Hekuran Murati nga VV’ja, ka krahasuar situatën aktuale të moskonstituimit të kuvendit, me atë të vitit të kaluar, për dhjetëra seanca me radhë VV’ja s’kishte arritur ta zgjidhte kryetarin e parlamentit për shkak të mungesës së votave.
Murati, në postimin e tij, ka bërë reagim ndaj partive të tjera dhe analistëve, të cilët kanë bërë thirrje për konstituim, duke thënë se ‘’çka kanë sot’’.
Postimi:
Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishin certifikuar me 27 mars 2025.
Me 26 prill 2025 ishin bërë 30 ditë prej certifikimit të zgjedhjeve, dhe nuk ishte konstituuar Kuvendi, sepse opozita po e bllokonte konstituimin.
Askush prej opozitës asokohe, e as prej “analistëve”, nuk e kishte cilësuar këtë vonesë si problem e as si shkelje kushtetuese.
Çka kanë sot?
The post Mungesën e numrave të vitit të kaluar, Murati e krahason situatën aktuale, i kapet opozitës e analistëve: Çka kanë sot appeared first on Gazeta Express.

