të referohet në Prokurori për veprat penale të “kanosjes” dhe të “armëmbajtjes pa leje”.

Po të hënën, Policia e Kuçovës arrestoi 32-vjeçarin me iniciale A. Ç., pas dyshimeve se të dielën ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar në lagjen “1 Maji” të këtij qyteti, me qëllim kanosjen e pronarit të saj. Në pranga përfundoi edhe një 49-vjeçar, i akuzuar si përkrahës i të riut dhe për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës./A2 CNN

You Might Also Like

Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë në Korçë
Del ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Greqi
Nga 30 në 25 denarë, Bujqit e Strumicës do të protestojnë sërish pasi nuk u respektua marrëveshja për çmimin e specave të ajvarit
Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok
Vrasja e rëndë në Malishevë, Gërvalla: Të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit

LEXO GJITHASHTU

Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Lajme
KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme
KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme
Lajme
Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, e kurrë nuk ka qenë më i theksuar ndikimi serb në Kosovë sesa tani
Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, e kurrë nuk ka qenë më i theksuar ndikimi serb në Kosovë sesa tani
Lajme
ASH: Njesiti për Intervenime të Shpejta festoi 25 vjetorin e themelimit pa asnjë fjalë shqip e asnjë të ftuar shqiptar
ASH: Njesiti për Intervenime të Shpejta festoi 25 vjetorin e themelimit pa asnjë fjalë shqip e asnjë të ftuar shqiptar
TOP Momenti
Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik
Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik
TOP Momenti

You Might Also Like

Shkelën rregullat në komunikacion, ndalohen 10 shoferë brenda një dite në Maqedoni
TOP Momenti

Shkelën rregullat në komunikacion, ndalohen 10 shoferë brenda një dite në Maqedoni

August 24, 2026
Jashari: Pak ditë para 1 shtatorit, prindërit ende në pasiguri për librat shkollorë
TOP Momenti

Jashari: Pak ditë para 1 shtatorit, prindërit ende në pasiguri për librat shkollorë

August 24, 2026
Procedura e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, nga presidenca thonë se nuk është përmbyllur
TOP Momenti

Procedura e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, nga presidenca thonë se nuk është përmbyllur

August 24, 2026
​Kurti bën thirrje të hapet arkivi i Brigadës së Motorizuar 37 të ushtrisë ish-jugosllave
TOP Momenti

​Kurti bën thirrje të hapet arkivi i Brigadës së Motorizuar 37 të ushtrisë ish-jugosllave

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?