By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​“Kultura shqiptare pa Qosjen do të ishte më e varfër”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​“Kultura shqiptare pa Qosjen do të ishte më e varfër”
TOP Momenti

​“Kultura shqiptare pa Qosjen do të ishte më e varfër”

Momenti
Published: June 25, 2026

Si dëshmi kombëtare shqiptare e të gjitha kohërave u kujtua akademik Rexhep Qosja në ligjëratën kushtuar 90 vjetorit të lindjes së tij.

Në ligjërate morën pjesë kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ministri në detyrë i Arsimit, Hajrulla Çeku, profesorë, intelektualë, studentë e familjarë.

Your browser does not support the video tag.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se kultura shqiptare pa akademik Qosjen do të ishte më e varfër dhe pa një nga zërat më të guximshëm e më të thellë të mendimit kulturor e politik të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

“Për të kuptuar më lehtë peshën e vërtetë të një personaliteti të përmasave që kishte profesor Qosja, do të duhej të imagjinonim për një çast se çfarë pamje do të kishte pasur letërsia, politika, publicistika dhe mendimi kulturor e artistik shqiptar në përgjithësi, e kultura shqiptare në Kosovë në veçanti, pa figurën me përmasa kaq të shumta të tij. Kjo kulturë nuk do të ishte vetëm më e varfër, por do të ishte pa njërën nga shtyllat e panteonit kulturor shqiptar të shekullit XX dhe të shekullit XXI; pa njërin nga zërat më të qartë, më të guximshëm dhe më të thellë të mendimit kulturor e politik shqiptar. Por njëkohësisht, do të ishim edhe pa një plejadë të pamatshme të intelektualëve, krijuesve, profesorëve e studentëve që u inspiruan prej tij”, tha Kurti.

Akademik Qosja testamentin e kishte lënë qysh në vitin 2016 ku kishte kërkuar që nipi të kujdesej për varrosjen e tij. Kështu u tha në testamentin që e lexoi aktori, Avni Dalipi.

Qosja kishte thënë se varrimin donte të bënte vetëm me familjarë, pa fjalime e pa media dhe afër varrit të gruas së tij.

“Nipi im, i cili u kujdes për jetën time, dhe prej të cilit kërkoj që të kujdeset edhe për varrosjen time. Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore dhe në përparimin shoqëror që e bën të mundshëm ai, dua të jem i varrosur pa ritual fetar. Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar në pjesën më të madhe të kohës duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve dhe pushteteve të tyre, dua të jem i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare. Varrimin tim dua ta bëjë vetëm familjarët e mi. Meqenëse kam jetuar dhe jam kujdesur të jetoj thjeshtë, ashtu thjeshtë dua të jem edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës. Vdes i qetë.

Meqenëse jetën, krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë politike ia kam kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies së popullit shqiptar, mund të them se as Shqipërisë shtetërore e as Kosovës, të sotme dhe të ardhmes së tyre, nuk u kam mbetur borxh. Në qoftë se Kosovës i kam mbetur borxh, mua këtë mund ta thonë historianët e ardhshëm të letërsisë, të kulturës e të mendimit politik shqiptar. Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat. Meqenëse jam rritur, kam jetuar e kam punuar në kushte politike e shoqërore që dhe pas çlirimit të Kosovës e krijimit të shtetit të saj ishin shumë të vrazhda, nuk mund të them se mospajtimet e mia të shprehura ishin gjithnjë të çliruara nga disa gjykime e vlerësime më të ashpra se ç’duhej.Megjithatë, varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar edhe vepruar duke bërë mirë, duke predikuar të mirën e duke përhapur mirësinë. Këto mendime i shkrova i qetë, i vetëdijshëm dhe mendjekthjellët. Gjyshi yt, Rexhep Qosja. Prishtinë, 30 prill 2016″, u tha në testamentin e tij.

Ndërsa studenti i tij, Ag Apolloni e konsideroi Qosjen si figurë unike të kombit shqiptar.

“Jemi këtu për ta nderuar shkrimtarin Rexhep Qosja. Këtë figurë unike të kombit shqiptar. Kritikët e huaj e kanë quajtur Volteri i Ballkanit dhe Koha e Lindjes. Disa kritikë shqiptarë e kanë konsideruar si kritikun më të madh shqiptar. Robert Elsie e konsideronte si njërin ndër kritikët më të mëdhenj të Ballkanit. Ismajl Kadare e quante si shkrimtarin më të madh shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë shtetërore. Ibrahim Rugova thoshte se Rexhep Qosja ka zgjedhur probleme vitale për letërsinë shqipe. Sabri Hamiti mendonte se Rexhep Qosja e ka shpëtuar letërsinë e Kosovës duke e përmbysur realizmin socialist që vinte nga Shqipëria. Ndërsa, Ali Aliu që çuditej se si ka mundësi që edhe librat kritikë të Qosjes lexoheshin më shumë se romanet e autorëve të tjerë”, tha Apolloni.

Akademik Rexhep Qosja vdiq më 23 prill 2026./KP/

You Might Also Like

​Gazi amerikan, Haxhiu: Çështja nuk është “po” apo “jo”- duhen diskutime
Sofja mohon publikimin e notës diplomatike, Shkupi kërkon sqarim dhe përgjegjësi
AGK-ja e dënon pengimin e punës së ekipit të TV Dukagjini në Gjilan
Igballe Huduti shpallet person “non-grata” në Shqipëri
Policia me aksione të përforcuara, ndalohen 10 persona për posedim të lëndëve narkotike

You Might Also Like

Në 5-vjetorin e AIP-së, Haxhiu kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi
TOP Momenti

Në 5-vjetorin e AIP-së, Haxhiu kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi

June 25, 2026
Reagim: Ekipi i Televizionit Dukagjini pengohet gjatë punës në Gjilan
TOP Momenti

Reagim: Ekipi i Televizionit Dukagjini pengohet gjatë punës në Gjilan

June 25, 2026
Besimi i lartë i qytetarëve konfirmon përkushtimin institucional të Policisë së Kosovës për siguri e shërbim ndaj qytetarëve
TOP Momenti

Besimi i lartë i qytetarëve konfirmon përkushtimin institucional të Policisë së Kosovës për siguri e shërbim ndaj qytetarëve

June 25, 2026
Shpallja përfundimtare e rezultateve zgjedhore, KQZ pret shqyrtimin e ankesave
TOP Momenti

Shpallja përfundimtare e rezultateve zgjedhore, KQZ pret shqyrtimin e ankesave

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?