By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Integrimi, Rama: Ngjitëm pikën më të lartë deri tani në këtë të përpjetë të mundimshme historike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Integrimi, Rama: Ngjitëm pikën më të lartë deri tani në këtë të përpjetë të mundimshme historike
Lajme

Integrimi, Rama: Ngjitëm pikën më të lartë deri tani në këtë të përpjetë të mundimshme historike

Momenti
Published: May 31, 2026

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Shënimet e Javës”, e cilësoi datën 26 maj si një moment historik për vendin, duke theksuar se Shqipëria ka hyrë në fazën e fundit të procesit të integrimit europian, pas mbylljes së fazës së çeljes së kapitujve të negociatave dhe nisjes së fazës së mbylljes së tyre. Kreu i qeverisë përmend faktin që për ironi të fatit, kjo faze e re vjen 30 vjet pas 26 majit të dhunës dhe përgjakjes së opozitës. Rama vë në dukje se Shqipëria është ngjitur në pikën më të lartë ndonjëherë në atë që e konsideron si e përpjeta e mundimshme historike, shkruan A2CNN.

“Javën që lamë pas, pikërisht më 26 maj, si për një ironi apo buzëqeshje të fatit, 30 vjet pas 26 majit të dhunës, të përgjakjes së opozitës, të grabitjes së votave dhe të vulosjes së një sundimi autokratik me tipare diktatoriale në Shqipëri, erdhëm në ditën kur Shqipëria hyri në fazën e re dhe të fundit të rrugëtimit të saj europian, duke mbyllur fazën e çeljes së kapitujve të negociatave dhe duke hapur fazën e mbylljes së tyre. Pra, më 26 maj, Shqipëria u ngjit në pikën më të lartë ndonjëherë në këtë të përpjetë të mundimshme historike dhe tanimë maja ku do të ngjitemi së bashku dhe do të vendosim flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe të Gjergj Kastriotit, duke i dhënë kuptim dhe duke i dhënë sens të plotë një historie të stërgjatë ëndërrimi për Bashkimin Europian sot, por për atë që ishte hapësira e diellit që lind andej nga perëndon deri dje, është më afër se asnjëherë”.

Your browser does not support the video tag.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se kemi një hapësirë të ndërmjetme në vitin 2028 dhe kemi objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

“Është një moment jashtëzakonisht kuptimplotë i kësaj rruge drejt anëtarësimit dhe është, në të njëjtën kohë, edhe një certifikim absolut i një pune të palodhur të një kohe të gjatë. Është një moment që sigurisht vjen me shumë satisfaksion, por njëkohësisht vjen edhe me shumë përgjegjësi, pasi ky nuk është thjesht një sukses në rrugën e negociatave dhe kjo nuk është një datë në kalendarin e integrimit, por është një rezultat i transformimeve të thella që vendi ynë ka bërë në dekadën e fundit, i reformave tejet të vështira e sfiduese, i konstatimit se institucionet tanimë janë ngritur, por njëkohësisht edhe i domosdoshmërisë për të konsoliduar shtetin ligjor, për të konsoliduar hapësirën e lirive individuale dhe për të konsoliduar atë që është thelbi, përpjekja për barazi përpara ligjit. Është domethënëse që Bashkimi Europian konfirmon faktin e përmbushjes së suksesshme të të gjitha detyrave të deritanishme, pikërisht në ato fusha që lidhen me drejtësinë, me luftën kundër korrupsionit dhe me funksionimin e institucioneve demokratike, dhe sa një arsye për të qenë krenarë, aq edhe një arsye për të ndjerë të gjithë peshën e përgjegjësisë në këtë fazë të fundit, e cila nuk është më e lehta, por është më e vështira, për të cilën kemi një kalendar të dakordësuar me Komisionin Europian, që të arrijmë me sukses mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027. Kemi një hapësirë të ndërmjetme në vitin 2028 dhe kemi objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030”.

The post Integrimi, Rama: Ngjitëm pikën më të lartë deri tani në këtë të përpjetë të mundimshme historike appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

LEXO GJITHASHTU

Bekë Berisha: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Bekë Berisha: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Lajme
Hamza: S’u respektua aktgjykimi, PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës
Hamza: S’u respektua aktgjykimi, PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës
Lajme
Përfundon afati, s’ka konstituim të Kuvendit – Opozitës iu mbyllën dyert e sallës, seanca e VV’së sot nga ora 11:00
Përfundon afati, s’ka konstituim të Kuvendit – Opozitës iu mbyllën dyert e sallës, seanca e VV’së sot nga ora 11:00
Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
TOP Momenti
Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie
Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie
Lajme

You Might Also Like

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet
Lajme

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet

August 7, 2026
Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryme kushtetuese dhe afatet
Lajme

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryme kushtetuese dhe afatet

August 7, 2026
Bugaqku: Deputetët e VV’së po e shkelin rendin Kushtetues, nëse s’konstituohet kuvendi sonte çdo seancë nga nesër është e kontestueshme
Lajme

Bugaqku: Deputetët e VV’së po e shkelin rendin Kushtetues, nëse s’konstituohet kuvendi sonte çdo seancë nga nesër është e kontestueshme

August 7, 2026
Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin
Lajme

Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?