By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave për një javë trajtoi 58 raste të dhunës në familje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave për një javë trajtoi 58 raste të dhunës në familje
TOP Momenti

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave për një javë trajtoi 58 raste të dhunës në familje

Momenti
Published: September 25, 2026

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka trajtuar gjithsej 58 raste të reja gjatë periudhës 18–25 shtator 2026.

Sipas të dhënave të ZMNV-së, shumica e rasteve të trajtuara lidhen me dhunën në familje.

Nga 58 rastet e reja, 46 janë raste të dhunës në familje, tri raste të degradimit të integritetit seksual, tri raste të dhunimit, një rast i vrasjes në tentativë, një rast i vrasjes së rëndë dhe një rast i sulmit.

Po ashtu, janë trajtuar dy raste të lëndimit të lehtë trupor dhe një rast i mospërfilljes së gjykatës.

Gjatë kësaj periudhe, Mbrojtësit e Viktimave kanë parashtruar në gjykatë katër kërkesa për urdhër mbrojtjeje (KUM), si dhe shtatë kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente (KUME) dhe një kërkesë për urdhër mbrojtjeje të përkohshëm emergjent.

Gjithashtu, është paraqitur një kërkesë për tërheqjen e urdhrit të mbrojtjes.

Në kuadër të trajtimit të rasteve, janë zhvilluar 57 seanca gjyqësore dhe 10 seanca në Prokurori, ndërsa janë dhënë 27 këshilla juridike.

Sipas ZMNV-së, gjatë kësaj periudhe gjykatat kanë aprovuar shtatë aktvendime, ndërsa dy aktvendime janë refuzuar.

Po ashtu, janë evidentuar tetë aktgjykime dënuese.

Në kuadër të referimeve dhe përfaqësimit të viktimave, një rast është referuar në Polici, një në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), ndërsa një rast është përfaqësuar në Polici./teve1.info/

source

You Might Also Like

Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që e kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
Protestat pas aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së, mesazhet e matura qetësuan masën

LEXO GJITHASHTU

Shtetësia zvicerane, ndër më të vështirat në Evropë
Shtetësia zvicerane, ndër më të vështirat në Evropë
Lajme
Komuna dënon sulmin ndaj infermieres: Nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë
Komuna dënon sulmin ndaj infermieres: Nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë
Lajme
Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”
Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”
Lajme
Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten
Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten
Lajme
SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
Lajme

You Might Also Like

​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
TOP Momenti

​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim

September 27, 2026
Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 27, 2026
LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
TOP Momenti

LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut

September 27, 2026
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
TOP Momenti

E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?