By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 100 euro para zgjedhjeve, reagon me shqetësim Oda Ekonomike Amerikane: Fokusi të jetë te investimet që forcojnë sektorin privat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
100 euro para zgjedhjeve, reagon me shqetësim Oda Ekonomike Amerikane: Fokusi të jetë te investimet që forcojnë sektorin privat
Lajme

100 euro para zgjedhjeve, reagon me shqetësim Oda Ekonomike Amerikane: Fokusi të jetë te investimet që forcojnë sektorin privat

Momenti
Published: May 22, 2026

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim pas vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen nga 100 euro për disa kategori në prag të zgjedhjeve.

Ajo theksoi varësinë në rritje nga masat e njëhershme të mbështetjes financiare si përgjigje ndaj sfidave ekonomike dhe presioneve të inflacionit.

Your browser does not support the video tag.

Derisa mbështetja e kategorive të cenueshme dhe ruajtja e fuqisë blerëse të qytetarëve përbëjnë objektiva të rëndësishme,  Oda Ekonomike Amerikane thotë se masat e përkohshme financiare ofrojnë vetëm lehtësim afatshkurtër dhe nuk adresojnë faktorët e nevojshëm strukturorë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson fuqishëm se masat të cilat fokusohen kryesisht në stimulimin e konsumit afatshkurtër rrezikojnë të prodhojnë ndikim të kufizuar afatgjatë ekonomik, veçanërisht në një ekonomi si ajo e Kosovës, ku një pjesë e konsiderueshme e rritjes së konsumit përkthehet në rritje të importeve, e jo në shtim të prodhimit vendor dhe të investimeve. Masat e tilla po ashtu kufizojnë disponueshmërinë e fondeve publike për iniciativa dhe investime me ndikim më të madh ekonomik dhe me përfitime më të gjera e më afatgjata”.

Në vend të pagesave të përkohshme dhe të njëhershme, Oda tha se fokusi duhet të zhvendoset drejt investimeve në infrastrukturë dhe në politika që forcojnë ekosistemin e sektorit privat.

“Investimet strategjike në infrastrukturën e transportit dhe të energjisë, infrastrukturë digjitale, arsim dhe zhvillim të fuqisë punëtore krijojnë kushte që u mundësojnë bizneseve të zgjerojnë aktivitetet e tyre dhe të rrisin produktivitetin. Fuqizimi i sektorit privat ka ndikim më të gjerë dhe më të qëndrueshëm në shoqëri. Një sektor privat më konkurrues dhe në rritje gjeneron mundësi të reja punësimi, kontribuon në rritjen graduale të pagave dhe krijon stimuj për përmirësimin e kushteve të punës dhe investimin në zhvillimin profesional të punonjësve. Rritja ekonomike e nxitur nga investimet produktive ofron përfitime më të forta dhe më afatgjata sesa masat e përkohshme të konsumit”.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ritheksoi se prosperiteti i qëndrueshëm arrihet përmes politikave që forcojnë bazat ekonomike, përmirësojnë konkurrueshmërinë dhe krijojnë një mjedis ku bizneset mund të zhvillohen dhe qytetarët të përfitojnë nga punësimi i qëndrueshëm dhe standarde më të mira jetese.

The post 100 euro para zgjedhjeve, reagon me shqetësim Oda Ekonomike Amerikane: Fokusi të jetë te investimet që forcojnë sektorin privat appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?