By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kongresisti Self: Të zbatohet Ohri dhe të ruhen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kongresisti Self: Të zbatohet Ohri dhe të ruhen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Kongresisti Self: Të zbatohet Ohri dhe të ruhen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Momenti
Published: May 28, 2026









Kongresisti amerikan Keith Self zhvilloi të mërkurën në Maqedoninë e Veriut takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare dhe me liderë të opozitës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend, pozitën e shqiptarëve dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Your browser does not support the video tag.


Në takimin me përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore shqiptare morën pjesë Mevlan Ademi, Besar Sejdiu dhe Jon Selimi, të cilët paraqitën shqetësimet e tyre lidhur me moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe tendencat që, sipas tyre, cenojnë të drejtat e fituara të shqiptarëve, njofton organizata “Shqiptarët për Amerikën”.

Your browser does not support the video tag.


Përfaqësuesit studentorë theksuan rëndësinë e mbrojtjes së gjuhës shqipe, respektimit të barazisë kushtetuese dhe ruajtjes së frymës së bashkëjetesës e të përfaqësimit të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit.


Më pas, kongresisti Self zhvilloi takim edhe me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku morën pjesë Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela.


Gjatë diskutimeve u trajtuan zhvillimet aktuale politike, sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe rëndësia e respektimit të marrëveshjeve dhe standardeve që garantojnë barazi, përfaqësim dhe stabilitet ndëretnik.


Kongresisti amerikan Keith Self ritheksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit, respektimit të të drejtave demokratike dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci për bashkëjetesë dhe paqe afatgjatë në vend dhe rajon.


Vizita e kongresistit Self në rajon vjen pas qëndrimit në Luginën e Preshevës dhe takimeve me përfaqësues politikë e institucionalë shqiptarë, si dhe pas takimeve me krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës. 



source

You Might Also Like

LDK tha se kërkon postin e presidentit, Nagavci: Preferojmë kandidat jopartiak
98 inspektime në mbarë Kosovën, mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba
Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
KRRE paralajmëron ndryshime: Tarifa e lirë e energjisë elektrike mund të vendoset edhe të shtunën
​“Kultura shqiptare pa Qosjen do të ishte më e varfër”

You Might Also Like

​Kosova forcon standardet e privatësisë, AIP pjesë e rrjeteve ndërkombëtare
TOP Momenti

​Kosova forcon standardet e privatësisë, AIP pjesë e rrjeteve ndërkombëtare

June 25, 2026
​Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes i jep arsyet
TOP Momenti

​Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes i jep arsyet

June 25, 2026
Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë në QSUT, zbulohet menuja e darkës
TOP Momenti

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë në QSUT, zbulohet menuja e darkës

June 25, 2026
Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBV-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite
TOP Momenti

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBV-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?