By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ibrahimi: Komunave po u pamundësohet rishikimi i buxhetit, rrezikohen miliona euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ibrahimi: Komunave po u pamundësohet rishikimi i buxhetit, rrezikohen miliona euro
TOP Momenti

Ibrahimi: Komunave po u pamundësohet rishikimi i buxhetit, rrezikohen miliona euro

Momenti
Published: May 31, 2026









Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka kritikuar  nivelin qendror për mënyrën e ndarjeve buxhetore për komunat dhe mungesën e mundësisë për rishikim të buxheteve lokale, duke thënë se kjo situatë po shkakton pasoja të mëdha në realizimin e projekteve komunale.

Your browser does not support the video tag.


Ibrahimi deklaroi se komunave tash e disa vite nuk po u lejohet rishikimi i buxhetit, gjë që sipas tij po krijon probleme të vazhdueshme në nivel lokal.


“Procesi i rishikimit të buxhetit të Republikës së Kosovës, mirëpo edhe nëpër komunat tona nuk është lejuar që disa vite. Dhe kjo po shkakton shumë probleme në nivelin lokal, sepse komunat nuk po e kanë mundësinë ligjore që ta bëjnë rishikimin e buxhetit apo vijave buxhetore, të cilat janë të destinuara për projektet e caktuara, apo për subvencione, apo për mallra dhe shërbime. Kjo është duke ndodhur që disa vite dhe për këtë normal që kryetarët përgjegjësinë e hedhin te niveli qendror, përkatësisht Ministria e Financave. Ne po shpresojmë që gjatë këtij viti, herë dokurdo që ndodh rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës, t’u lejohet edhe komunave ta bëjnë rishikimin e buxhetit”, deklaroi Ibrahimi.


Ai tha se shumë projekte kanë mbetur pa u realizuar për shkak të mungesës së fleksibilitetit në menaxhimin e mjeteve buxhetore, sidomos pas marrjes së mjeteve nga komunat për shkak të vendimeve gjyqësore.


“Shumë projekte po mbesin pa u zbatuar për shkak të moslejimit të rishikimit të buxhetit si të tillë në nivelin lokal, sepse për këtë vit, për vitin 2026, buxheti i komunave është aprovuar qysh në shtator të vitit të kaluar. Mirëpo, duke parë që për shkak të vendimeve gjyqësore po u merren komunave miliona euro, atëherë po mbesin edhe disa projekte pa u zbatuar. Për këtë arsye kryetarët po mendojnë që rishikimi i buxhetit duhet të ndodhë këtë vit. Ne po shpresojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës, pas zgjedhjeve të 7 qershorit, t’ia lejojë komunave edhe rishikimin e buxhetit”, tha ai.


Duke folur për ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm, Ibrahimi tha se shtimi i grantit për komunat nuk do të ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal, pasi shumica e mjeteve do të shkojnë për paga dhe mëditje.


“Për vitin e ardhshëm, nga aspekti i grantit të përgjithshëm, komunat do të kenë shtim vetëm për 46.5 milionë euro dhe shumica e këtyre mjeteve financiare në grantet e përgjithshme do të shkojnë në paga dhe mëditje, e jo për zhvillim ekonomik lokal. Gjithashtu, kryetarët kanë vërejtur që nuk ka barazi të plotë në ndarjet buxhetore ndaj komunave nga ministritë e linjës. Kjo nuk është duke ndodhur vetëm këtë vit, por tash e disa vite radhazi dhe për këtë arsye ne si Asociacion kemi kërkuar që të themelohet granti i katërt për investime kapitale”, deklaroi ai.


Ibrahimi foli edhe për problemet me sistemin e ri të tatimit në pronë, duke paralajmëruar humbje të mëdha për komunat nga të hyrat vetanake.


“Komunat janë ankuar se niveli qendror, përkatësisht Ministria e Financave, nuk e ka funksionalizuar në tërësi sistemin e pagesave për tatimin në pronë dhe shumë komuna nuk po munden t’i vjelin këto të hyra, sepse qytetarët nuk po munden ta paguajnë tatimin në pronë për shkak të sistemit të ri që është duke u zbatuar nga gushti i vitit të kaluar. Për shkak të mosfunksionalizimit të plotë të këtij sistemi, komunat kanë mundësi që vetëm këtë vit t’i humbin miliona euro nga të hyrat vetanake, mjete të cilat janë planifikuar për investime kapitale”, shtoi ai.


Kuvendi i Kosovës e ka miratuar më 20 shkurt ligjin për buxhetin shtetëror në vlerë rreth 4 miliardë euro, me gjithë kundërshtimet dhe ankesat e opozitës.


Projektligji për buxhetin kaloi në lexim të dytë me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim, katër ditë pasi ishte miratuar në lexim të parë.


Votimi erdhi pasi Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bëri ndryshime dhe i miratoi ato në ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026.


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se vërejtjet dhe kritikat e deputetëve do të trajtohen me rastin e rishikimit të buxhetit për këtë vit.


“Megjithatë, buxheti i miratuar sot, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro, parasheh 867 milionë euro për komunat; përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik; përmban ndryshimin e nevojshëm që mundëson dyfishimin e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para; si dhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, derisa të miratojmë Ligjin e ri për Tatimin në Pronë, në konsultim me komunat e vendit tonë”, pati shkruar Kurti në Facebook./EO


source

You Might Also Like

Arsenal armësh pranë varrezave masive, veriu i Kosovës nën llupën e sigurisë
Inspektorati i Mjedisit urdhëron mbylljen e një restoranti te Liqeni Radoniqit
Vjedhje e rëndë në Leposaviq, arrestohen tre të dyshuar
Vata pranon krimin para gjykatës: Nuk e di si e godita, u kërkoj ndjesë familjarëve të turistit
Ahmeti hap “Dosjen” e viteve ’80: Si organizoheshin shqiptarët nën syrin e UDB-së

LEXO GJITHASHTU

Ahmeti për arrestimet nga UDB-ja: Çdo goditje na bënte më të fortë
Ahmeti për arrestimet nga UDB-ja: Çdo goditje na bënte më të fortë
Lajme
“Na torturuan që në fillim” – Ali Ahmeti rrëfen arrestimin dhe ditët e burgut në vitin 1985
“Na torturuan që në fillim” – Ali Ahmeti rrëfen arrestimin dhe ditët e burgut në vitin 1985
Lajme
Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar
Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar
Lajme
Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar
Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar
Lajme
Sulmi me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person, arrestohet 18 vjeçari
Sulmi me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person, arrestohet 18 vjeçari
Lajme

You Might Also Like

Misajllovski: Nga 1 janari paga më të larta për ushtarët dhe zgjidhje të përhershme për statusin e ushtarëve profesionistë
TOP Momenti

Misajllovski: Nga 1 janari paga më të larta për ushtarët dhe zgjidhje të përhershme për statusin e ushtarëve profesionistë

August 21, 2026
Deputetja e Aleancës kritikon Çekun: Vetëm 10 ditë para shkollës, prindërit ende në kaos për librat
TOP Momenti

Deputetja e Aleancës kritikon Çekun: Vetëm 10 ditë para shkollës, prindërit ende në kaos për librat

August 21, 2026
Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor
TOP Momenti

Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor

August 21, 2026
Klekovski: Gropat septike dhe ujrat e ndenjura janë burim me rrezik të lartë për përhapjen e virusit Ethet e Nilit Perëndimor
TOP Momenti

Klekovski: Gropat septike dhe ujrat e ndenjura janë burim me rrezik të lartë për përhapjen e virusit Ethet e Nilit Perëndimor

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?