By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: LDK tha se kërkon postin e presidentit, Nagavci: Preferojmë kandidat jopartiak
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
LDK tha se kërkon postin e presidentit, Nagavci: Preferojmë kandidat jopartiak
TOP Momenti

LDK tha se kërkon postin e presidentit, Nagavci: Preferojmë kandidat jopartiak

Momenti
Published: June 25, 2026

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëria Nagavci ka deklaruar se presin ndonjë kandidat jo partiak për president, të cilët do të ishin më unifikues dhe do të ushtronin me kompetencë e përgjegjësi pozicionin e tyre.

Nagavci pasi mori pjesë në ngjarjen kushtuar 90 vjetorit të lindjes së Rexhep Qosjes, tha se do të shmangin një krizë të re e që të funksionalizojnë institucionet dhe të vazhdojnë me detyrat të cilat janë me rëndësi për qytetarët.

Your browser does not support the video tag.

“Në këtë fjalim unë nuk kam pasur deklarata për emra të veçantë të kandidatëve të cilët kanë dëshirë të jenë president apo presidente, gjithsesi ne presim që të kemi një kandidat, kandidate konsensuale. Jo partiak, jo partiakë, të cilët do të ushtronin, besoj edhe me kompetencë e përgjegjësi pozicionin e tyre dhe rolin unifikues po ashtu. Në këtë rast ju do të keni një kandidat partiak apo institucion? Kjo është një çështje që duhet të diskutohet tani që edhe para zgjedhjes të tetorit. Ne kemi kërkuar nga partitë pozitare që të propozojnë emrat e tyre për president. Kemi qenë të gatshëm që t’i japim nënshkrimet për të mandatuar kandidatët për president, kemi qenë të gatshëm të bashkëqeverisim me Vetëvendosjen, kemi qenë të gatshëm po ashtu, por jemi të mbyllur që të shmangim një krizë të re e që të funksionalizojmë institucionet e të vazhdojmë me detyrat të cilat janë me rëndësi për qytetarët”, tha Nagavci.

​Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në Qeverinë Kurti, ai e do LDK-në si një material për kontroll total

Nagavci ka shtuar se ndodhi ajo që ndodhi, u pa që nuk pati asnjë lëvizje të deputetëve të partive të tjera të cilët ishin në Kuvend për të zgjedhur presidentin, shkuam në zgjedhje të cilat i konfirmuan edhe një herë që Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i cili është më i madhi në këtë legjislaturë se sa të gjitha partitë të tjera bashkë, përjashto Vetëvendosjen si subjektin e parë, të dytë e të tretë e kështu me radhë.

Ajo u shpreh optimiste se deputetët do të respektojnë vullnetin e qytetarëve, duke shtuar se nuk kanë shumë kohë për të humbur dhe ka marrëveshje ndërkombëtare e projekte të cilat presin të shqyrtohen.

Nagavci u pyet nga gazetarët nëse Ramush Haradinaj do të kishte mbështetjen e LVV-së për president, mirëpo ajo u shpreh se është absurd që dikush që ka folur “fjalë të pamatura të kërkojë që të marrë mbështetje.

“Po tani siç thashë, nuk do të kisha dashur të flisja me emra të veçantë. Është për mua personalisht, është pak absurde që një person, cili do qoftë ai, i cili ka folur fjalë të pamatura, gjëra të cilat e dinë edhe vetë që nuk qëndrojnë në Kuvend, tashmë të kërkojnë që të marrin mbështetjen. Kjo tregon shumë edhe për atë që ka ndodhur para apo edhe tani, kështu që unë besoj e përsëris që të gjendet, të gjenden disa emra konsensualë sepse besoj që Kosova ka mjaftueshëm njerëz me integritet, me pikëllatë edhe personale edhe profesionale, të cilët do të bënin në mënyrë shumë të mirë presidentin apo presidenten. Edhe Ramush Haradinaj duhet larguar? Unë nuk po flas sot me emër të lëvizjes, me emra të tillë, por atë që mund të them është se është kohë që të mendojmë për institucionet, të mendojmë se si dalim nga kjo krizë politikë edhe të lëmë anash vetëm ambiciet edhe interesat personale”, tha Nagavci. /KP/

You Might Also Like

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë
OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët
Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione
Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin
Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

LEXO GJITHASHTU

“InfoNata” 27.08.2026
“InfoNata” 27.08.2026
TOP Momenti
Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm
Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm
TOP Momenti
Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual
Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual
TOP Momenti
Republikani Joe Wilson: Serbia nën Vuçiqin po kërcënon stabilitetin e rajonit
Republikani Joe Wilson: Serbia nën Vuçiqin po kërcënon stabilitetin e rajonit
TOP Momenti
Mbretëria e Bashkuar shteti i parë që njohu Kosovën – kryeministri britanik rikujton disa fakte historike në letrën që i shkroi Kurtit
Mbretëria e Bashkuar shteti i parë që njohu Kosovën – kryeministri britanik rikujton disa fakte historike në letrën që i shkroi Kurtit
Lajme

You Might Also Like

Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria
TOP Momenti

Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria

August 27, 2026
​PDK letër të re Deharit, kërkojnë ta thërras seancën të premten në orën 11:00
TOP Momenti

​PDK letër të re Deharit, kërkojnë ta thërras seancën të premten në orën 11:00

August 27, 2026
Daut Haradinaj: Ekziston një incizim 2-orësh, Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB
TOP Momenti

Daut Haradinaj: Ekziston një incizim 2-orësh, Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB

August 27, 2026
Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
TOP Momenti

Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?