By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kush do t’i mbijetojë protestës në Tiranë: Edi apo pelikanët?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kush do t’i mbijetojë protestës në Tiranë: Edi apo pelikanët?
TOP Momenti

Kush do t’i mbijetojë protestës në Tiranë: Edi apo pelikanët?

Momenti
Published: June 9, 2026

Kësaj radhe Edi është kapur keq me Fevziun. Protestuesit mund të kërkojnë çfarë të duan, por Blendi ka një imazh për të ruajtur. Nuk mund të kërkojë nga Edi dorëheqjen vetëm sepse sheshet e Tiranës janë mbushur përplot me qytetarë që kërkojnë dorëheqje dhe imitojnë … pelikanët. Edin e votoi populli. Është e vërtetë që Rama i mori mikrofonin sa herë deshi, por kësaj radhe mikrofonin në sheshe e kanë kapur … pelikanët.

Por, nuk ndoodh jo. Megjithatë, ta imagjinojmë sikur Edi, i lodhur nga pushteti dhe nga fitoret e tij në përballje me Salën dhe gjithë opozitarët, thotë: “Në rregull, ma kërkoi Fevziu, nuk e refuzoj dot. Jap dorëheqje e shkojmë në zgjedhje”. Do të pranonte “protesta”? Kush është kryepelikani?

Your browser does not support the video tag.

Ka qendër protesta? Nëse ka, ku e ka? Këtu, apo jashtë, në Zvërnec apo në Tiranë? Kush do të marrë vendim për të pranuar ose jo sfidën e Ramës? Pastaj, si do të jetë skenari? Ka skenar?

Do të dalë dikush në skenë dhe do të pyes: “Po bëhemi parti”? Disa do të thonë po e disa jo. Në parti nuk ka teatër, art, argëtim? Edhe nëse ka, skenarist, regjisor, del dot? Tashmë, me decenie, në skenën politike të Shqipërisë i vetmi artist me licencë është … Edi.

Your browser does not support the video tag.

Pastaj, sfida e radhës do të jetë që me demokraci të drejtpërdrejtë të zgjidhen kandidatët: “Ja ti atje – ti e bukura dhe e mençura që e quajte Ramën mafioz; ose ti atje që shave Ramën keq, apo ti që e kritikove, se për lavdata nuk kemi ardhur këtu”. Do ta kandidojmë atë vajzën aty, e njihni, që ka qindra mijëra klikime në Instagram apo TikTok. Je aktor teatri apo parlamenti?

Moderatori i radhës, cilido që ta ketë radhën, do të thërrasë emrat dhe do pyesë: “Ju duket çun i mirë apo gocë e hajrit ky/kjo? Kalon kandidati/ja”? Mundet populli, ta mund Edin në zgjedhje? Nëse nuk përkrahen nga opozita, mbase edhe munden … sepse opozita po të dinte të mësonte protestuesit, nuk do të ishte opozitë, kaq gjatë.

Por, ta zëmë se ndodhë. Kështu, Edi jep dorëheqjen e kërkuar nga Fevziu, se për protestuesit nuk pyet Edi. Pastaj, në njërën anë populli, në tjetrën Edi krejt i vetëm, do të dalin në zgjedhje. Por, kush do ta votojë popullin, or vëlla, kur ka përballë alternativa si Edi apo Sala? Tashmë më shumë se tridhjetë vjet veç dy alternativa ka Shqipëria: ku populli, ku këta. Pastaj, populli nuk e njeh politikën. Nëse e njeh, përse e votoi me 80 përqind … Edin? Lëre fare. Pyetje pafund e përgjigje fare. Protestën, ende pa ngjizur mirë, duan ta bëjnë parti, si veten. Pastaj ta mundin. Fundja kush do ta votonte një kopje?

You Might Also Like

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim
Paradite me diell, pasdite reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore
Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti
BE-ja: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga momentumi i zgjerimit
Eliminohet Holanda, Maroku në 1/8 e finales

You Might Also Like

Haziri: LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve
TOP Momenti

Haziri: LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

June 30, 2026
Mot me vranësira dhe intervale me diell, pasdite mundësi për reshje shiu
TOP Momenti

Mot me vranësira dhe intervale me diell, pasdite mundësi për reshje shiu

June 30, 2026
Fushata dezinformuese kundër Nenad Rashiq në mediat e kontrolluara nga Kremlini
TOP Momenti

Fushata dezinformuese kundër Nenad Rashiq në mediat e kontrolluara nga Kremlini

June 30, 2026
OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë
TOP Momenti

OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?