By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ardian Gjini: Prodhimi vendor do të jetë prioritet, importi nga Serbia po dëmton bizneset tona
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ardian Gjini: Prodhimi vendor do të jetë prioritet, importi nga Serbia po dëmton bizneset tona
Lajme

Ardian Gjini: Prodhimi vendor do të jetë prioritet, importi nga Serbia po dëmton bizneset tona

Momenti
Published: May 22, 2026
SHARE

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e prodhuesve vendorë, duke theksuar se importi masiv po dëmton rëndë ekonominë lokale dhe bizneset kosovare.

Përmes një reagimi pas takimit të djeshëm në Deçan, Gjini ka thënë se nuk ka asgjë më zhgënjyese për një biznes vendor sesa “të shohë se si puna dhe investimi i tij zhvlerësohen nga konkurrenca e padrejtë përmes importeve të pakontrolluara”.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, prodhuesit vendorë të gurit dhe zhavorrit po përballen me një situatë të rëndë, pasi dhjetëra kamionë me mallra po hyjnë nga Serbia, duke ndikuar drejtpërdrejt në dobësimin e ekonomisë lokale dhe dëmtimin e kapaciteteve prodhuese në vend.

Gjini ka theksuar se shqetësimet e bizneseve, fermerëve dhe të rinjve mbeten në qendër të programit të tij qeverisës, duke i cilësuar ato si udhërrëfyes për politikat ekonomike të AAK-së.

“Prodhimi vendor duhet dhe do të jetë prioritet”, ka thënë Gjini, duke paralajmëruar masa për mbrojtjen dhe fuqizimin e ekonomisë së Kosovës.

The post Ardian Gjini: Prodhimi vendor do të jetë prioritet, importi nga Serbia po dëmton bizneset tona appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Uran Ismaili: Bedri Hamza përfaqëson stabilitetin që po kërkojnë qytetarët!
A e tejkalon 28 dhjetorin Vetëvendosja më 7 qershor?, Hajrulla Çeku: Matjet tregojnë rritje
‘‘Matjet tregojnë rritje të LVV’së, kjo na bën optimist’’, A e tejkalon 28 dhjetorin Vetëvendosja më 7 qershor?, Hajrulla Çeku
Ferati i reagon Kurtit, tregon se projektet që i premtoi ai janë përfunduar: Këqyrë kah Istogu pak i nderum, përcjelle çka është punu
Çeku për 51% e Vetëvendosjes: S’besoj që qytetarët mund të flasin më qartë se kaq…ndoshta edhe munden

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?