By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nushi: Opozita po e forcon Kurtin, Kosovës i duhet një opozitë që sfidon pushtetin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nushi: Opozita po e forcon Kurtin, Kosovës i duhet një opozitë që sfidon pushtetin
TOP Momenti

Nushi: Opozita po e forcon Kurtin, Kosovës i duhet një opozitë që sfidon pushtetin

Momenti
Published: June 4, 2026

Kandidati për deputet nga Partia Socialdemokrate, Nol Nushi, ka kritikuar partitë opozitare për mënyrën se si po e zhvillojnë fushatën zgjedhore, duke thënë se ato nuk po arrijnë të ndërtojnë një alternativë të besueshme kundër qeverisë.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Nushi tha se partitë opozitare shpesh akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe probleme të tjera, por sipas tij, nuk i adresojnë problemet brenda radhëve të tyre.

“Unë i shoh të njëjtit opozitarë duke e akuzuar qeverinë për korrupsion, por asnjëherë nuk e kanë denoncuar korrupsionin brenda partive të tyre. I shoh duke e akuzuar qeverinë për mafien energjetike, por nuk i akuzojnë anëtarët e partive të tyre që janë pjesë e tregut energjetik në Kosovë. Këto gjëra të bëjnë kredibil ose jo kredibil, të besueshëm ose jo të besueshëm”, tha Nushi.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi se PSD po zhvillon një fushatë më të thjeshtë, duke u fokusuar te mesazhi politik dhe jo te marketingu i kushtueshëm.

“Andaj, kot i bëjnë ato videot e bukura me shumë para e me kompani të shtrenjta marketingu. Ne i bëjmë vetë dhe shumë më thjeshtë. Për këtë arsye besojmë se kredibiliteti ynë është shumë më i lartë se ai i partive opozitare”, deklaroi ai.

Nushi theksoi se PSD nuk po synon të garojë me opozitën aktuale, por të ndërtojë një opozitë të re dhe më efektive ndaj pushtetit.

“Ne nuk po bëjmë fushatë kundër opozitës, por po themi se po ndërtojmë një opozitë të vërtetë, jo vetëm formale. Një opozitë që e sfidon pushtetin. Me fuqinë tonë po garojmë për të qenë opozitë, sepse për t’i bërë opozitë një qeverisjeje si ajo e Albin Kurtit duhet një qasje tjetër”, tha ai.

Sipas Nushit, opozita aktuale po dështon ta sfidojë qeverinë dhe, në vend se ta dobësojë, po e forcon atë politikisht.

“Unë nuk jam kundër opozitës në parim, por jam kundër kësaj opozite që vetëm po e forcon Kurtin. Kjo opozitë është pengesë për ndërtimin e një mase të fuqishme kundërshtuese ndaj qeverisë Kurti”, u shpreh ai.

Në fund, Nushi tha se përballë një qeverie që, sipas tij, ka pushtet të madh institucional dhe financiar, nevojitet një opozitë më serioze dhe më e organizuar.

“Kjo qeveri është e fuqishme në numra, në financa dhe në kontrollin institucional. Përballë një pushteti të tillë nuk na duhet një opozitë që merret me video në TikTok apo me marketing sipërfaqësor. Kam kuptuar se kjo opozitë nuk e kupton Kurtin dhe as nuk di ta lexojë atë politikisht”, përfundoi Nushi.

source

You Might Also Like

“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil
Veriu nën llupën e sigurisë
Zjarr në dy fshatra të Mitrovicës, zjarrfikësit vijojnë intervenimin
Mërgimtarët nisin kthimin, mbi dy orë pritje në Merdar
Një planet si Toka, por 23 herë më masiv: shkencëtarët përballë një enigme

LEXO GJITHASHTU

Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë
Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë
TOP Momenti
Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
TOP Momenti
Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
TOP Momenti
“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë
“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë
TOP Momenti
Studimi tregon çfarë ndikon më shumë në humbjen e peshës
Studimi tregon çfarë ndikon më shumë në humbjen e peshës
TOP Momenti

You Might Also Like

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person
TOP Momenti

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

August 22, 2026
Fluks i shërbimeve emergjente
TOP Momenti

Fluks i shërbimeve emergjente

August 22, 2026
Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë
TOP Momenti

Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë

August 22, 2026
Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës
TOP Momenti

Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?