I ftuari i radhës në ‘Blic Interview me Astrit Gashin’ është kandidati për deputet nga radhët e AAK-së me numër 8, Avni Arifin.
Ai foli në lidhje me pozicionimin e fundit të Donika Gërvallës nga Ministria e Punëve të Jashtme në kry të Ministrisë së Drejtësisë.
Arifi shpreson që e njëjta (Gërvalla) mos t’a bëj Ministrinë e Drejtësisë siç e ka bërë MPJD-në pasi sipas tij i ka rrënu edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore brenda ministrisë.
“Ishalla nuk e bën Ministrinë e Drejtësisë qysh e ka ba Ministrinë e Punëve të Jashmte. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme i ka rrënu edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore brenda ministrisë. Këtë ta thotë çdo zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka diplomat në të cilët shteti i Kosovës ka investu shumë, kanë marrë pushim pa pagesë, i kanë qu në komision disiplinor, i ka ndëshku t’u i dërgu në misione të gabueshme që nuk janë për t’a sepse që nga dita e parë ministria Gërvalla, diplomatët krejt ç’ka kanë qenë, i ka pa si kriminel dhe si njerëz të regjimit…nuk ka patur regjim Koosva që nga paslufta. Këta po duan të bëhet regjim por Kosova regjime nuk ka patur… ka patur ndonjë Qeveri që ka mundur të jetë më e dobët, apo më e mirë, por regjim nuk ka patur. Krejt diplomatët çfarë kanë qenë i ka pa si njerëz të regjimit, si armiq edhe si kriminel dhe kjo ka ndiku në prishjen e marrëdhënieve ndër-njerëzore. Tani nëse kjo me të njëtën polikë shkon në Ministri të Drejtësisë, ne do të kemi të njëjtën situatë sepse është jo-kompetente për punë politike, për punë me njerëz dhe ndërtim të raporteve njerëzore” deklaroi Arifi raporton “Gazeta Blic”.
Arifi foli edhe për ligjin për shtetësinë i cili është kritikuar nga AAK-ja.
Ai tha se të gjithë janë të befasuar me këtë ligj pasi s’ka qenë kërkesë as e Uashaingotnit dhe as e Brukselit.
Arifi tha se me këtë ligj deri në 200 mijë serbë që kanë qenë në Kosovë mundem me kërku shtetësinë e Kosovës.
“Unë kam qenë shef i bisedimeve të Kosovës. Ligji për shtetësnë nuk ka qenë kurrë kërkesë as e Shteteve të Bashkuara të Amerikës as e Bashkimit Evropian. Kur t’a bësh një punë me ata njerëz që ke punu i pyet…”Çfarë është puna?”, krejt janë të befasuar, edhe në Bruksel janë të befasuar, edhe në Uashington po ashtu, ka i erdhi këtij Ligji për Shtetësinë. Po thirren për ‘Pakon e Ahtisarit’, po e mbrojnë, a kur Ahtisari ka thënë se duhet me u ba Kosova shtet, ka patur protesta dhe janë vra njerëz. Këtë ligj nuk e ka kërku as Uashingtoni dhe as Brukseli, kush e ka kërku, ata duhet me dal me kallzu. Me këtë ligj deri në 200 mijë serbë që kanë qenë në Kosovë mundem me kërku shtetësinë e Kosovës. Neni 31 i saj është goxha problematik.Ligji për shtetësinë, këto pensionet që po ua rrit apo pakot që po ua jep, duhet edhe atyre. E marrin psh ata pensionin e Serbisë 300 euro apo 400 euro dhe ua qon edhe ‘Albin baba’ edhe 150. Eshtë mirë me pyet Kurtin kush ta kërkoi atë ligj se veç aleatët e kosovës nuk e kanë kërku. Tani unë s’kam ndërmend të merrem me demantimin as të Ministrisë së Brendshme as me akuzat e kujdo qoftë. Unë i kam këto pyetje…Çfarë të duhet me i regjistru 200 mijë serbë?. Kush është sponsor i dhënies së shtetësisë 200 mijë serbëve, kush është?. SHBA-të po thonë jo, Bashkimi Evropian po thotë jo, askush prej tyre nuk po e din nga i ka ardhur kjo ide. Ndryshe janë ligjet tjera, ndryshe janë obligimet që dalin nga procesi i dialogut.Këtë as nuk e ka patur obligim, as nuk ja kanë kërkuar….kush ja ka kërku, ai duhet me i tregu Kosovës”
“Pyetja ime për Kurtin është, pse këtë ligj tani, kush t’a kërkoi? Çfarë fiton Kosova me këtë ligj. Unë nuk e di çfarë përfiton qytetari i Kosovës me këtë ligj. Nuk fiton asgjë, veç fiton rritje të përqindjes të serbëve në votime. Serbët po shkojnë deri në 200 mijë që po thonë se kanë me u regjistru sepse Serbia veç ja ka nis dhe ka vërshu numri i serbëve që janë duke u regjistru. Unë nuk po kuptoj, edhe po befasohem se pse Kosova nuk po kërkon prej Kurtit….pse këtë ligj? deklaroi Arifi në ‘Blic Interview’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
The post Arifi për ligjin për shtetësinë: Nuk e ka kërku as Uashingtoni as Brukseli, Kurti të tregoi kush ja ka kërku?/Deri në 200 mijë serbë munden me kërku shtetësinë! appeared first on GazetaBlic.

