By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Miqësorja e sotme me Izraelin – blindohet Tirana, bllokime në 10 akse rrugore dhe masa të rrepta sigurie
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Miqësorja e sotme me Izraelin – blindohet Tirana, bllokime në 10 akse rrugore dhe masa të rrepta sigurie
TOP Momenti

Miqësorja e sotme me Izraelin – blindohet Tirana, bllokime në 10 akse rrugore dhe masa të rrepta sigurie

Momenti
Published: June 3, 2026

Mbrëmjen e sotme në 20:00 Kombëtarja sfidon Izraelin në stadiumin “Arena Kombëtare” në një ndeshje miqësore, teksa masat e sigurisë pritet të jetë tejet të rrepta.

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim, duke njoftuar qytetarët për masat e mara dhe rrugët që nuk do të jenë të aksesueshme.

Your browser does not support the video tag.

“Plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit, që do të zhvillohet më datë 03.06.2026, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve ndërkombëtare.

Your browser does not support the video tag.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 03.06.2026, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara, duke filluar nga ora 16:00, datë 03.06.2026, deri në përfundim të ndeshjes:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food “Laguna”, pranë urës së ish-hotel Dajtit;

Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës;

Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrjeje për në parkimin e caktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;

Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

Te sheshi “Willson”, devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.

-Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjet e stadiumit, duke filluar nga ora 18:00, pasi, për shkak të fluksit të tifozëve pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’u ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit”, shkruan Policia e Shtetit. /Telegrafi/

You Might Also Like

Aksident në magjistralen Gjakovë–Prizren, shtatë të lënduar
Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së
Mucunski në Forumin e Dubrovnikut kërkon proces të besueshëm dhe të bazuar në meritë për zgjerimin e BE-së
Vapa përfshin vendin, IKSHPK jep rekomandime për qytetarët
LSDM: Buxheti është bosh, rrezikohen pensionet dhe shtylla e dytë pensionale

You Might Also Like

Vozitën në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar-Tetovë, shoqërohen në polici dy persona
TOP Momenti

Vozitën në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar-Tetovë, shoqërohen në polici dy persona

June 28, 2026
Koci paralajmëron qytetarët që kalojnë nëpër Serbi: Postimet në rrjete sociale mund t’ju sjellin probleme
TOP Momenti

Koci paralajmëron qytetarët që kalojnë nëpër Serbi: Postimet në rrjete sociale mund t’ju sjellin probleme

June 28, 2026
​Rinumërimi i 185 vendvotimeve, nuk u gjeten parregullsi që kërkojnë zgjerim të procesit
TOP Momenti

​Rinumërimi i 185 vendvotimeve, nuk u gjeten parregullsi që kërkojnë zgjerim të procesit

June 28, 2026
Arrestohet një person në Shkup për vrasje
TOP Momenti

Arrestohet një person në Shkup për vrasje

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?