By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Subvencionimi i linjave ajrore për mërgatën, Kurti sqaron masën 2 milionëshe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Subvencionimi i linjave ajrore për mërgatën, Kurti sqaron masën 2 milionëshe
TOP Momenti

Subvencionimi i linjave ajrore për mërgatën, Kurti sqaron masën 2 milionëshe

Momenti
Published: May 27, 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar lidhur me vendimin e qeverisë që t’i subvencionojë linjat ajrore që lidhin Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” me destinacionet nga të cilat vjen mërgata kosovare.

Sipas Kurtit, kjo masë është marrë me qëllim lehtësimin e udhëtimeve të bashkatdhetarëve gjatë sezonit veror, si dhe për të shmangur anulimet e mundshme të fluturimeve si pasojë e rritjes së kostos së karburantit.

Your browser does not support the video tag.

Ai theksoi se praktika të ngjashme zbatohen nga shumica e shteteve në rajon dhe më gjerë, me synim nxitjen e turizmit dhe lidhjen me diasporën.

“Me mërgatën tonë të mrekullueshme që nuk humb asnjë vit pa ardhur në vendlindje, kemi edhe një arsye më shumë për ta bërë këtë. Rreziku i anulimit të fluturimeve gjatë korrikut dhe gushtit do të kishte pasoja për qytetarët dhe ekonominë e vendit,” ka deklaruar Kurti.

Ai bëri të ditur se për këtë çështje ka angazhuar ministrat Hekuran Murati dhe Dimal Basha për të shqyrtuar dhe realizuar masën mbështetëse.

Sipas tij, vendimi i fundit prej 2 milionë eurosh do të zbatohet për periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, deri në fund të muajit tetor, dhe do të shërbejë për subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Kosovën me qytetet kryesore ku jeton mërgata.

Kurti gjithashtu hodhi poshtë interpretimet se masa ka lidhje me proceset zgjedhore, duke theksuar se bëhet fjalë për një skemë të zakonshme mbështetëse ekonomike.

You Might Also Like

“Këndi i Debatit” 19.08.2026
​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë
Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë
Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin
Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje

LEXO GJITHASHTU

Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Lajme
Shefi i inteligjencës së Ekuadorit dhe pesë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kenia
Shefi i inteligjencës së Ekuadorit dhe pesë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kenia
Lajme
Tatimi individual për çiftet e martuara në Zvicër hyn në fuqi në vitin 2032
Tatimi individual për çiftet e martuara në Zvicër hyn në fuqi në vitin 2032
Lajme
Bërxulli: Zgjatja e negociatave, taktikë e Kurtit – e ndien dobësinë e Abdixhikut
Bërxulli: Zgjatja e negociatave, taktikë e Kurtit – e ndien dobësinë e Abdixhikut
TOP Momenti
Nushi: Kurti dhe Abdixhiku po bëjnë lojë, secili po kalkulon për interesin e vet
Nushi: Kurti dhe Abdixhiku po bëjnë lojë, secili po kalkulon për interesin e vet
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia në Kaçanik ndalon një 45-vjeçar, i konfiskon armën e zjarrit
TOP Momenti

Policia në Kaçanik ndalon një 45-vjeçar, i konfiskon armën e zjarrit

August 19, 2026
“InfoNata” 19.08.2026
TOP Momenti

“InfoNata” 19.08.2026

August 19, 2026
Vuçiqi aktivizon NATO-n për urën e Ibrit, Islami: Synon ta mbajë të ngrirë situatën në veri
TOP Momenti

Vuçiqi aktivizon NATO-n për urën e Ibrit, Islami: Synon ta mbajë të ngrirë situatën në veri

August 19, 2026
Prokuroria Speciale: Shtatë raste të spiunazhit të lidhura me BIA-n, katër aktgjykime dënuese
TOP Momenti

Prokuroria Speciale: Shtatë raste të spiunazhit të lidhura me BIA-n, katër aktgjykime dënuese

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?