By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hapet ekspozita “Rezistenca në Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”, vlerësohet kontributi i veprimtarëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hapet ekspozita “Rezistenca në Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”, vlerësohet kontributi i veprimtarëve
Lajme

Hapet ekspozita “Rezistenca në Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”, vlerësohet kontributi i veprimtarëve

Momenti
Published: June 3, 2026

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është hapur ekspozita “Rezistenca  në  Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”.

Kjo ekspozitë paraqet një dëshmi të rëndësishme historike për një nga periudhat më të vështira, por dhe më me dinjitet të historisë së Kosovës.

Drejtoresha e Institutit të Historisë, “Ali Hadri”, Teuta Shala-Peli ka thënë se në kohën kur liria e fjalës ishte e ndaluar ekzistonte shtypi i fshehtë i cili u bë mjet i fuqishëm i informimit.

Your browser does not support the video tag.

“Në kohën kur liria e fjalës ishte e ndaluar, shtypi i fshehtë u bë një mjet i fuqishëm i organizimit, informimit dhe ndërgjegjësimit kombëtar. Ai ishte jo vetëm burim informacioni, por edhe një simbol i qëndresës dhe i aspiratës për liri, barazi dhe pavarësi. Botuesit, shpërndarësit dhe autorët e këtyre materialeve vepronin në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme, duke rrezikuar lirinë dhe jetën e tyre”, ka thënë ajo.

“Falë guximit dhe përkushtimit të tyre, sot kemi mundësi të dokumentojmë dhe të kuptojmë një pjesë shumë të rëndësishme të historisë sonë më të re. Kjo ekspozitë na kujton se rezistenca nuk zhvillohet vetëm në rrugë e demonstrata, por edhe përmes fjalës së shkruar, përmes gazetave të shtypura fshehurazi dhe përmes ideve që nuk mund të mbyteshin”, tha Shala-Peli.

Ajo tha se kjo ekspozitë është vlerësim dhe mirënjohje për ata veprimtarë që kontribuuan në identitetin kombëtar.

“Njëkohësisht, kjo ekspozitë është dhe një vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ata veprimtarë, intelektualë e patriotë që kontribuuan në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në udhëtimin drejt lirisë së Kosovës”, tha Shala-Peli.

Ndërsa, Dorina Daiu nga Instituti i Studimeve për krime dhe pasojat e komunizmit, njëkohësisht organizatore e ekspozitës tha se materialet e paraqitura në këtë ekspozitë dëshmojnë guximin dhe përkushtimin e veprimtarëve, të cilët kanë rrezikuar jetën për të pasur liri të shprehjes.

“Materialet e paraqitura në këtë ekspozitë dëshmojnë, përveç aftësive intelektuale, edhe guximin, përkushtimin dhe sakrificën e shumë veprimtarëve, të cilët, duke rrezikuar lirinë dhe jetët e tyre, kontribuuan në përhapjen e së vërtetës dhe të fjalës së lirë të një populli që nuk u dorëzua kurrë për aspiratat e tij për liri. Kemi të bëjmë me një pjesë mjaft të çmuar të kujtesës sonë historike dhe një dëshmi të qëndresës së popullit shqiptar (popullit të Kosovës) gjatë viteve të errëta 1980–1999. Më lejoni të shpreh konsideratat më të larta, respektin dhe mirënjohjen për të gjithë veprimtarët e kësaj periudhe, sakrificat dhe kontributi i të cilëve ndihmuan dhe mundësuan një Kosovë të lirë e të pavarur”, tha Daiu./EO

source

You Might Also Like

Hamza mbledh Grupin Parlamentar: Është cenuar demokracia dhe Kushtetuta e Kosovës
Kërkesa e partive që seanca të mbahet sonte, VV e quan ‘‘shfaqje teatrale’’: Vendi ka nevojë për marrëveshje për president
Çitaku: PDK nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues, Kurti të vijë sonte në Kuvend
Kurti i ofron PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të mbështetjes për presidentin
Ministri Hoti godet rëndë Abdixhikun: Po dëshiron poste qeveritare për t’i zgjidhur problemet e brendshme

LEXO GJITHASHTU

Lushaku-Sadriu i bën thirrje LVV-së: Kuvendi duhet të konstituohet sonte
Lushaku-Sadriu i bën thirrje LVV-së: Kuvendi duhet të konstituohet sonte
TOP Momenti
​Radhë kilometrike në pikën kufitare në Morinë për të hyrë në Kosovë
​Radhë kilometrike në pikën kufitare në Morinë për të hyrë në Kosovë
TOP Momenti
Tahiri: Moskonstituimi i Kuvendit është shkelje kushtetuese, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte
Tahiri: Moskonstituimi i Kuvendit është shkelje kushtetuese, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte
Lajme
Tahiri: Kërkojmë që seanca konstituive të mbahet sonte, kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve
Tahiri: Kërkojmë që seanca konstituive të mbahet sonte, kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve
Lajme
Mungesën e numrave të vitit të kaluar, Murati e krahason situatën aktuale, i kapet opozitës e analistëve: Çka kanë sot
Mungesën e numrave të vitit të kaluar, Murati e krahason situatën aktuale, i kapet opozitës e analistëve: Çka kanë sot
Lajme

You Might Also Like

Cakolli: Shkelja kushtetuese ka ndodhur, pozita mund t’ia faturojë opozitës dështimin e konstituimit
Lajme

Cakolli: Shkelja kushtetuese ka ndodhur, pozita mund t’ia faturojë opozitës dështimin e konstituimit

August 7, 2026
‘‘E neveritshme, lojë e shëmtuar’’, Andin Hoti i sulet PDK, LDK e Aleancës me kritika me gjuhën e VV’së, Deliu e pyet ‘‘a je ti?’’
Lajme

‘‘E neveritshme, lojë e shëmtuar’’, Andin Hoti i sulet PDK, LDK e Aleancës me kritika me gjuhën e VV’së, Deliu e pyet ‘‘a je ti?’’

August 7, 2026
Qumështorja Vita i publikon analizat e AUV: Qumështi Vita është 100% qumësht, pa pluhur e pa vaj palme
Lajme

Qumështorja Vita i publikon analizat e AUV: Qumështi Vita është 100% qumësht, pa pluhur e pa vaj palme

August 7, 2026
Senati i SHBA-së konfirmon Eric Wendt si ambasadorin e ri në Shqipëri
Lajme

Senati i SHBA-së konfirmon Eric Wendt si ambasadorin e ri në Shqipëri

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?