By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë

Momenti
Published: August 19, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një deklaratë shqetësuese dhe kërcënuese ndaj serbëve në Kosovë, duke e paraqitur ekzistencën e komunitetit serb si të kushtëzuar nga mbështetja për Listën Serbe, subjektin politik të mbështetur nga Beogradi.

Kësisoj, ai ka kërcënuar pluralizmin politik të serbëve në Kosovë.

“Ditën kur të mos kemi më Listën Serbe, nuk do të ketë më as serbë në Kosovë. Do të mbeten Rašiqi dhe shërbëtorët e tij”, deklaroi Vuçiq, shkruan kossev, transmeton KosovaPress.
Deklarata, e cila tingëllon si një mesazh ultimativ, nuk lë hapësirë për një koncept pluralist të përfaqësimit politik të serbëve në Kosovë. Përmes saj, Vuçiq e vendos Listën Serbe si të vetmen alternativë që, sipas tij, mund të garantojë ekzistencën dhe përfaqësimin e serbëve, ndërsa serbët që zgjedhin subjekte të tjera politike i paraqet si të parëndësishëm ose si njerëz që veprojnë kundër interesave të komunitetit.

Your browser does not support the video tag.

Edhe pse më pas Vuçiq u përpoq ta zbusë deklaratën duke thënë se me “Listën Serbe” nuk nënkupton vetëm një organizatë politike, por “dikë që përfaqëson Beogradin dhe Serbinë” dhe “popullin serb në tërësi”, formulimi i tij i parë mbetet i drejtpërdrejtë: pa Listën Serbe, sipas tij, nuk do të kishte serbë në Kosovë.

Një qëndrim i tillë sfidon drejtpërdrejt pluralizmin politik brenda komunitetit serb në Kosovë, pasi e vendos përkatësinë politike dhe orientimin ndaj Beogradit si kriter për përcaktimin se kush përfaqëson dhe kush jo serbët.

Në deklaratën e tij, Vuçiq përmendi konkretisht Nenad Rashiqin, duke e cilësuar atë dhe përkrahësit e tij si “shërbëtorë”, duke e bërë edhe më të qartë ndarjen që ai vendos mes serbëve që mbështesin Listën Serbe dhe atyre që kanë zgjedhur një orientim tjetër politik.

Deklarata vjen në një kohë kur përfaqësimi politik i serbëve në Kosovë është çështje që doskutohet nga Beogradi, ndërsa Lista Serbe prej vitesh ka qenë subjekti kryesor politik i mbështetur nga Beogradi.

Në këtë aspekt, mesazhi i Vuçiqit mund të lexohet jo vetëm si deklaratë politike, por edhe si presion ndaj serbëve në Kosovë për të mos u distancuar nga Lista Serbe, duke krijuar përshtypjen se çdo alternativë tjetër politike rrezikon të konsiderohet si kundër interesave të komunitetit serb.

Përveç kësaj, Vuçiq vazhdoi me akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar situatën e serbëve si “terror” dhe duke akuzuar vendet perëndimore se po e mbështesin Kosovën.

Ai foli edhe për urën kryesore mbi Ibër dhe tha se do t’u dërgojë letra përfaqësuesve ndërkombëtarë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Vuçiq foli edhe për prodhimin për ushtrinë dhe policinë serbe

source

You Might Also Like

Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven
Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un

LEXO GJITHASHTU

Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
TOP Momenti
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
TOP Momenti
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
TOP Momenti
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
TOP Momenti
Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Lajme

You Might Also Like

Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë
TOP Momenti

Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë

August 19, 2026
Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin
TOP Momenti

Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin

August 19, 2026
Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje
TOP Momenti

Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje

August 19, 2026
Bërxulli: Zgjatja e negociatave, taktikë e Kurtit – e ndien dobësinë e Abdixhikut
TOP Momenti

Bërxulli: Zgjatja e negociatave, taktikë e Kurtit – e ndien dobësinë e Abdixhikut

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?