By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Cakolli: Shkelja kushtetuese ka ndodhur, pozita mund t’ia faturojë opozitës dështimin e konstituimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Cakolli: Shkelja kushtetuese ka ndodhur, pozita mund t’ia faturojë opozitës dështimin e konstituimit
Lajme

Cakolli: Shkelja kushtetuese ka ndodhur, pozita mund t’ia faturojë opozitës dështimin e konstituimit

Momenti
Published: August 7, 2026

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se situata me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit përtej afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përbën tashmë shkelje kushtetuese.

Cakolli, në një deklarim në Dukagjin, u shpreh se nuk bëhet fjalë për një rrezik të mundshëm të shkeljes, por për një shkelje të ndodhur, pasi caktimi i seancës jashtë afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese bie ndesh me aktgjykimin e saj.

Sipas tij, interpretimi se Kuvendi duhet vetëm të mblidhet brenda 30 ditëve nuk është më në fuqi, pasi Gjykata Kushtetuese në vitin 2025 e ka saktësuar se procesi i konstituimit duhet të përfundojë brenda këtij afati.

Your browser does not support the video tag.

“Ne nuk po rrëshqasim drejt shkeljes kushtetuese, ne veçse kemi shkelje kushtetuese sepse caktimi i një seance jashtë afatit kushtetues të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përbën shkelje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. I bie se është shkelur Kushtetuta – është absolutisht e pasaktë se Gjykata ka thënë se 30 ditë nga fillimi në fakt ky ka qënë interpretimi para qershorit të vitit 2025 deri në qershor të vitit 2025 ka qenë në fuqi praktika ku seanca është thirrur brenda 30 ditëve e ka mundur të përmbyllet pas 3,4 e deri në 6 muaj siç e kemi pasur praktikën më 2014. Por, nga qershori i vitit 2025, Gjykata në mënyrën më të qartë të mundshme e ka precizuar që mbajtja e seancën konstituive nuk nënkupton që deputetët të shkojnë të qëndrojnë të pranishëm në sallë pasi qëndrimi si i tillë nuk ka asnjë vlerë juridike as në formimin e kuorumit e as në anën e vendimmarrjes – Gjykata ka precizuar se mbajtja e seancës konstituive nënkupton betimin e deputetëve, formimin e komisioneve, dhënien e mandateve, zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve më së voni gjatë 30 ditëve”, u shpreh Cakolli.

Ai ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për caktimin e seancës në ditën e 29-të nga afati prej 30 ditësh, duke thënë se kjo ka kufizuar hapësirën për zhvillimin e konsultimeve politike.

Sipas tij, nëse seanca do të ishte thirrur më herët, bisedimet mes partive politike do të mund të zhvilloheshin paralelisht dhe nuk do të ishte e nevojshme të konsumoheshin të gjitha ditët e afatit.

Cakolli ka vlerësuar se caktimi i seancës për nesër mund të jetë pjesë e një taktizimi politik, duke pretenduar se kjo mund të krijojë një situatë ku përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit t’u bartet partive opozitare.

“Ne kemi një problem për shkak të papërgjegjësisë të ushtrueses së detyrës së presidentes, seanca është caktuar në ditën e 29 nga gjithsej 30 ditë. Po të caktohej seanca shumë më herët të gjitha këto bisedime që në fakt edhe nuk ndodhën pasi patëm vetëm disa takime kanë mundur të zhvillohen paralelisht dhe nuk ka pasur asnjë nevojë të konsumohen të gjitha ditët e të thirret një seancë nesër. Mendoj se seanca e thirrur nesër, si taktizim politik kuptohet, përtej të qenurit shkelje kushtetuese ka të bëjë me faktin që po tentohet të krijohet një rrethanë ku në rast të mospjesëmarrjes së deputetëve nga partitë opozitare unë besoj që VV-ja mund të procedoj me votimin e kryetari të Kuvendit në mënyrë që kur vije tek propozimi të nënkryetarëve të Kuvendit për shkak të mungesës së opozitës do t’ju faturohet atyre dështimi se Kuvendi nuk po konstituohet”, u shpreh Cakolli.

source

You Might Also Like

Maliqi: Deputetët t’i drejtohen Supremes për Kurtin e Haxhiun jo Kushtetueses, Prokuroria të hapë procedurë për krim kundër Republikës
Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Të shtëna me armë në Banjë të Istogut – Plagoset një person, dërgohet në spitalin e Pejës, policia jep detaje
14-vjeçari në Tajlandë lë shtatë të vrarë dhe 23 të plagosur
Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte

LEXO GJITHASHTU

Hamza mbledh GP-në në Kuvend: Është cenuar demokracia dhe Kushtetuta e Kosovës
Hamza mbledh GP-në në Kuvend: Është cenuar demokracia dhe Kushtetuta e Kosovës
TOP Momenti
Bajrami: Do të dështojë edhe ky konkurs – Mbi 3 vjet me ushtrues detyre edhe pozita e sekretarit të Kuvendit
Bajrami: Do të dështojë edhe ky konkurs – Mbi 3 vjet me ushtrues detyre edhe pozita e sekretarit të Kuvendit
TOP Momenti
IKD: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sonte, shkelet Kushtetuta
IKD: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sonte, shkelet Kushtetuta
TOP Momenti
Tahiri: Nuk do të lejojmë rrezikimin e rendit kushtetues, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte
Tahiri: Nuk do të lejojmë rrezikimin e rendit kushtetues, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte
TOP Momenti
Vazhdon ngërçi politik, analistët paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme
Vazhdon ngërçi politik, analistët paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme
TOP Momenti

You Might Also Like

Kosova shpall ‘non grata’ shefin e Telekomit të Serbisë
Lajme

Kosova shpall ‘non grata’ shefin e Telekomit të Serbisë

August 7, 2026
Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë sonte seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte
Lajme

Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë sonte seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte

August 7, 2026
Kraki me një melodi muzikore në prapavijë flet për situatën politike: Gabim e kanë ata që mendojnë se afati përfundon sonte…
Lajme

Kraki me një melodi muzikore në prapavijë flet për situatën politike: Gabim e kanë ata që mendojnë se afati përfundon sonte…

August 7, 2026
LDK-ja i bën thirrje VV-së ta thërrasë seancën konstituive sonte
Lajme

LDK-ja i bën thirrje VV-së ta thërrasë seancën konstituive sonte

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?