By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjendje alarmante në RTK, punëtorët rrezikojnë sërish të mbesin pa paga
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjendje alarmante në RTK, punëtorët rrezikojnë sërish të mbesin pa paga
TOP Momenti

Gjendje alarmante në RTK, punëtorët rrezikojnë sërish të mbesin pa paga

Momenti
Published: May 26, 2026

Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë shprehur shqetësim të thellë lidhur me gjendjen financiare në të cilën është futur Radio Televizioni i Kosovës, pas ekzekutimit të mbi 1 milion eurove përmes procedurave përmbarimore në rastin e emisionit “Milioneri”.

Sipas sindikatave, ky zhvillim e ka vendosur transmetuesin publik në një situatë serioze financiare, duke rrezikuar funksionimin normal të institucionit dhe sigurinë ekonomike të rreth 680 punëtorëve.

Your browser does not support the video tag.

Në njoftim thuhet se shqetësimi është thelluar edhe pas mbledhjes së Bordit të RTK-së, ku është bërë e ditur se institucioni i është drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesa urgjente për tejkalimin e situatës.

“Fillimisht është paraqitur kërkesë për mbështetje financiare, ndërsa më pas edhe kërkesë për huadhënie në vlerë prej 1.4 milion euro për mbulimin e pagave dhe shpenzimeve të tjera operative”, thuhet në njoftim.

Sindikatat theksojnë se “pagat, të drejtat e punës dhe siguria sociale e punëtorëve nuk guxojnë të trajtohen si kategori e negociueshme”.

Ato i bëjnë thirrje Bordit të RTK-së, menaxhmentit dhe institucioneve shtetërore që të ndërmarrin masa urgjente për të garantuar vazhdimësinë financiare të transmetuesit publik.

“Është e papranueshme që një institucion publik me rëndësi strategjike të arrijë në një pikë ku vihet në pikëpyetje pagesa e pagave”, thuhet më tej në reagim.

Sindikatat kanë paralajmëruar se do të monitorojnë nga afër situatën dhe do të përdorin të gjitha mjetet sindikale dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. /Telegrafi/

You Might Also Like

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik
Aksident te Ministria e Arsimit, goditet një motorist
Bajrami: Po e shtyni vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve, çka po do Kurti?
Ura e Mitrovicës dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO
“Miqtë e Amerikës” feston 80-vjetorin e lindjes së Clintonit me zjarrfikësit e Prishtinës

LEXO GJITHASHTU

“Shqiptarët nuk harrojnë”, festë dhe tortë në Prishtinë për ditëlindjen e Bill Clintonit
“Shqiptarët nuk harrojnë”, festë dhe tortë në Prishtinë për ditëlindjen e Bill Clintonit
Lajme
Rasti i Gllogjanit: Gjykata pranon si provë të re materiale një video të Kreshnik Mehmetajt me armë
Rasti i Gllogjanit: Gjykata pranon si provë të re materiale një video të Kreshnik Mehmetajt me armë
Lajme
Vidhet trafostacioni në Suharekë, Muharremaj: Rrezikohet furnizimi me ujë në qytet dhe disa fshatra
Vidhet trafostacioni në Suharekë, Muharremaj: Rrezikohet furnizimi me ujë në qytet dhe disa fshatra
Lajme
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos tani më vdekjeprurësi në historinë e vendit
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos tani më vdekjeprurësi në historinë e vendit
Lajme
55 raste të të shtënave “Festive” në qershor e korrik, 48 persona u shoqëruan nga Policia
55 raste të të shtënave “Festive” në qershor e korrik, 48 persona u shoqëruan nga Policia
Lajme

You Might Also Like

ASH: Nxënësit shqiptar në Idrizovë vazhdojnë të privohen nga e drejta për arsim në gjuhën e tyre amtare
TOP Momenti

ASH: Nxënësit shqiptar në Idrizovë vazhdojnë të privohen nga e drejta për arsim në gjuhën e tyre amtare

August 19, 2026
Grabitet zinxhiri i arit në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
TOP Momenti

Grabitet zinxhiri i arit në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

August 19, 2026
Shtatori muaj vendimtar për rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Hagë, flasin nga OVL UÇK-ja
TOP Momenti

Shtatori muaj vendimtar për rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Hagë, flasin nga OVL UÇK-ja

August 19, 2026
Paraqiti pasaportë belge që dyshohet se nuk ishte e tij, shtetasi iranian dërgohet në Migracion
TOP Momenti

Paraqiti pasaportë belge që dyshohet se nuk ishte e tij, shtetasi iranian dërgohet në Migracion

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?