By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Së shpejti tren urban në Shkup
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Së shpejti tren urban në Shkup
TOP Momenti

Së shpejti tren urban në Shkup

Momenti
Published: June 12, 2026

Për vetëm rreth pesë minuta udhëtim me tren nga Maxhari deri në Qendrën e Shkupit, dukshëm më shpejt se me autobus në të njëjtën linjë, u realizua një turr praktik krahasues në kryeqytet nga “Go Green”.

Autoritetet paralajmërojnë se nga 1 shtatori pritet të nisë funksionimin i trenit urban, i cili do të qarkullojë në relacionin Zelenikovë – Draçevë – Lisiçe – Stacioni Hekurudhor i Shkupit.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë, projekti i autobusit të shpejtë BRT në Shkup pritet të hyjë në fazën e realizimit vitin e ardhshëm. Trasa do të nisë nga Karposh 4, do të kalojë përmes Partizanit, Rekordit, Pishinës Olimpike dhe do të përfundojë në Novo Lisiçe, me vazhdim drejt Maxharit.

Nga Hekurudhat e Maqedonisë shprehen optimistë se procedurat do të përfundojnë me kohë dhe projektet do të realizohen sipas planit.

“Po investohen mjete serioze në rikonstruksion, në rinovimin e hekurudhës dhe në rinovimin e flotës së trenave. Fatkeqësisht, siç e keni parë herën e fundit, kemi traversa nga viti ’59 dhe edhe një herë do t’i falënderoj kolegët nga infrastruktura, sepse gjatë viteve të fundit traseja ishte shkatërruar dhe trenat pothuajse nuk lëviznin.”, – theksoi drejtori i Transportit të udhëtarëve në Hekurudhat e Maqedonisë, Gorançe Stojanovski.

“Treni urban përfshin tre segmente, i pari Zelenikovë–Shkup, përmes stacionit Jane Sandanski–Lisiçe deri në Stacionin e udhëtarëve në Shkup. Tashmë kanë filluar aktivitetet ndërtimore që janë në fazë përfundimtare me realizim deri më sot 90, 98 për qind. Për dy fazat e tjera, nga Volkovo përmes Gjorçe Petrovit, Shkup Veri, Miladinov, Ilinden, Maxhari deri në Shkup, për këto dy faza të ardhshme kemi shpallur procedurë për projektant për përgatitjen e dokumentacionit teknik me aktivitete ndërtimore, presim që të fillojnë këtë vit diku në vjeshtë.”, – u shpreh ndihmëse drejtorja për Hekurudhat, Ivana Bikoska.

Ndërkohë, organizatat joqeveritare e mirëpritën njoftimin se së shpejti do të kemi tren urban në metropolin e Maqedonisë.
“Sot ne kemi nderin të udhëtojmë me NQP-në nëpër trasenë e BRT-së që duhet të zhvillohet dhe të implementohet në Shkup. Gjithashtu udhëtuam me trenin urban nga Maxhari deri në Shkup për një kohë ekspres dhe duhen vetëm 5 minuta që të arrijmë nga Maxhari me tren deri këtu, ndërsa autobusi ende është në udhëtim.”, – theksoi Darko Arsovski Petrovski nga “Go Green”.
Organizatat joqeveritare thonë se qytetarët do të kursejnë kohë dhe para, pasi me trenin urban do të arrihet më shpejt në qendër të qytetit, ndërsa sistemi BRT përshëndetet si një transport më cilësor në kryeqytet. /tvm2

You Might Also Like

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë

LEXO GJITHASHTU

Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
TOP Momenti
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti
Gjilani triumfon ndaj Llapit
Gjilani triumfon ndaj Llapit
TOP Momenti
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
TOP Momenti
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
TOP Momenti

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë

August 24, 2026
Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret
TOP Momenti

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

August 24, 2026
Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme
TOP Momenti

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

August 24, 2026
Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?
TOP Momenti

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?