By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çitaku: PDK nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues, Kurti të vijë sonte në Kuvend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çitaku: PDK nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues, Kurti të vijë sonte në Kuvend
Lajme

Çitaku: PDK nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues, Kurti të vijë sonte në Kuvend

Momenti
Published: August 7, 2026

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se pas thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit për ditën e shtunë, Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme çdo përpjekje për, siç u shpreh ajo, përmbysjen e rendit kushtetues, raporton Ekonomia Online.

“Është e papranueshme dhe është skajshmërisht e refuzueshme nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës çdo përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues. Demokracia nuk nënkupton vetëm zgjedhjet. Demokracia nënkupton respektimin e rregullave, ligjeve, rregulloreve, parimeve mbi të cilat ne jemi ndërtuar si shtet. Albin Kurti në një papërgjegjësi të paparë po refuzon të respektojë çdo rregull, çdo ligj, çdo normë”, deklaroi Çitaku.

Ajo bëri të ditur se PDK-ja po zhvillon mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe tha se vendimet do të bëhen publike, por theksoi se partia nuk do të jetë pjesë e asnjë veprimi që, sipas saj, cenon rendin kushtetues.

Your browser does not support the video tag.

“Ne jemi mbledhur sonte këtu, e kemi takimin e grupit parlamentar, do t’ju njoftojmë për vendimet tona, por një gjë jua them me siguri të plotë: Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues”, u shpreh ajo.

Çitaku tha se Kushtetuta përfaqëson sakrificën e shumë brezave dhe se institucionet kanë detyrim ta respektojnë atë.

“Dhe kur po flasim për Kushtetutën, shumë mund ta nënkuptojnë vetëm një libër, një copë letër. Por ajo Kushtetutë nënkupton gjak, djersë, mund, sakrificë të bërë jo vetëm në luftën e fundit, por të bërë me dekada, me shekuj. Dhe ne e kemi për detyrë ta nderojmë rendin, ligjin dhe Kushtetutën”, deklaroi sekretarja e PDK-së.

Në fund, ajo i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të vijë në Kuvend për konstituimin e tij.

“Ne i bëjmë thirrje Albin Kurtit që sonte të vijë në Kuvend, ta konstituojë Kuvendin dhe të ecim tutje. Edhe një herë: Kosova është më e madhe se çdo parti, se çdo lider. Ju ftoj të ecim përpara”, tha Çitaku./EO

source

You Might Also Like

Maliqi: Deputetët t’i drejtohen Supremes për Kurtin e Haxhiun jo Kushtetueses, Prokuroria të hapë procedurë për krim kundër Republikës
Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Të shtëna me armë në Banjë të Istogut – Plagoset një person, dërgohet në spitalin e Pejës, policia jep detaje
14-vjeçari në Tajlandë lë shtatë të vrarë dhe 23 të plagosur
Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte

LEXO GJITHASHTU

Vuçiq rikthen narrativen e Millosheviqit  
Vuçiq rikthen narrativen e Millosheviqit  
TOP Momenti
Hamza mbledh GP-në në Kuvend: Është cenuar demokracia dhe Kushtetuta e Kosovës
Hamza mbledh GP-në në Kuvend: Është cenuar demokracia dhe Kushtetuta e Kosovës
TOP Momenti
Bajrami: Do të dështojë edhe ky konkurs – Mbi 3 vjet me ushtrues detyre edhe pozita e sekretarit të Kuvendit
Bajrami: Do të dështojë edhe ky konkurs – Mbi 3 vjet me ushtrues detyre edhe pozita e sekretarit të Kuvendit
TOP Momenti
IKD: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sonte, shkelet Kushtetuta
IKD: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sonte, shkelet Kushtetuta
TOP Momenti
Tahiri: Nuk do të lejojmë rrezikimin e rendit kushtetues, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte
Tahiri: Nuk do të lejojmë rrezikimin e rendit kushtetues, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte
TOP Momenti

You Might Also Like

Kosova shpall ‘non grata’ shefin e Telekomit të Serbisë
Lajme

Kosova shpall ‘non grata’ shefin e Telekomit të Serbisë

August 7, 2026
Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë sonte seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte
Lajme

Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë sonte seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte

August 7, 2026
Kraki me një melodi muzikore në prapavijë flet për situatën politike: Gabim e kanë ata që mendojnë se afati përfundon sonte…
Lajme

Kraki me një melodi muzikore në prapavijë flet për situatën politike: Gabim e kanë ata që mendojnë se afati përfundon sonte…

August 7, 2026
LDK-ja i bën thirrje VV-së ta thërrasë seancën konstituive sonte
Lajme

LDK-ja i bën thirrje VV-së ta thërrasë seancën konstituive sonte

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?