By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ZPS kërkon që Thaçit të mos i llogaritet koha në paraburgim në rastin për pengim të drejtësisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
ZPS kërkon që Thaçit të mos i llogaritet koha në paraburgim në rastin për pengim të drejtësisë
TOP Momenti

ZPS kërkon që Thaçit të mos i llogaritet koha në paraburgim në rastin për pengim të drejtësisë

Momenti
Published: September 25, 2026

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar që ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të mos i llogaritet koha e kaluar në paraburgim në rastin për pengim të drejtësisë.

Kërkesa e ZPS-së është paraqitur në dosjen finale të çështjes “12”, ku përveç Thaçit akuzohen edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Sipas Prokurorisë, koha e kaluar nga Thaçi në paraburgim duhet të llogaritet vetëm në çështjen “06”, ku ndaj tij është shqiptuar dënim prej 25 vjetësh burgim.

“Sipas Rregullës 163(6), të gjithë të akuzuarit kanë të drejtë që t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim para dënimit. Megjithatë, THAÇI aktualisht mbahet në paraburgim në bazë të dy fletarrestimeve të veçanta që janë në fuqi: (i) që nga nëntori 2020 në Çështjen 6; 1463 dhe (ii) që nga nëntori 2024 në procedurën aktuale”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

ZPS-ja ka argumentuar se koha e kaluar në paraburgim mund të merret parasysh vetëm një herë, duke iu referuar edhe një vendimi të Dhomës së Apelit në çështjen Bemba et al.

“Dhoma e Apelit në çështjen Bemba et al. konfirmoi se, ‘në rrethanat kur një i akuzuar ka kaluar kohë në paraburgim si rezultat i fletarrestimeve të lëshuara në çështje të ndryshme, koha e kaluar në paraburgim mund të merret parasysh vetëm një herë.’”

“Prandaj, duke qenë se gjatë tërë këtyre procedurave THAÇI ka qenë gjithashtu i paraburgosur në lidhje me akuzat në Çështjen 6, çdo kreditim për kohën e kaluar në paraburgim duhet të zbritet vetëm nga dënimi i tij në atë çështje”, thotë ZPS-ja.

Për çështjen “12”, Prokuroria e Specializuar ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin. Ndërkaq, për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun janë kërkuar nga tre vjet burgim, ndërsa për Hajredin Kuçin nëntë muaj.

Nëse kërkesa e ZPS-së për Thaçin merret parasysh dhe dënimi në çështjen “12” i bashkëngjitet atij në çështjen “06”, atëherë shuma e dënimeve të kërkuara nga Prokuroria do të arrinte në 31 vjet burgim.

source

You Might Also Like

​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit

LEXO GJITHASHTU

Vendimi në Hagë, ekspertët: Serbia mund të shtojë presionin diplomatik dhe luftën hibride
Vendimi në Hagë, ekspertët: Serbia mund të shtojë presionin diplomatik dhe luftën hibride
Lajme
Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energj
Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energj
Lajme
Kryediplomati gjerman pas takimit me Lavrovin: “Është e drejtë që të flasim me njëri-tjetrin”
Kryediplomati gjerman pas takimit me Lavrovin: “Është e drejtë që të flasim me njëri-tjetrin”
Lajme
Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona, evakuohen banorët
Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona, evakuohen banorët
Lajme
Zvicra vendos për neutralitetin: Votimi që mund të ndryshojë politikën e saj të jashtme
Zvicra vendos për neutralitetin: Votimi që mund të ndryshojë politikën e saj të jashtme
Lajme

You Might Also Like

Vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë
TOP Momenti

Vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë

September 27, 2026
Nëntë të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, rasti lidhet me “Grupin e intelektualëve”
TOP Momenti

Nëntë të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, rasti lidhet me “Grupin e intelektualëve”

September 27, 2026
Zjarr në Livoç të Ulët, digjet garazha dhe një veturë “Audi”
TOP Momenti

Zjarr në Livoç të Ulët, digjet garazha dhe një veturë “Audi”

September 27, 2026
Infermierja sulmohet fizikisht gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë
TOP Momenti

Infermierja sulmohet fizikisht gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?