By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vrasja e efektivit Enea Mekolli, reagojnë Rama dhe ministri Lamallari
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vrasja e efektivit Enea Mekolli, reagojnë Rama dhe ministri Lamallari
TOP Momenti

Vrasja e efektivit Enea Mekolli, reagojnë Rama dhe ministri Lamallari

Momenti
Published: June 4, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar.

Rama bëri të ditur se gjatë operacionit për arrestimin e të dyshuarit, i cili prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë në zonat malore të Korçës dhe kishte arritur vazhdimisht t’u shpëtonte rrethimeve të forcave të rendit, një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, pas hapjes së zjarrit ndaj efektivëve, autori u plagos dhe u arrestua.

“Nder i përjetshëm dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë policit tjetër të plagosur”, shkroi Rama, teksa kërkoi dënimin maksimal për të arrestuarin dhe shprehu mbështetje për Policinë e Shtetit.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi…
— Edi Rama (@ediramaal) June 4, 2026

Për ngjarjen reagoi edhe ministri i Brendshëm, i cili e dënoi ashpër sulmin, duke theksuar se Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit.

Ai shprehu ngushëllime për familjen e Enea Mekollit dhe kolegët e tij, ndërsa i uroi shërim të shpejtë efektivit të plagosur, Edison Adri.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Policia e Shtetit do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër krimit, duke theksuar se sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje. /Telegrafi/

You Might Also Like

Dauti: VLEN dhe BDI po i shërbejnë OBRM-PDUKM-së, Kodi i ri Zgjedhor i përjashton shqiptarët e diasporës
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë një person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar
Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West për të shmangur anulimin, jo 50 milionë
Komuna e Mitrovicës mohon kontratën 600 mijë euro për Liqenin
Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave, kompania ekzekuton një pjesë të tyre

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Akisdent trafiku në Gostivar, lëndohen shtatë persona
TOP Momenti

Akisdent trafiku në Gostivar, lëndohen shtatë persona

July 7, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, përmend presionin dhe mungesën në bashkëpunim
TOP Momenti

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, përmend presionin dhe mungesën në bashkëpunim

July 7, 2026
Kalimi nëpër Serbi -Shumë mërgimtarë s’e zbatojnë thirrjen e institucioneve
TOP Momenti

Kalimi nëpër Serbi -Shumë mërgimtarë s’e zbatojnë thirrjen e institucioneve

July 7, 2026
Rezultatet e Testit të Arritshmërisë – Arritshmëria mesatare 48.35%
TOP Momenti

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë – Arritshmëria mesatare 48.35%

July 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?