By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kush janë kandidatët që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kush janë kandidatët që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit?
TOP Momenti

Kush janë kandidatët që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit?

Momenti
Published: June 13, 2026

Tre prokurorë të Prokurorisë Speciale të Kosovës janë në mesin e 5 kandidatëve që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Disa nga i treguan Dukagjinit se çka i shtyri të aplikojnë për këtë pozitë të rëndësishme, derisa KPK-ja thotë se paneli vlerësues ende nuk është takuar për të bërë shqyrtimin e aplikacioneve.

Ndonëse konkursi për Kryeprokuror të Shtetit është mbyllur më 10 qershor, Këshilli Prokurorial i Kosovës është në pritje të pranimit të aplikacioneve që mund të arrijnë me postë për të vazhduar tutje.

Your browser does not support the video tag.

Në një përgjigje për televizionin Dukagjini, nga ky institucion nuk kanë treguar numrin e aplikimeve, por kanë thënë se paneli vlerësues ende nuk është mbledhur.

“Lidhur me interesimin tuaj për konkursin për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, ju njoftojmë se Paneli Vlerësues ende nuk është takuar për të shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve, pasi aktualisht jemi në pritje të pranimit të aplikacioneve që mund të arrijnë përmes postës brenda afateve të parapara ligjore. Për këtë arsye, në këtë fazë nuk kemi në dispozicion numrin përfundimtar të aplikantëve, emrat e plotë të kandidatëve apo një listë të finalizuar të tyre. Pas përfundimit të kësaj faze, Këshilli Prokurorial i Kosovës do të informojë publikun për hapat e mëtejmë të procesit.”, thuhet në njoftimin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Por, tashmë në media janë raportuar emrat e 5 kandidatëve që kanë konfirmuar se kanë aplikuar në këtë konkurs.

Në mesin e tyre janë Atdhe Dema, prokuror në departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale, Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale, e nga i njëjti departament është edhe Rafet Halimi.

Pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit e synon edhe njëherë Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, i cili kishte aplikuar edhe më parë, si dhe Zejnullah Gashi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ky i fundit vetëm ka konfirmuar se ka aplikuar, derisa tha se nuk mund të flasë aktualisht, meqë aplikacioni është në fazën e shqyrtimit.

“Përndryshe sa i përket konkursit unë e konfirmoj që kam aplikuar dhe përderisa aplikacioni jonë është në fazën e shqyrtimit nga KPK nuk mendoj se është mirë të prononcohemi”, ka thënë Zejnullah Gashi – Kandidat për kryeprokuror.

Më i gjatë se sa Gashi në arsyetimin e kandidaturës ishte prokurori Naim Abazi, i cili ngriti aktakuzën për sulmin terrorist në Banjskë.

“Më ka shtyrë fakti që sistemi ka nevojë për ndryshim të vërtetë. Kam punuar gjithë karrieren time në prokurori dhe e di mirë se çfarë problemesh kemi – korrupsioni, krimi i organizuar, mosbesimi i qytetarëve ndaj institucioneve. Nuk jam këtu për pozicion. Jam këtu sepse besoj që mund të bëj diferencë. Sa për pritjet – pres një konkurs të ndershëm, të bazuar vetëm në meritë. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Nëse e kemi këtë, drejtësia fiton dhe me të fiton qytetari”, ka thënë Naim Abazi – Kandidat për kryeprokuror.

E, prokurori Atdhe Dema, që më herët ka qenë në Departamentin e Krimeve të Luftës, tha se vendimi për të kandiduar buron nga përkushtimi shumëvjeçar ndaj sundimit të ligjit dhe pavarësisë së sistemit prokurorial.

“Kandidimi im për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit buron nga përkushtimi im shumëvjeçar ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së sistemit prokurorial dhe interesit publik. Besoj se Prokuroria duhet të jetë profesionale, e pavarur, efikase dhe e barabartë ndaj të gjithë qytetarëve. Prioritetet e mia do të jenë forcimi i integritetit institucional, rritja e efikasitetit në trajtimin e rasteve, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe avancimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, Atdhe Dema – Kandidat për Kryeprokuror.

Konkursi i ri për Kryeprokuror të Shtetit, u hap 4 vjet pasi që kishte dështuar ai parapraku. Pas shpalljes së këtij konkursit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili kishte qenë i propozuar për këtë pozitë më 2022, por nuk u dekretua nga Presidentja, ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar që konkursi i shpallur nga KPK-ja të pezullohet, por gjykata e refuzoi.

Kundër këtij refuzimi, Isufaj është ankuar në Gjykatën e Apelit, e cila akoma nuk ka marrë një vendim./Dukagjini/

You Might Also Like

Hasani: Albulena Haxhiu, si u.d. e presidentes, s’mund ta dekretojë kryeministrin e ri
Balla kërkon ta përjashtojë për 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj i gris në mes të protestës shkresën: Nuk ma mbyll dot gojën
Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV kthehet në Romë me mjetin privat të Mbretit Felipe
Starmer: Nuk do të largohem, do të luftoj për të qëndruar në krye të qeverisë
Kurti pret studentë ndërkombëtarë nga ETH Zürich, flasin për perspektivën euro-atlantike

You Might Also Like

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur
TOP Momenti

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

June 12, 2026
Maliqi: Rezultati zgjedhor ishte i pritshëm – mosdalja në votime ishte mesazh i qartë për partitë politike
TOP Momenti

Maliqi: Rezultati zgjedhor ishte i pritshëm – mosdalja në votime ishte mesazh i qartë për partitë politike

June 12, 2026
Së shpejti tren urban në Shkup
TOP Momenti

Së shpejti tren urban në Shkup

June 12, 2026
Muharremi: Po na thonë se duhet me i ble te ‘Vala’ ndeshjet e Kampionatit Botëror në futboll, kjo është ‘rrjepje’ e trefishtë!
TOP Momenti

Muharremi: Po na thonë se duhet me i ble te ‘Vala’ ndeshjet e Kampionatit Botëror në futboll, kjo është ‘rrjepje’ e trefishtë!

June 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?