By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haradinaj: Serbia ka vendosur forca të shumta në kufi, shkak komunikimi jo i mirë me aleatët e sigurisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haradinaj: Serbia ka vendosur forca të shumta në kufi, shkak komunikimi jo i mirë me aleatët e sigurisë
Lajme

Haradinaj: Serbia ka vendosur forca të shumta në kufi, shkak komunikimi jo i mirë me aleatët e sigurisë

Momenti
Published: May 21, 2026

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën politike në vend, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ku është ndalur te kriza institucionale dhe zgjedhjet e pritshme në Kosovë.

Haradinaj tha se përgjegjësia për situatën aktuale është e të gjitha palëve politike, duke theksuar se Kosova po kalon një periudhë të vështirë sfidash të njëpasnjëshme.

Your browser does not support the video tag.

“Faji për situatën është i të gjithëve ne. Ne jemi shqiptarë, Kosova ka kaluar disa sfida një pas një”, u shpreh ai.

Ai u ndal edhe te çështja e ish-udhëheqësve të luftës, duke theksuar se ata po mbahen padrejtësisht në burg në pritje të vendimeve gjyqësore, ndërsa procesi i shtetformimit dhe ndërtimit të institucioneve vazhdon të jetë i ndërlikuar.

Sipas Haradinajt, debati kryesor sot nuk është vetëm ekzistenca e institucioneve, por cilësia e qeverisjes dhe drejtimi politik i vendit.

“Dilema është nëse është më mirë një qeveri që nuk ka drejtim të duhur apo të përballemi me sfidat që kemi sot”, deklaroi ai.

Ish-kryeministri paralajmëroi gjithashtu për përkeqësim të raporteve të sigurisë në rajon, duke akuzuar për dobësim të koordinimit me aleatët ndërkombëtarë.

Sipas tij, kjo situatë ka ndikuar që Serbia të rrisë praninë ushtarake pranë kufirit me Kosovën.

“Serbia ka përqëndruar shumë forca në kufi. Ky është rezultat i prishjes së marrëdhënieve me aleatët e sigurisë”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se Kosova duhet të rikthehet në një pozicion ku çështjet e sigurisë trajtohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe jo si krizë e brendshme.

“Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje dhe ta kthejmë Kosovën nga temë sigurie në tavolinën ku merren vendimet për sigurinë e rajonit”, u shpreh ai.

Në fund, Haradinaj kritikoi qeverinë aktuale, duke thënë se sipas tij nuk është e fokusuar sa duhet në adresimin e këtyre sfidave strategjike.

The post Haradinaj: Serbia ka vendosur forca të shumta në kufi, shkak komunikimi jo i mirë me aleatët e sigurisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Hamza mbledh Grupin Parlamentar: Është cenuar demokracia dhe Kushtetuta e Kosovës
Kërkesa e partive që seanca të mbahet sonte, VV e quan ‘‘shfaqje teatrale’’: Vendi ka nevojë për marrëveshje për president
Çitaku: PDK nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues, Kurti të vijë sonte në Kuvend
Kurti i ofron PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të mbështetjes për presidentin
Ministri Hoti godet rëndë Abdixhikun: Po dëshiron poste qeveritare për t’i zgjidhur problemet e brendshme

LEXO GJITHASHTU

Lushaku-Sadriu i bën thirrje LVV-së: Kuvendi duhet të konstituohet sonte
Lushaku-Sadriu i bën thirrje LVV-së: Kuvendi duhet të konstituohet sonte
TOP Momenti
​Radhë kilometrike në pikën kufitare në Morinë për të hyrë në Kosovë
​Radhë kilometrike në pikën kufitare në Morinë për të hyrë në Kosovë
TOP Momenti
Tahiri: Moskonstituimi i Kuvendit është shkelje kushtetuese, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte
Tahiri: Moskonstituimi i Kuvendit është shkelje kushtetuese, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte
Lajme
Tahiri: Kërkojmë që seanca konstituive të mbahet sonte, kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve
Tahiri: Kërkojmë që seanca konstituive të mbahet sonte, kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve
Lajme
Mungesën e numrave të vitit të kaluar, Murati e krahason situatën aktuale, i kapet opozitës e analistëve: Çka kanë sot
Mungesën e numrave të vitit të kaluar, Murati e krahason situatën aktuale, i kapet opozitës e analistëve: Çka kanë sot
Lajme

You Might Also Like

Cakolli: Shkelja kushtetuese ka ndodhur, pozita mund t’ia faturojë opozitës dështimin e konstituimit
Lajme

Cakolli: Shkelja kushtetuese ka ndodhur, pozita mund t’ia faturojë opozitës dështimin e konstituimit

August 7, 2026
‘‘E neveritshme, lojë e shëmtuar’’, Andin Hoti i sulet PDK, LDK e Aleancës me kritika me gjuhën e VV’së, Deliu e pyet ‘‘a je ti?’’
Lajme

‘‘E neveritshme, lojë e shëmtuar’’, Andin Hoti i sulet PDK, LDK e Aleancës me kritika me gjuhën e VV’së, Deliu e pyet ‘‘a je ti?’’

August 7, 2026
Qumështorja Vita i publikon analizat e AUV: Qumështi Vita është 100% qumësht, pa pluhur e pa vaj palme
Lajme

Qumështorja Vita i publikon analizat e AUV: Qumështi Vita është 100% qumësht, pa pluhur e pa vaj palme

August 7, 2026
Senati i SHBA-së konfirmon Eric Wendt si ambasadorin e ri në Shqipëri
Lajme

Senati i SHBA-së konfirmon Eric Wendt si ambasadorin e ri në Shqipëri

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?