By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mehmeti: Të rinjtë e Shqipërisë janë më proamerikanë se Rama, qeveria rrëzohet edhe me protestë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mehmeti: Të rinjtë e Shqipërisë janë më proamerikanë se Rama, qeveria rrëzohet edhe me protestë
TOP Momenti

Mehmeti: Të rinjtë e Shqipërisë janë më proamerikanë se Rama, qeveria rrëzohet edhe me protestë

Momenti
Published: June 11, 2026

Publicisti, Kim Mehmeti ka komentuar protestat e zhvilluara në Shqipëri kundër një investimi të planifikuar në zonën e Zvërnecit në Vlorë, duke i vlerësuar ato si shenjë të një gjenerate të re që, sipas tij, “e do shqiptarinë” dhe nuk ndihet inferiore ndaj të tjerëve.

Mehmeti ka thënë se të rinjtë që po protestojnë po i dërgojnë mesazh Evropës dhe botës se “dinë si ndërtohet shteti” dhe se shteti nuk mund të ndërtohet, sipas tij, me korrupsion dhe me njerëz që mbeten në pushtet duke dëmtuar interesin publik.

Sipas tij, këta të rinj që mbushin sheshet janë më proamerikanë dhe proevropianë sesa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të cilin e akuzoi për dhënie të pjesëve të Shqipërisë për interesa politike dhe pushteti.

Your browser does not support the video tag.

“Unë kam besuar gjithmonë se do të vijë ajo gjeneratë që nuk do të lejojë më projekte si ‘Ballkani i Hapur’, që e do shqiptarinë dhe ka dashuri për vetveten dhe popullin e vet, dhe që nuk ndihet inferiore ndaj të tjerëve, ndryshe nga shumë politikanë tanë që ndihen inferiorë. Këtu ndodhin gjëra absurde dhe përbuzëse ndaj shqiptarisë, që i japin botës sinjal të gabuar se ne nuk dimë të ndërtojmë shtet. Kjo rini i tha Evropës dhe botës: ‘ne dimë si ndërtohet shteti’, dhe se shteti nuk ndërtohet me hajdutë apo me ata që, për të mbetur në pushtet, e copëtojnë vendin. Ne nuk duam një shtet ku krijohen konflikte apo varësi për interesa të pushtetit”, ka thënë Mehmeti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Mehmeti ka shtuar se politikanët shpesh afrohen me fuqitë ndërkombëtare për interesa personale, duke përmendur edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

“Gjithë këtë Rama e ka bërë për të mbrojtur veten dhe për t’u afruar sa më shumë me familjen Trump. Ai deri dje ishte me demokratët dhe thoshte se nëse Trump vjen në pushtet është fatkeqësi, por politikanët shpesh ndryshojnë qëndrime dhe afrohen me fuqitë e mëdha për të mbetur në pushtet dhe për të mbuluar problemet e tyre. Ne jemi proamerikanë, ndërsa këta të rinj që mbushin sheshet janë proevropianët e vërtetë. Nuk janë ata që bëjnë deklarata apo japin dhurata familjeve mbretërore dhe presidenciale vetëm për të shpëtuar veten. Kjo është ajo që duhej t’i ndodhte shqiptarisë, dhe nëse kjo dështon, atëherë do të duket se populli është i kapur nga kriminelët”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka kritikuar edhe deklaratat se qeveria ndryshohet vetëm me votë, duke theksuar se sipas tij ndryshimi vjen edhe nga protestat.

“A e keni vërejtur çfarë po ndodh? Të gjithë dalin në debate dhe thonë se qeveria ndryshohet vetëm me votë. Jo, qeveria nuk ndryshohet vetëm me votë, ajo ndryshohet edhe me protestë. Vota e cakton qeverinë, por kur ajo e tepron, zëri i popullit del në rrugë dhe e rrëzon. Nëse do të ishte siç thonë ata, qeveritarët do të mund të bënin çfarë të donin dhe ne do të duhej të prisnim. Por kur situata përkeqësohet, populli reagon në rrugë, ndërsa më pas me votë caktohet qeveria e ardhshme”, ka përfunduar Mehmeti./teve1.info/

source

You Might Also Like

Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë në Korçë
Del ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Greqi
Nga 30 në 25 denarë, Bujqit e Strumicës do të protestojnë sërish pasi nuk u respektua marrëveshja për çmimin e specave të ajvarit
Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok
Vrasja e rëndë në Malishevë, Gërvalla: Të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit

LEXO GJITHASHTU

Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Lajme
KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme
KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme
Lajme
Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, e kurrë nuk ka qenë më i theksuar ndikimi serb në Kosovë sesa tani
Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, e kurrë nuk ka qenë më i theksuar ndikimi serb në Kosovë sesa tani
Lajme
ASH: Njesiti për Intervenime të Shpejta festoi 25 vjetorin e themelimit pa asnjë fjalë shqip e asnjë të ftuar shqiptar
ASH: Njesiti për Intervenime të Shpejta festoi 25 vjetorin e themelimit pa asnjë fjalë shqip e asnjë të ftuar shqiptar
TOP Momenti
Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik
Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik
TOP Momenti

You Might Also Like

S’i shërbeu alkool, 53-vjeçari në Tiranë kanos me armë të riun
TOP Momenti

S’i shërbeu alkool, 53-vjeçari në Tiranë kanos me armë të riun

August 24, 2026
Shkelën rregullat në komunikacion, ndalohen 10 shoferë brenda një dite në Maqedoni
TOP Momenti

Shkelën rregullat në komunikacion, ndalohen 10 shoferë brenda një dite në Maqedoni

August 24, 2026
Jashari: Pak ditë para 1 shtatorit, prindërit ende në pasiguri për librat shkollorë
TOP Momenti

Jashari: Pak ditë para 1 shtatorit, prindërit ende në pasiguri për librat shkollorë

August 24, 2026
Procedura e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, nga presidenca thonë se nuk është përmbyllur
TOP Momenti

Procedura e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, nga presidenca thonë se nuk është përmbyllur

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?