By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kongresistët amerikanë në Preshevë, Rexhepi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Luginë duhet të ndalet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kongresistët amerikanë në Preshevë, Rexhepi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Luginë duhet të ndalet
Lajme

Kongresistët amerikanë në Preshevë, Rexhepi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Luginë duhet të ndalet

Momenti
Published: May 26, 2026

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se sot në Preshevë po qëndrojnë kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, të cilët u pritën në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar së bashku me deputetin Shaip Kamberi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Gjatë takimit, sipas Rexhepit, u diskutuan në detaje problemet me të cilat shqiptarët e Luginës së Preshevës po përballen prej dekadash, duke përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave, mungesën e përfaqësimit institucional dhe mungesën e zhvillimit ekonomik.

Your browser does not support the video tag.

“Patëm mundësinë të shtjellojmë të gjitha temat dhe çështjet me të cilat, tash e me dekada, përballet Lugina e Preshevës. Pasivizimi, mosnjohja e diplomave, mospërfaqësimi në institucione, varfërimi dhe moszhvillimi i komunave tona kanë një qëllim të qartë: shpopullimin e Luginës nga shqiptarët”, ka deklaruar Rexhepi.

Ai ka theksuar se mungesa e investimeve dhe moszbatimi i marrëveshjeve të arritura për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore vazhdojnë të mbeten shqetësime serioze për komunitetin shqiptar në jug të Serbisë.

“Mungesa e investimeve, bllokimi i mjeteve nga Republika e Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar, centralizmi i shtetit në çdo institucion, moshapja e kufirit Miratoc–Llojan, moszbatimi i Planit 7 Pikësh dhe i Planit Aksional për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore janë dëshmi të qarta të një qasjeje diskriminuese”, është shprehur ai.

Në takim ishte e pranishme edhe Teuta Fazliu, e cila sipas Rexhepit është një nga rastet e shqiptarëve të prekur nga pasivizimi i adresave dhe që çështjen e saj e ka dërguar deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Kongresmenët patën mundësinë që nga ajo personalisht të dëgjojnë shembuj konkretë se si pasivizimi i adresave po i selekton veçanërisht shqiptarët”, ka thënë Rexhepi.

Një vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua edhe projektligjit të iniciuar nga kongresmeni amerikan Keith Self, për të cilin Rexhepi tha se po shihet si një shpresë e madhe për mbështetje ndërkombëtare ndaj shqiptarëve të Luginës.

“Projektligji i kongresmenit Keith Self, i cili ka gjetur mbështetje nga të dy kampet politike në SHBA, mbetet shpresa jonë e madhe për mbështetje ndërkombëtare që do ta detyrojë Qeverinë e Serbisë të ndalojë diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave themelore të njeriut ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, deklaroi ai.

Në fund, Rexhepi ka falënderuar kongresistët amerikanë për vizitën dhe mbështetjen e tyre, duke nënvizuar lidhjen e fortë të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shqiptarët në përgjithësi, e ata të Luginës në veçanti, mbeten komuniteti më proamerikan në rajon”, përfundoi ai.

The post Kongresistët amerikanë në Preshevë, Rexhepi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Luginë duhet të ndalet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Shqiptarët nuk harrojnë”, festë dhe tortë në Prishtinë për ditëlindjen e Bill Clintonit
Rasti i Gllogjanit: Gjykata pranon si provë të re materiale një video të Kreshnik Mehmetajt me armë
Vidhet trafostacioni në Suharekë, Muharremaj: Rrezikohet furnizimi me ujë në qytet dhe disa fshatra
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos tani më vdekjeprurësi në historinë e vendit
55 raste të të shtënave “Festive” në qershor e korrik, 48 persona u shoqëruan nga Policia

LEXO GJITHASHTU

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik
E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik
TOP Momenti
Aksident te Ministria e Arsimit, goditet një motorist
Aksident te Ministria e Arsimit, goditet një motorist
TOP Momenti
Bajrami: Po e shtyni vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve, çka po do Kurti?
Bajrami: Po e shtyni vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve, çka po do Kurti?
TOP Momenti
Ura e Mitrovicës dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ura e Mitrovicës dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO
TOP Momenti
Lufta në Iran po krijon stuhinë e përsosur për tregjet e naftës
Lufta në Iran po krijon stuhinë e përsosur për tregjet e naftës
Lajme

You Might Also Like

Ramadani: Është vendosur që procesi i hapjes së Urës së Ibrit të kalojë në koordinim me NATO-n deri në fund të muajit
Lajme

Ramadani: Është vendosur që procesi i hapjes së Urës së Ibrit të kalojë në koordinim me NATO-n deri në fund të muajit

August 19, 2026
Hapja e urës së Ibrit, kryetari i Mitrovicës Veriore thotë se “KFOR’i mori vendim bazuar në raportin e Policisë së Kosovës”
Lajme

Hapja e urës së Ibrit, kryetari i Mitrovicës Veriore thotë se “KFOR’i mori vendim bazuar në raportin e Policisë së Kosovës”

August 19, 2026
Eliza Hoxha: VV e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin
Lajme

Eliza Hoxha: VV e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin

August 19, 2026
Ramdani: Është vendosur që procesi i hapjes së Urës së Ibrit të kalojë në koordinim me NATO-n deri në fund të muajit
Lajme

Ramdani: Është vendosur që procesi i hapjes së Urës së Ibrit të kalojë në koordinim me NATO-n deri në fund të muajit

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?