By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Albin Kurti nuk rrëzohet vetë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Albin Kurti nuk rrëzohet vetë
Lajme

Albin Kurti nuk rrëzohet vetë

Momenti
Published: May 25, 2026

Asgjë e re në frontin opozitar në Kosovë. Tash kur kanë mbetur më pak se dy javë kur qytetarët duhet t’iu drejtohen sërish kutive të votimit, partitë opozitare po sillen sikur rrëzimi i pushtetit është proces natyror dhe ndodh vetvetiu – pa vizion, pa strategji dhe pa alternativë bindëse. Sikur mjafton lodhja e qytetarëve me qeverinë, që pushteti të bie si një mollë e pjekur. Në realitet, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në politikë. Aq më pak në Kosovë.

Pushteti nuk rrëzohet nga dëshira e opozitës, por nga aftësia e saj për t’i bindur qytetarët se është më e mirë. Pikërisht këtu opozita kosovare vazhdon të dështojë. Më shumë se pesë vjet pas ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, opozita ende nuk e ka kuptuar pse humbi. Edhe me keq, pas debaklit të 28 dhjetorit nuk pati pothuajse asnjë reflektim serioz. As analiza të sinqerta, as debate të brendshme, as pranim përgjegjësie. Vetëm arsyetime, justifikime dhe pritje që Albin Kurti të konsumojë vetveten. Kjo është “strategjia” më e dobët që mund ta ketë një opozitë.

Në vend se të ndërtojë alternativë politike, opozita është futur në pritje pasive, duke shpresuar se mbase një “forcë mbinatyrore” do ta rrëzojë Kurtin nga pushteti. Herë duke llogaritur në ndërkombëtarët, herë në ndonjë krizë ekonomike, herë në pakënaqësitë sociale, e herë në ndonjë gabim të madh politik. Sikur qytetarët të votojnë vetëm kundër dikujt dhe jo për dikë tjetër. Por, problemi kryesor i opozitës nuk është vetëm mungesa e strategjisë. Është fragmentimi i saj.

Your browser does not support the video tag.

Kosova sot ka një opozitë që vepron më shumë si disa ishuj të ndarë sesa si një bllok politik që synon ndryshim pushteti. Secila parti merret me kalkulimet e veta, me interesat e veta dhe me betejat e veta të brendshme. Në vend se të ndërtojnë ura bashkëpunimi, partitë opozitare vazhdojnë të garojnë se kush është “opozitari” më i madh kundër Kurtit. Dhe në këtë garë, shpesh përfundojnë duke ia lehtësuar punën vetë Kurtit. Sepse, një opozitë e fragmentuar nuk krijon ndjenjë sigurie te qytetarët, besim se mund të qeverisë ndryshe. Nuk krijon as energji fituese. Përkundrazi, krijon përshtypjen e një kampi politik që ende nuk e ka marrë veten nga humbjet e mëparshme.

Në shumë raste opozita duket sikur nuk po e zhvillon fushatën e vet, por po luan brenda agjendës së Kurtit. Po reagon ndaj tij, në vend se ta imponojë debatin vetë. Po ndjek temat që ai i hap në vend se të imponojë temat e veta. Po sillet si spektatore e politikës së Kurtit, jo si kundërshtare që synon ta zëvendësojë. Dhe ky është triumfi më i madh politik i Kurtit. Ai ka arritur ta vendosë veten në qendër të gjithë debatit politik në Kosovë. Çdo gjë sillet rreth tij. Edhe kur sulmohet, ai mbetet pika referuese. Edhe kundërshtarët e tij flasin me gjuhën e tij politike, reagojnë sipas ritmit të tij. Madje, opozita merret më shumë me personalitetin e Kurtit, sesa me ndërtimin e një alternative konkrete për qytetarët.

* * *

Qytetarët vazhdojnë të mos e kuptojnë qartë se çfarë ofron opozita ndryshe. Çfarë modeli ekonomik ka? Çfarë qasjeje ka për dialogun? Çfarë vizioni ka për arsimin, shëndetësinë apo zhvillimin? Çfarë do të bëjë ndryshe nga ajo që ka bërë kur ka qenë vetë në pushtet? Këto pyetje vazhdojnë të mbesin pa përgjigje bindëse. Sepse, opozita vazhdon të sillet sikur mjafton të jesh kundër Kurtit për t’i fituar zgjedhjet. Por kjo nuk mjafton. Sidomos jo përballë një lideri që ende ka bazë të fortë elektorale dhe që vazhdon të paraqitet si figurë anti-establishment, edhe pasi ka vite në pushtet.

Një nga paradokset më të mëdha të politikës kosovare është se partitë opozitare ende nuk e kanë kuptuar se pse qytetarët vazhdojnë ta votojnë Kurtin. Ato vazhdojnë ta shohin rezultatin si produkt propagande, emocioni apo manipulimi. Ato thuajse nuk pranojnë se qytetarët, me vetëdije, kanë refuzuar alternativat që i kanë ofruar. Pa këtë reflektim, nuk mund të ketë ndryshim. Humbjet zgjedhore nuk shpjegohen gjithmonë me kundërshtarin. Shpesh shpjegohen me vetveten. Nëse pas çdo disfate opozita vazhdon të sillet sikur problemi është vetëm te Kurti, atëherë ajo nuk do ta kuptojë kurrë pse nuk po arrin ta rrëzojë atë.

Në politikë qytetarët nuk të japin pushtetin nga mëshira. Ta japin vetëm kur besojnë se je më i mirë se ai që është në pushtet. Aktualisht, opozita nuk po arrin ta krijojë këtë bindje. Ajo që bie më shumë në sy është mungesa e energjisë së re, mungesa e ideve të reja, mungesa e njerëzve që mund ta rikthejnë besimin te partitë opozitare. Në shumë raste partitë opozitare vazhdojnë të riciklojnë të njëjtat figura, të njëjtat narrativa dhe të njëjtat mënyra komunikimi që qytetarët i kanë refuzuar tashmë. Pastaj habiten pse nuk ndryshon rezultati.

Natyrisht, pushteti i Kurtit nuk është i pathyeshëm. Asnjë pushtet nuk është. Ka probleme të shumta, ka pakënaqësi reale dhe ka premtime të pambajtura. Por, opozita nuk mund të fitojë vetëm duke pritur gabimet e qeverisë. Duhet të krijojë arsye pse qytetarët duhet ta zgjedhin atë. Deri tani, kjo nuk po ndodh.

Prandaj fushata që po zhvillohet më shumë ngjan me një garë improvizimesh, sesa me një projekt serioz për ndryshim pushteti. Me një opozitë që pret rrëzimin e Kurtit si ngjarje spontane, ndërkohë që nuk po ndërton mekanizmin politik për ta mundur atë. Dhe, po, problemi më i madh është pikërisht ky: opozita sillet sikur pushteti i takon automatikisht, sapo qytetarët të lodhen me qeverinë. Por demokracia nuk funksionon kështu. Pushteti fitohet, nuk trashëgohet.

source

You Might Also Like

Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

LEXO GJITHASHTU

Bekë Berisha: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Bekë Berisha: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Lajme
Hamza: S’u respektua aktgjykimi, PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës
Hamza: S’u respektua aktgjykimi, PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës
Lajme
Përfundon afati, s’ka konstituim të Kuvendit – Opozitës iu mbyllën dyert e sallës, seanca e VV’së sot nga ora 11:00
Përfundon afati, s’ka konstituim të Kuvendit – Opozitës iu mbyllën dyert e sallës, seanca e VV’së sot nga ora 11:00
Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
TOP Momenti
Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie
Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie
Lajme

You Might Also Like

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet
Lajme

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet

August 7, 2026
Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryme kushtetuese dhe afatet
Lajme

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryme kushtetuese dhe afatet

August 7, 2026
Bugaqku: Deputetët e VV’së po e shkelin rendin Kushtetues, nëse s’konstituohet kuvendi sonte çdo seancë nga nesër është e kontestueshme
Lajme

Bugaqku: Deputetët e VV’së po e shkelin rendin Kushtetues, nëse s’konstituohet kuvendi sonte çdo seancë nga nesër është e kontestueshme

August 7, 2026
Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin
Lajme

Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?