By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik
TOP Momenti

Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik

Momenti
Published: August 24, 2026

Një punëtor ka humbur jetën të hënën në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punimeve në një objekt banesor në ndërtim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se për aksidentin është informuar rreth orës 10:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, Inspektorati i Punës, eksperti i sigurisë në vendin e punës, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Drejtoria e Inspektimit e Komunës së Prishtinës.

Your browser does not support the video tag.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, punëtori ka ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, një person me inicialet Xh.Sh. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas nenit 358 të Kodit Penal.

Në vendin e ngjarjes janë intervistuar dëshmitarët okularë, ndërsa hetuesit po vazhdojnë mbledhjen dhe administrimin e provave për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së kërkesës për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera kompetente, ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

You Might Also Like

Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë në Korçë
Del ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Greqi
Nga 30 në 25 denarë, Bujqit e Strumicës do të protestojnë sërish pasi nuk u respektua marrëveshja për çmimin e specave të ajvarit
Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok
Vrasja e rëndë në Malishevë, Gërvalla: Të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit

LEXO GJITHASHTU

Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Lajme
KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme
KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme
Lajme
Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, e kurrë nuk ka qenë më i theksuar ndikimi serb në Kosovë sesa tani
Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, e kurrë nuk ka qenë më i theksuar ndikimi serb në Kosovë sesa tani
Lajme
ASH: Njesiti për Intervenime të Shpejta festoi 25 vjetorin e themelimit pa asnjë fjalë shqip e asnjë të ftuar shqiptar
ASH: Njesiti për Intervenime të Shpejta festoi 25 vjetorin e themelimit pa asnjë fjalë shqip e asnjë të ftuar shqiptar
TOP Momenti
S’i shërbeu alkool, 53-vjeçari në Tiranë kanos me armë të riun
S’i shërbeu alkool, 53-vjeçari në Tiranë kanos me armë të riun
TOP Momenti

You Might Also Like

Shkelën rregullat në komunikacion, ndalohen 10 shoferë brenda një dite në Maqedoni
TOP Momenti

Shkelën rregullat në komunikacion, ndalohen 10 shoferë brenda një dite në Maqedoni

August 24, 2026
Jashari: Pak ditë para 1 shtatorit, prindërit ende në pasiguri për librat shkollorë
TOP Momenti

Jashari: Pak ditë para 1 shtatorit, prindërit ende në pasiguri për librat shkollorë

August 24, 2026
Procedura e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, nga presidenca thonë se nuk është përmbyllur
TOP Momenti

Procedura e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, nga presidenca thonë se nuk është përmbyllur

August 24, 2026
​Kurti bën thirrje të hapet arkivi i Brigadës së Motorizuar 37 të ushtrisë ish-jugosllave
TOP Momenti

​Kurti bën thirrje të hapet arkivi i Brigadës së Motorizuar 37 të ushtrisë ish-jugosllave

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?