By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama: Shqipëria zgjidhet me votë unanime Presidente e Forest Europe për periudhën 2026–2030
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama: Shqipëria zgjidhet me votë unanime Presidente e Forest Europe për periudhën 2026–2030
TOP Momenti

Rama: Shqipëria zgjidhet me votë unanime Presidente e Forest Europe për periudhën 2026–2030

Momenti
Published: June 3, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është zgjedhur me votë unanime nga 45 vendet anëtare si Presidente e Forest Europe për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën nga Suedia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë si një arritje të rëndësishme për vendin, duke theksuar se zgjedhja u mbështet nga të gjitha vendet anëtare, pa asnjë kundërshtim.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, ky vendim merr një domethënie të veçantë përballë kritikave dhe akuzave që, sipas kryeministrit, janë adresuar vazhdimisht ndaj Shqipërisë në lidhje me çështjet mjedisore dhe menaxhimin e pyjeve.

“Shqipëria e tradhëtarëve sapo u zgjodh me votë unanime të 45 vendeve anëtare, si Presidente e Forest Europe për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën nga Suedia”, shkroi Rama, duke përdorur një ton ironik ndaj kritikëve të qeverisë.

Kryeministri nënvizoi se Forest Europe përbën platformën më të rëndësishme pan-evropiane për politikëbërjen në fushën e pyjeve, duke bashkuar 45 shtete evropiane dhe Bashkimi Evropian për të përcaktuar drejtimet strategjike të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, mbrojtjes së biodiversitetit pyjor, luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të ekonomisë së gjelbër.

Rama theksoi se deri në vitin 2030, Shqipëria do të drejtojë agjendën politike dhe procesin ministerial të organizatës, duke koordinuar diskutimet dhe prioritetet evropiane për sektorin e pyjeve.

Sipas tij, ky rol do të kontribuojë në rritjen e kompetencave institucionale dhe reputacionit ndërkombëtar të vendit, ndërsa e cilësoi zgjedhjen si një tjetër sukses të rëndësishëm diplomatik për Shqipërinë.

“Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm diplomatik, që e forcon më tej profilin ndërkombëtar të vendit dhe rrit rolin e Shqipërisë në diplomacinë mjedisore”, u shpreh Rama në reagimin e tij. /Telegrafi/

You Might Also Like

“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil
Veriu nën llupën e sigurisë
Zjarr në dy fshatra të Mitrovicës, zjarrfikësit vijojnë intervenimin
Mërgimtarët nisin kthimin, mbi dy orë pritje në Merdar
Një planet si Toka, por 23 herë më masiv: shkencëtarët përballë një enigme

LEXO GJITHASHTU

Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë
Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë
TOP Momenti
Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
TOP Momenti
Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
TOP Momenti
“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë
“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë
TOP Momenti
Studimi tregon çfarë ndikon më shumë në humbjen e peshës
Studimi tregon çfarë ndikon më shumë në humbjen e peshës
TOP Momenti

You Might Also Like

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person
TOP Momenti

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

August 22, 2026
Fluks i shërbimeve emergjente
TOP Momenti

Fluks i shërbimeve emergjente

August 22, 2026
Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë
TOP Momenti

Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë

August 22, 2026
Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës
TOP Momenti

Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?