By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Kosova forcon standardet e privatësisë, AIP pjesë e rrjeteve ndërkombëtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Kosova forcon standardet e privatësisë, AIP pjesë e rrjeteve ndërkombëtare
TOP Momenti

​Kosova forcon standardet e privatësisë, AIP pjesë e rrjeteve ndërkombëtare

Momenti
Published: June 25, 2026

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shënuar 5-vjetorin e themelimit të saj, ku përfaqësues institucionalë dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar punën dhe rolin e saj në forcimin e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale në Kosovë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se një shtet demokratik e trajton transparencën dhe privatësinë si dy garanci të domosdoshme, ngase sipas saj, njëra e bën pushtetin të dukshëm e tjetra e mbron qytetarin nga ndërhyrja e tij.

Your browser does not support the video tag.

“Një shtet demokratik e trajton transparencën dhe privatësinë si dy garanci të domosdoshme, ngase njëra e bën pushtetin të dukshëm, ndërsa tjetra e mbron qytetarin nga ndërhyrja e panevojshme në jetën e tij.. Vetëm gjatë vitit 2025 Agjencia ka pranuar mbi një mijë kërkesa, ka kryer qindra inspektime dhe ka trajtuar qindra pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm.. Brenda një periudhe të shkurtër agjencia ka arritur të vendos Kosovën në rrjete të rëndësishme ndërkombëtare të privatësisë, pjesëmarrja si vëzhguese në bordin evropian, si dhe përfaqësimin e asamblesë globale të privatësisë, janë hapa të rëndësishëm për pranitë profesionale dhe institucionale të republikës sonë në këtë fushë”, tha Haxhiu.

E komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, tha se ngritja e kapaciteteve ishte një nga objektivat që të realizohej, e që rezultoi me mijëra pjesëmarrës.

“Ngritja e kapaciteteve ishte njëra prej objektivave e që realizohej dhe rezultonte me mijëra pjesëmarrës, profesionist dhe filluar nga sektori i drejtësisë ku u trajnuam, shumë gjyqtarë, prokurorë e zyrtarë policorë, të shërbimit korrektues… Filluam me ministrat, kryetarët e komunave, udhëheqësit të pavarur, sekretarë të përgjithshëm, drejtor e deri te zyrtarët e arkives, për të siguruar që llogaridhënia institucionale, nuk do të mbetej peng i mosnjohjes me detyrimet ligjore. Me rol po aq të rëndësishëm, sektori privat ishte në qendrën tonë informuese, karshi përmbushjes së obligimeve ligjore. Si kontrollues të veçantë të të dhënave personale, kompanitë e teknologjisë informative, start up, kompanitë e telekomunikimit ishin pjesë e pandashme e ndërgjegjësimit të aktiviteteve tona. Shëndetësia si një prej sektorëve që ruan të dhëna të ndjeshme ishte fokusi jonë për të ngritur kapacitetet”, tha Sogojeva.

Kurse, drejtori i Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Zdravko Vukiq, tha se nga perspektiva e bordit të BE-së, e vlerësojnë përkushtimin e AIP-së në linjë me praktikat e BE-së.

“Nga perspektiva e bordit të BE-së, ne vlerësojmë përkushtimin e autoritetit të mbrojtjes së të dhënave në linjë me praktikat e BE dhe praktikat më të mira. Statusi i vrojtuesit që Kosova është duke e gëzuar tani brenda kornizës së bordit, është një njohje me rëndësi e përpjekjeve tuaja dhe ofron platformë të vlefshme për dialog për bashkëpunim dhe shkëmbim të ekspertizave. Në një ambient digjital, autoritetet mbikëqyrëse janë bërë më të rëndësishme se kurrë. Përgjatë viteve institucione tona kanë shkëmbyer dituri, përvoja dhe praktika të mira. Ne kemi mësuar nga njëra tjetra dhe kemi punuar bashkë që të forcohemi”, tha ai. /Kp/

You Might Also Like

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës
“InfoNata” 27.08.2026
Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm
Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual
Republikani Joe Wilson: Serbia nën Vuçiqin po kërcënon stabilitetin e rajonit

LEXO GJITHASHTU

Mbretëria e Bashkuar shteti i parë që njohu Kosovën – kryeministri britanik rikujton disa fakte historike në letrën që i shkroi Kurtit
Mbretëria e Bashkuar shteti i parë që njohu Kosovën – kryeministri britanik rikujton disa fakte historike në letrën që i shkroi Kurtit
Lajme
Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria
Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria
TOP Momenti
Ish-Kryetari Erden Atiq publikon fotografi të Mlladiqit dhe me gjuhë fyese i drejtohet Adriana Hoxhiqit
Ish-Kryetari Erden Atiq publikon fotografi të Mlladiqit dhe me gjuhë fyese i drejtohet Adriana Hoxhiqit
Lajme
​PDK letër të re Deharit, kërkojnë ta thërras seancën të premten në orën 11:00
​PDK letër të re Deharit, kërkojnë ta thërras seancën të premten në orën 11:00
TOP Momenti
Shala: LVV dhe LDK do të arrijnë marrëveshje për presidentin
Shala: LVV dhe LDK do të arrijnë marrëveshje për presidentin
Lajme

You Might Also Like

Daut Haradinaj: Ekziston një incizim 2-orësh, Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB
TOP Momenti

Daut Haradinaj: Ekziston një incizim 2-orësh, Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB

August 27, 2026
Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
TOP Momenti

Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin

August 27, 2026
Kelmendi me akuza për ish-presidentin: Rugova ishte “kuisling i llojit unik”
TOP Momenti

Kelmendi me akuza për ish-presidentin: Rugova ishte “kuisling i llojit unik”

August 27, 2026
A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?
TOP Momenti

A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?