By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Na torturuan që në fillim” – Ali Ahmeti rrëfen arrestimin dhe ditët e burgut në vitin 1985
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Na torturuan që në fillim” – Ali Ahmeti rrëfen arrestimin dhe ditët e burgut në vitin 1985
Lajme

“Na torturuan që në fillim” – Ali Ahmeti rrëfen arrestimin dhe ditët e burgut në vitin 1985

Momenti
Published: August 21, 2026

Ali Ahmeti, ka rrëfyer detaje nga arrestimi i tij në vitin 1985, duke kujtuar ndërhyrjen e forcave policore dhe trajtimin e të arrestuarve shqiptarë.

Në një intervistë me moderatorin Ermal Panduri për ciklin ”Dosjet” në Debat Plus, Ahmeti tha se ishte arrestuar gjatë një ndërhyrjeje të njësive speciale, ndërsa tentonte të bashkonte sërish grupin që ishte ndarë nga forcat policore.

Ai ka treguar se pas arrestimit, ai dhe të tjerë u mbajtën për rreth një javë në bodrumin e zjarrfikësve në një ambient me ujë. Sipas Ahmetit, shqetësimi më i madh për të ishte fakti se mes të arrestuarve kishte shumë të rinj, përfshirë gjimnazistë dhe vajza të reja.

Your browser does not support the video tag.

Të arrestuarit u transferuan në burgun e Prishtinës, ndërsa Ahmeti ka thënë se u dërgua më vonë në Smrekonicë.

I pyetur nga Panduri nëse i kujtohej se kush e kishte marrë në pyetje, Ahmeti përmendi Jakup Hotin, për të cilin tha se ishte personi që e kishte arrestuar dhe se ishte sjellë keq me të arrestuarit.

“Na ka torturuar që në fillim”, deklaroi Ahmeti, duke rrëfyer edhe mënyrën se si ishin transportuar pas arrestimit.

Sipas kujtimit të tij, gjashtë persona ishin futur në një veturë të vogël tip “Fiço”. Ahmeti tha se ndaj tij nuk ishin përdorur të njëjtat forma dhune si ndaj disa prej të rinjve të arrestuar.

Ai përmendi edhe disa nga personat që, sipas kujtesës së tij, ishin arrestuar dhe trajtuar keq nga UDB-ashët, Faik Lama, Bashkim Kursani dhe Faik Nura.

Ahmeti pranoi se, për shkak se kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ngjarjet, nuk i kujton me saktësi të gjitha emrat dhe detajet.

“Unë po tregoj të vërteta. Po janë 40 e sa vite”, tha Ahmeti gjatë rrëfimit të tij.

source

You Might Also Like

Hamza mbështet Marshin për Liri: Më 12 shtator të jemi të gjithë në Prishtinë
Emri i Presidentit konsensual, as të premten s’ka takim mes Kurtit e Abdixhikut
Mungesa e kushteve në KEK, kërkesat e shkresat pa përgjigje, PDK kritikon qeverinë
Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
Vrau 5 persona dhe plagosi 10 të tjerë në vitin 2009, ekzekutohet 58-vjeçari në Japoni

LEXO GJITHASHTU

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit
“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit
TOP Momenti
​Në fundjavë mot i nxehtë, temperatura më e lartë 38 gradë Celsius
​Në fundjavë mot i nxehtë, temperatura më e lartë 38 gradë Celsius
TOP Momenti
Vrasja e turistit në Ksamil, shtetasi turk në Gjykatë: Vata më tha jam rrëzuar me motor
Vrasja e turistit në Ksamil, shtetasi turk në Gjykatë: Vata më tha jam rrëzuar me motor
TOP Momenti
Sulm rus me dronë në një qendër tregtare në Ukrainë, 15 të vrarë e qindra të plagosur përfshirë dhjetëra fëmijë, thonë zyrtarët ukrainas
Sulm rus me dronë në një qendër tregtare në Ukrainë, 15 të vrarë e qindra të plagosur përfshirë dhjetëra fëmijë, thonë zyrtarët ukrainas
Lajme
Ahmeti për arrestimet nga UDB-ja: Çdo goditje na bënte më të fortë
Ahmeti për arrestimet nga UDB-ja: Çdo goditje na bënte më të fortë
Lajme

You Might Also Like

Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar
Lajme

Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar

August 21, 2026
Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar
Lajme

Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar

August 21, 2026
Sulmi me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person, arrestohet 18 vjeçari
Lajme

Sulmi me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person, arrestohet 18 vjeçari

August 21, 2026
“Xhevat Kasrati” – Ali Ahmeti: UDB-ja kishte njerëz brenda nesh
Lajme

“Xhevat Kasrati” – Ali Ahmeti: UDB-ja kishte njerëz brenda nesh

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?